Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
57-vjeçari është marrë dy herë në pyetje pasi fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike por edhe nën efektin e alkoolit.
DURRËS- Sot në orën 11.00 do të jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, autorin e aksidentit në Durrës që u mori jetën dy të miturve dhe la ta plagosur një fëmijë të tretë që po trajtohet ne Spitalin e Traumës në Tiranë. 57-vjeçari është marrë dy herë në pyetje pasi fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike por edhe nën efektin e alkoolit.
"Më vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur," mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari.
Nikolle Rradaçi është një person që ishte bërë shqetësim për banorët e zonës, të cilët disa herë ishin ankuar edhe në polici për shkak se ai ecte me shpejtësi të lartë në rrugët e lagjes dhe në gjendje të dehur në timon. 57- vjeçari ishte ndëshkuar disa herë nga policia, në dy raste i ishte hequr edhe leja e drejtimit pasi ishte kapur nga policia teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
GREQI- Operacionet ndaj call ceneter-ave në Shqipëri kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke. Protothema shkruan se një...
TIRANË- Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve janë rritur ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, sidom...
Shqiptarët kanë rritur investimet në pasuri të paluajtshme jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vitet e fundit. Sipas të...
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimeve të Shërb...
DURRËS- Nëna e njërit prej të miturve që humbi jetën në aksidentin tragjik në Durrës ka folur lidhur me ngja...
Hashim Thaçi HOLANDË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi i gjykimit ka devijuar dhe se i njëj...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara duke folur për aksidentin tragjik në zonën e ish-Kënetës në Dur...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë, të cilët ishin dënuar me rreth 12 v...
Gjykata e Posaçme TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 5,5 vite burg të pandehurin Shpend Sokoli, i...
Pamje nga Durrësi DURRËS- Dy vogëlushët që humbën jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme n&...