Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një nga banorët e zonës tha gjatë një prononcimi për mediat se Nikolla Rradaçi, autori i aksidentit të rëndë ka qenë një person problematik, ndërsa shtoi se edhe strukturat e policisë së qytetit ishin të njohur me këtë rast.
DURRËS- Aksidenti tragjik në Durrës, i cili u mori jetën dy të miturve dhe plagosi rëndë një tjetër ka shkaktuar një tragjedi të dyfishtë familjare, ndërsa të afërmit e viktimave janë ende pa fjalë. Dy vogëlushët e ndjerë do t'u jepet ditën e sotme lamtumira e fundit nga familjarët, miqtë, të afërmit dhe qindra qytetarë. Qyteti i Durrësit është veshur ditën e sotme në të zeza, ndërsa zemërimi dhe boshllëku që vogëlushët kanë lënë pas në familjet, komunitetin dhe klasën e tyre u ka lënë vendin lotëve dhe dhimbjes.
Një nga banorët e zonës tha gjatë një prononcimi për mediat se Nikolla Rradaçi, autori i aksidentit të rëndë ka qenë një person problematik, ndërsa shtoi se edhe strukturat e policisë së qytetit ishin të njohur me këtë rast.
“Jemi të tramaksur. Ishte si në filma. Ishim pa gjumë tërë natën, fëmijët janë të tmerruar. Jemi pa fjalë. Shteti të marrë masa. Nuk kemi fjalë. Nuk ishte hera e parë për atë person. Ka qenë problematik. Kur ishte i pirë s’dinte se çfarë bënte.”, tha ai.
Tragjedisë së njërës familje i shtohet edhe fakti që i ati i njërit prej vogëlushve të ndjerë, ishte i sëmurë dhe po kurohej në Itali. Banori ia lë fajin shtetit, pasi sipas tij policia ishte njohur edhe më herët me këtë rast.
“Njëra familje kishte të atin në Itali, të sëmurë. Erdhi mbrëmë. Jemi të tronditur si lagje. Është dhe për faj të shtetit. Ishte njoftuar shteti për këtë rast. Tragjedi! Jemi të tronditur, jemi të lënduar të gjithë shpirtërisht.”, tha ai.
Një nga familjarët e viktimave tha se dhimbja është e madhe, ndërsa pikëllimit i shtohet edhe gjendja e djalit tjetër i cili aktualisht ndodhet në ambientet e spitalit.
“U ka dhembur shpirti dhe atyre që nuk e njihnin. Jemi pa fjalë. Dhimbja është e madhe. E gjithë familja është e prekur, e shokuar. Me zemër të ngrirë pasi djali tjetër është në spital.”, shprehet një familjar i viktimave.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
Nikolla Rradaçi DURRËS- Policia ka larguar nga zona e banimit, familjarët e Nikolla Rradaçit, autorit i cili aksidentoi pë...
Qytetari DURRËS- Një nga banorët në vendin ku ndodhi aksidenti targjik në Durrës ka deklaruar se në rrugën ku ndod...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 67-vjeçar turk në Rina, me qëllim ekstradimin e tij drej...
Pamje nga homazhet DURRËS- Qyteti i Durrësit është veshur ditën e sotme në zi, ndërsa familjarët, miqtë dhe t&...
Foto ilustruse SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjyq katër persona, për veprë...
Sokol Bushpepa TIRANË- Sokol Bushpepa i kërkuar në Itali për organizatë kriminale është arrestuar ditën e s...
Pamjet e aksidentit DURRËS- Shkolla “Demokracia”, ku mësonin tre të miturit e ngjarjes tragjike në Durrës ka reag...
Foto Ilustruese TIRANË- Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër moderne në zemër të Tiran...
Policia e Durresit Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra tre drejtues në uniformat blu pas ngjarjes tra...
Pamjet TIRANË- I mituri, i cili u plagos rëndë nga përplasja me makinë ditën e djeshme në zonën e ish-Kënet&eu...