Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Disa ditë më para, Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën ku kërkoi dënimin me 6 vite burg për Sokolin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur një e treta e dënimit dhe përfundimisht Sokoli do vuajë 3 vite e 8 muaj burgim.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 5,5 vite burg të pandehurin Shpend Sokoli, i cili akuzohet për mashtrime kompjuterike nëpërmjet tregut online “dark internet” me platforma “Rydox”. Vendimi u dha nga treshja gjykuese Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Atalanta Zeqiraj.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur një e treta e dënimit dhe përfundimisht Sokoli do vuajë 3 vite e 8 muaj burgim. Disa ditë më para, Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën ku kërkoi dënimin me 6 vite burg për Sokolin.
Shpend Sokol, nga Kosova, ishte një nga zhvilluesit e faqes së internetit të Rydox, bashkëpronar i kompanisë shqiptare Scythe Labs. Së bashku me dy persona të tjerë, Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi, ai bashkëpunonte për të kryer këtë aktivitet të p-aligjshëm, ndërsa ishin nën hetim nga FBI.
Hetimi amerikano-shqiptar zbuloi se rrjeti RYDOX, aktiv nga 2016, ishte çaktivizuar për pak kohë në 2020 për tu rihapur sërish. RYDOX reklamonte forumin kriminal RaidForums, ku shiteshin regjistra spam, mjete për dërgimin e tyre dhe tutoriale për përdorimin e tyre. Nga të dhënat e rrjetit përfshiheshin 18,000 përdorues dhe transaksionet e tyre virtuale.
Vendimi i GJKKO-së:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shpend Sokoli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrimi kompjuterik” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Atalanta Zeqiraj, me vendimin nr. 37, datë 04.05.2026 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Shpend Sokoli, për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pajisjeve”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 293/ç dhe 28/4, në lidhje me nenin 334, paragrafi parë të K.Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shpend Sokoli, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë të K.Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna me një dënim të vetëm, duke e dënuar të pandehurin Shpend Sokoli, me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Shpend Sokoli i zbritet 1/3 e masës së dënimit me burgim, duke u dënuar përfundimisht me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. Vuajtja e dënimit të fillojë nga dita e ndalimit të të pandehurit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. Në bazë të nenit 190/1, shkronja “a” të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronjat “a” dhe “ç”, të K.Penal, konfiskimin e fondeve të shtetasit Shpend Sokoli në Binance, në llogarinë me të dhëna UID: ****, Email: ****, User Name: ****.
Provat materiale të sekuestruara t’u kthehen personave që u përkasin. Në mbështetje të nenit 485/3 të K.Pr.Penale, shpenzimet procedurale dhe ato gjyqësore, sipas formularit bashkëlidhur, i ngarkohen të pandehurit. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar. Tiranë, më datë 04.05.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./Dosja.al
Pamje nga Durrësi DURRËS- Dy vogëlushët që humbën jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme n&...
Foto Ilustruese BERAT- Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal. Mësohet se në fshatin Otllak, një motor ka...
Irena Gjoka TIRANË- GJKKO ka shtyrë ditën e sotme seancën për gjyqtaren Irena Gjoka dhe ka caktuar 19 maj për seancë...
Autori DURRËS- Banorët e lagjës së ish-Kënetës kanë treguar momentet e para kur prindërit të dy të miturv...
E afërmja e viktimave DURRËS- Aksidenti tragjik në Durrës, i cili u mori jetën dy të miturve dhe plagosi rëndë nj&e...
Nikolla Rradaçi DURRËS- Policia ka larguar nga zona e banimit, familjarët e Nikolla Rradaçit, autorit i cili aksidentoi pë...
Qytetari DURRËS- Një nga banorët në vendin ku ndodhi aksidenti targjik në Durrës ka deklaruar se në rrugën ku ndod...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 67-vjeçar turk në Rina, me qëllim ekstradimin e tij drej...
Pamje nga homazhet DURRËS- Qyteti i Durrësit është veshur ditën e sotme në zi, ndërsa familjarët, miqtë dhe t&...
Foto ilustruse SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjyq katër persona, për veprë...