Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Akuzohet se fshehu 515 mijë euro/ Murrizi për Dosja.al: I kam deklaruar të gjitha!
5 Janar 2022, 15:45Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË- Ish-deputeti Myslim Murrizi pretendon se e ka deklaruar të gjithë pasurinë e tij gjatë kohës që ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në një prononcim për Dosja.al, Murrizi u shpreh se akuzat e ngritura ndaj tij për fshehjen e 515 mijë eurove janë të pavërteta, duke akuzuar shefin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj se është ish-sigurims. Ai gjithashtu theksoi se akuzat për fshehje ose mos deklarim real të pasurisë duhet t’i bëj ILDKP-ja dhe jo krimi ekonomik, ndërkohë që shtoi se do të bëj një kallëzim mbi akuzat që rëndojnë mbi të
Pyetje: A i konsideroni të vërteta këto akuza?
Murrizi: Jo.
Pyetje: Përse e akuzoni Tonin Vocajn?
Murrizi: Po sepse është drejtor i Policisë Kriminale dhe anëtar i grupit Çiftelia. është një ish-sigurmis që e kam përmbysur sigurimin e tij në ’90 dhe nuk di sa kohë paska pas në dispozicion të merret me një njeri që nuk ka qenë ushtrues i pushtetit dhe nuk ka firmosur prokurorimet publike dhe nuk ka marrë një lekë nga paratë publike nga nëntori i ’90-ës dhe deri sot që flasim.
Pyetje: A do të bëni një kallëzim mbi këto akuza?
Murrizi: Patjetër, sepse akuzat për fshehje ose deklarim real të pasurisë time gjatë 4 vieteve si deputet duhet ta bëj ILDKP-ja dhe jo krimi ekonomik. Gjatë kohës që unë kam qenë deputet nuk jam subjek i krimit ekonomik të Vocajt, por jam subjekt i prokurorisë speciale dhe duhej të bëhet kallzim nga institucioni kur detyron deputetët dhe të gjithë të zgjedhurit të deklaronin pasurinë e tyre, nëse ata vërenin parregullsi apo fshehje ata duhet ta referonin dosjen në prokurori. 2017-2021 Muslim Murrizi nuk është subjekt i krimit ekonomik dhe i çdo fundërrine si Tonin Voci me shokë.
TIRANË- Fotoja e mëposhtme është një prej të plagosurve të sulmit me armë pasditen e djeshme në Don Bosko, Edmond Crroj. Fotoja e siguruar nga Dosja.al, sh...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nisi ditën e 5 Janarit me një mesazh për 31 vjetorin e lindjes së Rilindjes Demokratike. Duke anashkaluar afatin q...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vlerëson të rreme pretendimet e gjyqtarit të Lezhës Jak Ndoka se, me të ardhurat e përfituara nga shitja e një...
TIRANË– Afati për kryedemokratin Lulzim Basha mbaroi. Grupi i Rithemelimit i Partisë Demokratike, i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha pas r...
TIRANË – Policia ka vijuar kontrollet për parandalimit e shkeljeve të qarkullimit rrugor. Si pasojë e kontrolleve në zona të ndryshme, janë arrestuar...
DURRËS –Skaneri i konteinerit ku u gjetën 119 kg kokainë, në Portin e Durrësit ka treguar se ngarkesa kishte mungesa. Gazetari Artan Hoxha ka treguar “hile...