LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau gruan e veten, kush ishte Florind Belliu, aktrimi në SHBA dhe trauma pas vdekjes së babait

Florind Belliu njihej edhe si praktikant i besimit islam dhe ajo që kishte tronditur jetën e tij ishte vdekja e të atit dy vite më parë.

7 Gusht 2022, 19:40 Nga F.M
Vrau gruan e veten, kush ishte Florind Belliu, aktrimi në SHBA dhe trauma
Florind Belliu, Ornela dhe fëmijët

TIRANË- Florind Belliu 35-vjeçari që vendosi t’i jepte fund jetës së tij e të bashkëshortes një natë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte marrë rrugët e emigrimit për të realizuar ëndrrat e tij. I riu ishte një emër i njohur në Tiranë pasi ishte angazhuar në shumë filma. Florind Belliu kishte mbaruar Akademinë e Arteve, dhe pas përfundimit të studimeve kishte provuar që të angazhohej me disa produksione filmike, por edhe me role episodike në teatër. Por, duke mos arritur suksesin e dëshiruar, vendosi të ikte nga Shqipëria.

Bashkë me të në SHBA, New York u zhvendos edhe e shoqja, Ornela e çifti u bënë prindër të dy fëmijëve, aktualisht 6 dhe 2 vjeç. Fillimisht Belliu punoi si agjent i pasurive të paluajtshme, por më vonë u angazhua sërish në botën e artit. Ai nisi të shkruante dy libra për skenar filmi që ëndërronte ta prezantonte në Netflix. Një mik i tij, aktivisti Marsel Rupi tregon se disa muaj më parë Florind Belliut i kishte kërkuar një vepër e Mirush Kabashit për ta vënë në skenë në SHBA.

Florind Belliu njihej edhe si praktikant i besimit islam dhe ajo që kishte tronditur jetën e tij ishte vdekja e të atit dy vite më parë. Andi Llabuti, aktor, koleg dhe mik i Belliut, thotë se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij. Llabuti u shpreh se Belliu e ka përjetuar shumë keq vdekjen e të atit dhe faktin që ai nuk mundi të vinte në varrimin e tij dhe e pa teksa vdiste nëpërmjet një kamere telefoni, pasi në ato çaste po flisnin bashkë.

“Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun. Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë. Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të atin e tij. Në momentin që Flori ka qenë duke folur me të atin e tij në kamër, i ati ndërron jetë. Të gjithë situatën e ka parë live. Kjo ka qenë skena që Flori shikon live nga kamera dhe më e keqja ishte që Flori nuk mund të vinte në varrim, për shkak se nuk kishte dokumentet,”- tregon miku i Belliut.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, 35-vjeçari ishte parë shumë herë në gjendje të rëndë psikologjike. Madje në SHBA kishte nisur edhe një kurë për probleme të shëndetit mendor. Kohët e fundit, Florind Belliu kishte marrë edhe të ëmën në New York dhe një natë më parë teksa festonin 28-vjetorin e Ornelës, dyshja debatuan. Fillimisht debate mësohet se ka nisur mes të resë dhe nënës së 35-vjeçarit, por me ndërhyrjen e aktorit, situate është përkeqësuar. Më pas, Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hedhur nga ballkoni i apartamentit që ndodhej në katin e gjashtë në ‘The Bronx’ të New Yorkut. Kur ka parë pasojat e veprimit të tij, 35-vjeçari ka vendosur të hidhej pas të shoqes. Të dy janë gjetur të vdekur dhe pamjet rrëqethëse ku nëna e aktorit shihet teksa qan në vendngjarje kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Ngjarja është ende nën hetim.  

florind belliu ornela belliu


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen