15 Qershor 2024, 19:43
Nga I.A
Zjarri
SHKODËR- Zjarri masiv që ka djegur disa banesa dhe tregun në Shkodër ditën e djeshme është vënë nga dy të mitur. Mësohet se sipas veprimeve hetimore të policisë, zjarri është shkaktuar pasi dy 9-vjeçar teksa po luanin, pranë tregut. Nga zjarri dëmet materiale llogariten të jenë të shumta, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Njoftimi i Policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Në terren për vënien në kontroll të flakëve ishin 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari, 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër, 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës dhe 1 helikopter i ushtrisë. Dëmet materiale llogariten të jenë të shumta, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Kjo sepse në momentin e zjarrit tregu ishte i mbyllur.
zjarr masiv ne shkoder
Aktualitet
15 Qershor 2024, 19:38
I.A
Pamjet
GJERMANI- Tifozët shqiptarë në Gjermani janë bërë gati për të mbështetur kombëtaren tonë...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 19:16
I.A
Tifozet
GJERMANI- Tifozët shqiptarë në Gjermani janë bërë gati për të mbështetur kombëtaren tonë...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 18:58
I.A
Foto Ilustruese
DHËRMI- Një turiste britanike është shpëtuar ditën e sotme në plazhin e Dhermiut. Mësohet se t...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 17:53
I.A
Lope
TIRANË- Rënia e ndjeshme në sektorin e blegtorisë pasqyron zhvillimet social-ekonomike gjatë viteve të fundit në Sh...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 17:06
I.A
GJERMANI- Tifozët shqiptarë në Gjermani janë bërë gati për të mbështetur kombëtaren tonë gjatë...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 16:29
S.B
pamje nga ngjarja
SARANDË- Një bodrum pallati mbi spitalin e Sarandës është përfshirë ditën e sotme nga flak&e...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 15:27
S.B
pamje nga ngjarja
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Shkodër-Bushat. Mësohet se në aksid...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 15:17
I.A
Mit’hat Mema
DURRËS- Ish-rektori i Universitetit të Durrësit, Mit’hat Mema është marrë i pandehur nga Prokuroria ...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 14:11
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Media gjermane "Merkur.de" ka publikuar një artikull ku tregohet se Shqipëria ka cilësinë më t&eum...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 13:48
M.B
Dëshmitarja
DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Plepa-Shkozet, ku ka humbur jetën një perso...