Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ‘Ne jemi Teatri’ duket se është distancuar nga akuzat e bëra për ambasadorin e BE në Tiranë Luigi Soreca, të cilin e akuzuan se ka ndikuar në vendimin e Kushtetueses për Teatrin.
Në një postim të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, aleanca thotë se një grup individësh mori drejtimin faqes pas shembjes së godinës dhe se emri i tyre dhe i aleancës është keqpërdorur disa herë, duke përdorur emrin e Aleancës dhe jo emrin personal. Kjo deklaratë vjen pasi zëdhënësi i BE-së Peter Stano i dënoi sulmet e fundit ndaj Ambasadorit Soreca dhe i quajti ato të përdorura politikisht.
Deklarata e “Ne jemi Teatri”:
Meqë emri i Aleancës shkoi deri te goja e zëdhënësit të BE, është mirë që publiku të sqarohet se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, si grupim bazik qytetar i ngritur dhe themeluar nga artistë kurajozë, qytetarë të lirë, intelektualë e figura të larta të mendjes e kulturës, me eksponentë të subjekteve politike opozitare nga një spektër i gjerë, kjo Aleancë nuk funksionon më prej muajsh si e tillë.
Natyrshëm që pas shembjes që godinës, që e ruante njëfarë kohezioni, grupime të ndryshme vendosën me vullnet të lirë që të ndiqnin rrugëtime të ndryshme për vazhdimësinë e kauzës. Çdo akt dhe aksion, formal dhe informal, që kryhet duke përdorur logon e Aleancës, përfaqëson vullnetin e aktivistëve nominalë, që veprojnë në të drejtën e tyre, por jo të Aleancës.
E bëjmë këtë sqarim, meqë emri i Aleancës është anatemuar si një lëvizje e përdorur politikisht. Ky ka qenë dhe vullneti i përbashkët, që për veprime pa konsesus të gjerë, gjithsecili të veprojë në emër të vetes dhe grupimit por jo në emër të Aleancës. Ne e kemi e respektuar këtë angazhim, ndërkohë që aktivistë të tjerë vazhdojnë të flasin në emër të Aleancës. Të gjithë ata që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për kauzën e Teatrit, janë aktivistë të kësaj Aleance të gjerë, në rradhë të parë morale, për të përbashkëtën, por Aleancën nuk mund ta futësh në xhep e ta tundësh kudo ku shkon, sepse minimalisht është fyerje ndaj kontribuesve, zërave të dhjetëra qytetarëve aktivistë të angazhuar në këtë kauzë dhe mijëra qytetarëve që e kanë mbështetur atë në shesh ose në distancë.
Kostumi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit sot nuk përfaqëson gjithë lëvizjen qytetare që mbrojti ndërtesën e Teatrit per dy vite e gjysëm. Ajo lëvizje ishte e gjerë sepse lidhej me fatet e një vlere dhe simbolike kombëtare dhe ishte horizontale dhe e hapur për të gjithë llojet e ideve dhe kontributeve për të mundësuar mbrojtjen dhe gjallërimin e kësaj vlere dhe simbolike kombëtare. Si lëvizje horizontale ajo nuk ishte e fokusuar tek individët dhe aktet e tyre të zhvilluara si scoop mediatik, por tek ideja, tek qëllimi i përbashkët dhe lëvizja transformuese për shoqërinë.
Pas shembjes, rrugëtimi për kauzën e Teatrit është kthyer në një çështje reflektimi rrënjësor, ku të gjithë aktorët ballafaqohen me krimin para syve. Ata bëjnë betejën e tyre për Teatrin ashtu si e konsiderojnë më të drejtë, dëgjojnë njëri-tjetrin për si mund të bashkëpunojnë sa më mirë për të mundësuar dënimin e fajtorëve dhe ringritjen e teatrit aty ku ishte si ishte. Ajo që konstatojmë tash më shumë se një vit pas shembjes së teatrit, është që dëgjimi jo vetëm që ka munguar, por nga individë të veçantë është zëvendësuar me retorikë që përmban shpifje dhe denigrim.
Beteja është kundër pushtetit, por dhe kundër atyre që duan ta ngushtojnë përpjekjen e përbashkët qytetare në hullitë e hesapeve politike dhe qëllimeve individuale të paqarta. Partitizimi ka qenë fatal për Teatrin. Me aktorë politikë ka vetëm partneritet për një interes të përbashkët, në kushtet e besueshmërisë, kurrsesi delegim të aksionit. Problemi me Reformën në Drejtësi është problem në rradhë të parë besimi dhe legjitimiteti, më shumë se i lidhur me aktorë të veçantë. Reforma në Drejtësi shfaq shenja të dallueshme të mungesës së lirisë dhe sovranitetit politik të sistemit gjyqësor. Sistemi gjyqësor kështu si është themeluar pas reformës, është i ekspozuar ndaj ndërhyrjeve nga jashtë, by default, dhe nuk bën fare çudi që dikush mund të ndërhyjë. Besimi mund të rivendoset vetëm në varësi të rezultateve konkrete, ku dënohet kupola e krimit, dhe jo disa administratorë të rëndomtë. Detyra jonë është të denoncojmë tek organet e drejtësisë mbi fakte të pakontestueshme, të gjithë, në të gjitha nivelet. Denoncime të interpretueshme, vetëm se dëmtojnë imazhin e përpjekjeve të përbashkëta. Kur provat mungojnë, por ka dyshim për keqbërje, bëhet denoncim politik dhe nuk bëhet politikë me padi që vënë në rrezik kauzën. Deri tani kemi zero aksione nga SPAK dhe një vendim gjysmak nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ndaj arsyet për të dyshuar janë të mirëqena. Prishja, që ishte dhe akti më makabër antikushtetues, as nuk u mor në shqyrtim, një shenjë e fortë që Drejtësia nuk është imune ndaj ndikimit të politikës.
5.Detyra jonë, është që nga Vendimi i Kushtetueses, të avancojmë kursin e aksionit për të drejtën, në nivel penal dhe administrativ në të njëjtën kohë, dhe përtej sistemit gjyqësor shqiptar nëse ekzistojnë mundësitë.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Sot në Itali, teksa kurohej në spital, ka ndërruar jetë 15-vjeçarja Klarisa Gjoka, e cila u dogj nga shpërthimi në hotelin e saj në Velipoj...
ITALI- Një tjetër anëtare e familjes Gjoka ka ndërruar jetë teksa po kurohej nga djegiet në Itali. Viktima e radhës është 15-vjeçarja Klarisa Gjoka. Adol...
SHKODËR– Rreziku më i madh për natyrën vjen nga dora e njeriut dhe mungesa e ndërgjegjësimit, e kjo gjë duhet se po ndodh në Shkodër. Në redaksinë e Dosja....
TIRANË– Asnjë humbje dhe 18 raste të reja, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e...
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka qetësuar qytetarët duke lajmëruar se reshjet e shiut që do të përfshijnë Shqipërinë në ditët në vijim nuk do të ken...
PËRMET– Ditën e hënë do të nisë gërmimi masiv në qytetin e Përmetit, aty ku u zbuluan varre ditën e djeshme, të cilat si fillim u dyshuan se i përkis...
TIRANË– Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për godinën e Teatrit Kombëtar që u mor më dy korrik, duke rrëzuar ndërtimin e godinës së re. Por n...
SARANDË– Një zjarr ka shpërthyer këtë pasdite në mjediset e jashtme të një magazinë në fshatin Gjashtë, në qytetin e Sarandës.Ende nuk dihen shkaqet ...
DEVOLL– Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Devoll, ku një automjet është përplasur me një motor.Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejt...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet e nisura që në vitin 2019 për grupin e zyrtarëve q...