27 Tetor 2024, 12:44
Nga r.ll
foto ilustruese
SHQIPËRI- Në Bullgari mbahen ditën e sotme zgjedhjet parlamentare. Në garë janë 22 parti dhe nëntë koalicione, ndërsa në qytetet bullgare qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Ndërkohë edhe në 4 qytete në vendin tonë janë hapur disa pika votimi, konkretisht në Kukës, Tiranë, Korçë dhe Elbasan. Deri më tani, procesi i votimit po kryhet normalisht dhe pa probleme, ndërsa ka nisur dhe mbyllet në të njëjtën kohë si në Bullgari.
Në këto zgjedhje po marrin pjesë qytetarët bullgarë, të cilët Shqipëria i njeh si pjesë e minoritetit në bazë të ligjit që është miratuar në vitin 2017. Referuar të dhënave të Censit 2023 ku për herë të parë është matur edhe minoriteti bullgar rezulton se 7057 persona në Shqipëri janë deklaruar dhe regjistruar si bullgar.
Para zgjedhjeve, një sondazh i Gallup International Balkans, që u publikua nga Radioja Kombëtare e Bullgarisë, sugjeroi se asnjë parti nuk pritet të fitojë shumicën në këto zgjedhje. Partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borisov, GERB, pritet të dalë e para me rreth 26 për qind të votave. Megjithatë, kjo parti me shumë gjasa do të përballet me vështirësi në gjetjen e partnerëve qeverisës, duke i hapur rrugë bisedimeve të zgjatura për formimin e një koalicioni.
zgjedhjet ne bullgari kukes tirane elbasan korce
Aktualitet
27 Tetor 2024, 12:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi ishte shpallur në k&eum...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 11:58
r.ll
afrim gashi, ditmir bushati
TIRANË- Ditmir Bushati në podcastin e radhës Public Square diskuton me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonis...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 11:32
r.ll
pamje nga protesta
DURRËS- Në hyrje të Portit të Durrësit, po mbahet një protestë nga qytetarët kundër mbë...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 11:16
r.ll
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e pasurive të 15 personave dhe familjarëve të tyre, pasi janë...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 11:05
r.ll
durim bami
DUBAI- Një nga eksponentët më të njohur të krimit në vendin tonë, Durim Bami është arrestuar p&eum...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 10:42
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 31-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 10:05
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Marrëveshja Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve dhe zbatimi i saj ka qenë shpeshherë edhe n&eum...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 09:42
r.ll
substanca
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar sërish lidhur me alarmin e ngritur pas denoncimit në rrjete sociale për çam&...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 08:55
r.ll
nuredin dumani
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka ndarë ditën e sotme në rrjetet sociale disa foto të njërit prej personazheve...
Aktualitet
27 Tetor 2024, 08:04
r.ll
foto ilustruese
SARANDË- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Sara...