LIVE UPDATES
Aktualitet

Ylli Zalla i shpëtoi sërish arrestimit/ Policia jep detaje nga operacioni: Në pranga ra një 55-vjeçar që e ndihmoi të largohej

Nga kontrolli në banesë policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

23 Qershor 2026, 14:05 Nga E. D
Ylli Zalla i shpëtoi sërish arrestimit/ Policia jep detaje nga
Ylli Zalla

TIRANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me operacion në fshatin Zallë, për kapjen e të shumëkërkuarit, Ylli Zalla. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shoku i tij Fatmir Alla, që dyshohet se ka informuar Zallën për ardhjen e Policisë. Ndërsa, 49-vjeçari ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira. Nga kontrolli në banesë policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash. 

Njoftimi i Policisë: 

Krujë/Operacion në fshatin Zallë, për kapjen e një shtetasi të shumëkërkuar. Operacioni, mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e 49-vjeçarit. Në operacion DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Forcat Speciale “RENEA”. I shumëkërkuari, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira.

Gjatë operacionit në banesën e shtetasit Y. Z., në fshatin Zallë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë arrestuar shtetasin F. A., 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka njoftuar dhe ka ndihmuar të shumëkërkuarin, për t’u larguar nga banesa.

Në banesën e të shumëkërkuarit Y. Z., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se shtetasi Y. Z. nuk mundi ta merrte me vete, si dhe në vijim të kontrollit gjetën municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Gjithashtu, në banesë u gjet edhe vëllai i 49-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Lezhë, shtetasi E. Z, 35 vjeç, i cili do ndiqet në gjendje të lirë nga DVP Lezhë, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e ndodhur më datë 10.06.2026, ku në një ambient të hapur tokë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit Y. Z. Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

ylli zalla

Sondazh

Poll

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund