LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuza për grup të strukturuar kriminal,GJKKO shpall fajtor Astrit Avdulajn (Vendimi)

4 Shkurt 2022, 18:18 Nga DOSJA
Akuza për grup të strukturuar kriminal,GJKKO shpall fajtor Astrit

TIRANË – Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dëntoi me 12 vite burg Astrit Avdylajn për veprën penale trafikim të lëndëve narkotike. Trupa gjykuese shpalli vendimet edhe për anëtarët e tjerë të grupit famëkeq të Avdylajve. Për anëtarët e tjerë të grupit, GJKKO vendosi si më poshtë:

1)Jasim Kala dënohet me 7 vite burg.
2)Denis Llafiu shpallet i pafajshëm duke dalë nga masa “arrest shtëpie”.
3)Fatos Llaftiu dënohet me 3 vite burg për moskallëzim krimi.
4)Iskender Sale dënohet me 15 vjet burgim. Dënimin do ta kryejë në burg të sigurisë së lartë.
5)Xhemal Shala burgoset për 15 vite në burg të sigurisë së lartë.

Dënimi në total shkon në 52 vite burg.

VENDIMI I GJKKO PëR 6 Të ARRESTUARIT E AVDYLAJVE:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

– Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 6 | F a q e 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale.

– Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

– Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli), për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, gërma “b”, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 36 të Kodit Penal konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë: UNIVERSITY LOUNGER BAR, me adresë Lagjia Nr. 1, Rruga “Taulantia”, me numër pasurie 29/64, Zona Kadastrale 8512, Currila, Durrës.

-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli) , për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli) , për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli) , për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

– Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Jasin Kala (alias Avdyli) në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Denis Fatos Llaftiu, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Denis Fatos Llaftiu, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Denis Fatos Llaftiu, për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.

– Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “a” dhe 389 të K.Pr.Penal, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar ndaj të pandehurit Denis Fatos Llaftiu me vendimin Nr. 33 Akti, datë 26.07.2021 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatos Sali Llaftiu për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) 7 | F a q e vjet burgim.

– Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “c” dhe 389 të K.Pr.Penal, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Fatos Sali Llaftiu.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) për kryerjen e veprës penale ““Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 284/c paragrafi i parë dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

– Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale

– Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Halit Shala për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Halit Shala për kryerjen e veprës penale ““Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 284/c paragrafi i parë dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

– Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Xhemal Halit Shala pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale

– Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhemal Halit 8 | F a q e Shala dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

–  Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Xhemal Halit Shala në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme e Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. U shpall sot në Tiranë, më datë 04.02.2022.

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës