LIVE UPDATES
Aktualitet

PROFIL:Kush ishte Saimir Tahiri,ministri “kampion” që u dogj nga ‘fisi problematik’

4 Shkurt 2022, 20:57 Nga DOSJA

TIRANË– Saimir Tahiri do të shkruhet në histori si ministri më jetëgjatë i dikasterit të Brendshëm, por po ashtu, edhe si i dyti që përfundon në pranga. Ish-deputeti i Partisë Socialiste (posti i tij i fundit) Saimir Tahiri lindi më 30 tetor 1979, në Tiranë dhe përfundoi studimet tek Fakulteti i Drejtësisë, duke vendosur më pas që t’i futej politikës. Pikërisht më Partinë Socialiste. Pas një aktivizimi në zonën e Kombinatit në Tiranë, në vitin 2009, vit kur edhe u zgjodh deputet. Por shpejt duket se i “hyri” në zemër dhe kryesocialistit Edi Rama, që duket se diçka kishte nuhatur tek ai. Aq sa një të riu si ai, kishte vendosur që t’i besonte dhe funksionin e nënkryetarit të grupit parlamentar të PS-së. E rritja për të fillimisht brenda socialistëve filloi. Duke nisur nga viti 2011, Saimir Tahiri u zgjodh që të ushtronte detyrën e Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën, ndërsa gjatë periudhës 2009 – 2013 ka qenë Anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Derisa po atë vit, më 2013, iu besua një nga postet më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë, atë të ministrit të Brendshëm.

KARRIERA DHE NISMAT

Detyrën si ministër i Brendshëm e nisi me aksionin e bujshëm në Lazarat, por për ironi të fatit do të ishte kanabisi, beteja që do t’i hante “kokën”. Duke u akuzuar bashkëpunëtor me ata që i luftonte dikur! Por beteja për të nuk ishte në terren. Si avokat dhe njohës i mirë i ligjit, Saimir Tahiri ideonte vetë disa nisma, disa prej të cilave akoma diskutohen, e vihen në plan për t’u realizuar. Në vitin 2015, gjatë inaugurimit të repartit të ri të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Vaqarr të Tiranës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli për një sistem kamerash sigurie që do të instaloheshin në rrugë. Kjo për të pasur prova për çdo ngjarje kriminale, por përfaqësuesit e opozitës në atë kohë kundërshtonin. Sipas tyre, me këtë ligj do të cenohet privatësia e qytetarëve dhe se Policia e Shtetit do të tejkalojë kompetencat duke marrë filmimet pa urdhrin e Prokurorisë. Nisma “Big Brother” u la pezull, ndërsa mendohet që të implementohet akoma nga qeveria Rama. Edhe pas 7 vitesh, nisma ende diskutohet.

Po atë vit, Tahiri propozonte një bashkimin mekanik (matematikor) të dënimeve, duke bërë që të gjithë dënimet të bashkohet, e jo që më i madhi të eliminojë të voglin. Ndërsa propozimi i dytë parashikon regjimin e përforcuar të Vuajtjes së Dënimit. Kjo do të sillte veçimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, duke u hequr mundësinë që të rikthehen në shoqëri si kriminelë të stërvitur.

“4 putroshët” gjithashtu ende nuk është miratuar, por që nga 07 Shtator 2016 ende diskutohet. Në 4 nenet e propozuara nga Tahiri parashikohej gjoba deri në 1.000.000 lekë dhe 2-3 vite burgim për braktisjen, plagosjen, vrasjen apo edhe shfaqjet e detyruara të kafshëve. Po në vitin 2016, Saimir Tahiri njoftoi nismën “Mos gjuaj, por duaj”, ku i kërkonte qytetarëve të dorëzonin armët e paligjshme në Polici.

JETA PRIVATE

Saimir Tahiri, përveç Sali Berisha dhe Ilir Metës, është një nga personazhet më aktivë të politikës, duke publikuar herë pas herë foto mes kafshëve dhe natyrës, duke zgjedhur malin si “terapinë” e tij për ditët e vështira që kalonte. Disa herë ai pushtoi mediat duke kalëruar kalin Gallan, duke u bërë edhe njëherë pjesë e akuzave të opozitës edhe pse larg politikës aktive.

Po ashtu, nuk iu kursente as fotot me dy qentë që kishte në shtëpi, e me çdo dhi që mund të gjente gjatë ekspeditave të tij në male.

Përveç politikës, Tahiri gjithashtu këndonte më mirë se pjesa më e madhe e këngëtarëve shqiptarë. Shpesh herë është kapur nga kamerat duke kënduar nëpër klube nate me personazhe të mëdhej të skenave shqiptare. Por edhe “ison” me Golik Jaupi, ka treguar se dinte “ta mbante”.

MARRËDHËNIA me Ramën

“A është i pafajshëm Saimir Tahiri? Në Shqipëri, pas prindërve të tij, vjen i pari një njeri që do të besojë pafajësinë e tij. jam unë. Por ndryshe nga nëna dhe babai i Saimirit, nuk jam prindi i tij. Qyshse u bëra kryeministër kam komunikuar me Saimir Tahirin më shumë se me tim bir. I dhashë besimin si gjithë të tjerëve, por siç tregoi koha atij iu desh më shumë se të tjerëve. A është i pafajshëm Saimir Tahirit?? Kësaj pyetjeje nuk i iki asnjëherë. Boll e kam bërë avokatin e Saimir Tahirin në gjyqet e sheshit tonë mediatik dhe politik. E kam bërë pa ma kërkuar asnjëherë, dhe më vjen mirë që nuk ma ka kërkuar as këtë herë. Unë e dua Saimirin, por sot dua më shumë drejtësinë të më tregojë të vërtetën. Për të shkuar tek e vërteta Saimir Tahiri nuk mund të burgoset, por duhet të hetohet në të gjitha mundësinë që parashikon Kodi Penal. Ne do të mbikëqyrim këtë proces siç kemi bërë me të gjithë,”-kështu thoshtë Rama për të pasi kishte të gjithë sytë në drejtimin e tij pasi në vend kishte nisur skandali. Pas nisjes së hetimeve gjërat ndryshuan, por para Rama e ka mbrojtur gjithnjë publikisht ish-ministrin e tij. Shpesh herë në daljet publike e cilësonte si ministrin ‘kampion’.

TRITOLI NË FARMACI

Vladimir Gjuta, në vitin 2015, vendosi një kallëp tritoli në farmacinë e të atit të Saimir Tahirit. Gjuta po tentonte të largohej drejt kosovës, duke vendsour një paruke në kokë, por pas një kontrolli që bëri Policia në makinën e tij, ai ra në pranga. Për këtë ngjarje u arrestua dhe Ernest Gjuta dhe Baftjar Bruka. Megjithatë pas një viti hetimesh Prokuroria për Krime të Rënda pushuan çështjen për shkak të mungesës së provave për të akuzuarit që sipas akuzës nuk mundën të siguroheshin as shkencërisht. Gjithashtu prokuroria thotë se gjatë hetimëve nuk zbuloi motiv se përse këta shtetas mund të kryenin veprat penale për të cilat dyshoheshin. Duke e lënë çështjen kështu pezull dhe të pazbardhur…

SHERRET

Në vitin 2015 e më tej, Saimir Tahiri përplasej me paraardhësin e tij në detyrë, Flamur Nokën dhe me ish-kryeministrin Sali Berisha në Kuvend, ku mes tyre këmbeheshin akuzat për konsum lëndësh narkotike, vjedhje fondesh publike por edhe marrëdhënie të ngushta me personazhe të krimit. Më 19 prill 2018, Sali Berisha prej kohësh e kërkonte në Kuvend dhe e gjeti. Me armën e tij të ftohtë në dorë, iPadin, Berisha e filmonte duke shkëmbyer dhe baturta me të.

SHERRI ME BERISHËN:

Berisha: Ku është ai, ku është, ku është?
Zëri i një deputeti: Ja aty te fundi?
Tahiri: Sa ke rrjedhur, si je çmëndur kështu. Po si je çmëndur kështu mo.
Berisha: Ja, po e festoni me Habilajt. Ja pra, e di çi bëri Edi Ramës dje apo jo. Po s’fole të nxjerr dosjen i tha. Ja ku e keni dëshminë e pengut të kryeministrit tuaj, ja ku e keni. Dje ishte me Gaz Demin Fidel, pyete çfarë i tha Gazit ky dhe Dash Pezës.

Edhe pse konfliktet me Berishën janë të veçanta, Saimir Tahiri ka dy “legjendare”! Atë më Erzen Breçanin dhe gazetarin Basir Çollakun live në emisionin “Opinion”. Në 2013, kur ishte akoma në opozitë, Saimir Tahiri do të përballej me ish-zv.drejtorin e Policisë së Tiranës. Pesë deputetët e PS kanë shkuar tek godina ku ndodhte një konflikt për shembjen e godinës, e fjala solli fjalën, sherri ndodhi! Tani ka hyrë në histori, material perfekt edhe sot për meme.

DEBATI MES TAHIRIT dhe BREÇANIT:

 

Tahiri: Kemi detyrimin të komunikosh me ne
Breçani: Pse ke ardhur
Tahiri: Fol me respekt
Breçani: Me kë për çfarë, drejtuesi i policisë zbaton detyrën që ka…
Breçani: Mos provoko, mos më bëj me gisht
Tahiri: Gjynah për këta që ka drejtues si puna jote, Ti sillesh si gangster
Breçani: Unë them qofshi shnosh ti më thua s’ka nevojë. Unë 20 vjet pjesë e Policisë së Shtetit t’u më dhua gangster mua? Ik këput qafën
Tahiri: Të të vijë zor para njerëzve. Të këpus qafën? Po pse kaq i fortë je?

Në mars të vitit 2019, pasi u dha dënimi ndaj tij, ish-ministri Saimir Tahiri në një lidhje telefonike në Opinion pati një përplasje të ashpër me gazetarin Basir Çollaku, i cili ka treguar udhëtimin e pretenduar që ka patur Moisi Habilaj, babai i ish-ministrit dhe bashkëshortja e tij drejt Italisë. Në gjaknxehtësi e sipër, Tahiri nuk i kurseu edhe “lavdet”.

TELEFONATA E PLOTË:

Saimir Tahiri: Kjo e gjitha është një maskardë. Një proces i komanduar politik, kaq e thjeshtë. Në këtë histori, nuk ka një provë prokurorie që Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë, për një vepër penale unë sot nuk e kam. Unë kam zgjedhur t’i bie gjërave drejt dhe ballit si e meriton. Unë kam vendosur të jem ky që jam. Janë disa letër porosi që nuk thuhet se Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë. Kam udhëtuar me skaf me familjen time e do udhëtoj sa të më dojë qejfi. Do ta bëjë e nuk kam kryer vepër penale. Unë di ca kam bërë vetë dhe di që kam qenë ministër dhe jam sjellë në mënyrë shembullore. Kam udhëtuar në cdo cep të Shqipërisë dhe do e bëjë të njëjtën gjë. Ai Basir është një kokër idoti.
Blendi Fevziu: Kjo nuk është etike zoti Tahiri…
Saimir Tahiri: Ai gënjen publikisht mo. Gruaja ime, babai im nuk kanë vulën. Le t’i nxjerrin dhe një herë letrat. I kanë dhënë faqet gabim atij Fevzi. Thuaji atij injorantit ore… Ti thuash idiot nuk është fyerje për të.

Por sot, më 4 shkurt 2022, duket se ylli i tij në politikë perëndoi. Vetëm nëse Gjykata e Lartë vendos të kundërtën, por sërish dosja “Habilaj” duket se do ta ndjekë pas gjithë jetën.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore saimir tahiri saimir tahiri


Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi