LIVE UPDATES
Bota

Ambasada amerikane: Vazhdojnë diskutimet me qeverinë e Kosovës për gazsjellësin

19 Shtator 2021, 13:54 Nga DOSJA
Ambasada amerikane: Vazhdojnë diskutimet me qeverinë e Kosovës

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar diskutimet me qeverinë e Kosovës rreth lidhjes me një gazjsellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit. Ai i bëri këto komente pas debateve që u hapën të premten në Prishtinë rreth kësaj çështjeje.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha gjatë një konference me gazetarë se qeveria e Kosovës është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit për çështjen e infrastrukturës së gazit.

“Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka filluar një studim para-fizibiliteti dhe pastaj ka filluar punën në studimin e fizibilitetit gjatë këtij viti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë dhe ka përcaktuar një grant prej deri 200 milionë dollarë, jo domosdo 200 milionë i cili do të mund të shfrytëzohej për ndërtimin pjesërisht të kësaj infrastrukture. MCC ose ndonjë organizatë tjetër nuk do të financonte tërë rrjetin, pra kemi të bëjmë për një investim më të madh se kaq, disa herë më të madh se kaq, do të kishim bënin nëse vendosim ndërsa granti i MCC do të mund të përdorej për financimin e një pjese të investimit”, tha ajo.

Ministrja Rizvanolli tha se kostoja e investimit si dhe kapitali janë disa nga dilemat e qeverisë.

“Jemi duke folur dhe varësisht prej cilit model dhe zgjedhje, por llogaritjet që mund të kushtojë 600 milionë ose më shumë – nëse flasim vetëm për gazsjellësin dhe termocentralin. Kostoja operative pastaj është çështje tjetër. Te prodhimi i energjisë me gaz për dallim prej burimeve të tjera kostoja operative është relativisht e lartë. Sipas disa vlerësimeve, 40 për qind është kostoja e kapitalit, 60 për qind është kostoja operative”, tha zonja Rizvanolli.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane iu referua qëndrimeve të ministres Rizvanolli se qeveria e Kosovës është ende duke diskutuar dhe duke shqyrtuar një projekt të propozuar që do të ndihmonte Kosovën për t’u lidhur me një tubacion ekzistues të gazit natyror në Maqedoninë e Veriut. Shumica e financimit, tha ai, do të bëhej nga fondet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

“Diskutimet janë duke vazhduar nëse qeveria e Kosovës do ta mbështesë këtë propozim”, tha zëdhënësi.

Ky projekt, tha ai, është një ndër propozimet e shumta në shqyrtim mes qeverisë së Kosovës dhe Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit si pjesë e programit Kompact. Në përgjigjen me shkrim dhënë Zërit të Amerikës, ai tha se një faktor thelbësor që pengon rritjen e fuqishme ekonomike të Kosovës është infrastruktura e papërshtatshme, veçanërisht infrastruktura energjetike. Ndërsa qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme në sektorin e energjisë, mos qëndrueshmëria e furnizimit aktual të energjisë elektrike me qymyr, rrit kostot operative për kompanitë dhe kufizon konkurrencën e tyre. Ndërprerjet e shpeshta të energjisë dëmtojnë dhe veprimtaritë e tjera që krijojnë të ardhura, duke imponuar çmime për bizneset dhe familjet dhe duke penguar investimet.

Për të lehtësuar shkaqet rrënjësore të këtij kufizimi, qeveria amerikane po punon me qeverinë e Kosovës për zhvillimin e projekteve të propozuara, që Bordi i Drejtorëve të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit do të merrte parasysh një program të mundshëm në vitin 2022.

Sipas zëdhënësit, projektet e tilla të mundshme do të përqendroheshin në disa koncepte që janë në dobi të Kosovës. Projekti për Zhvillimin e Sektorit të Gazit Natyror do t’u jepte përdoruesve të energjisë një mundësi më efikase të përdorimit të energjisë termike dhe do të kontribuonte në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Ky projekt nuk lidhet me gazin natyror të lëngshëm apo ndonjë burim tjetër gazi amerikan. Kjo do t’i jepte Kosovës mundësinë për të përdorur gazin si lëndë djegëse kalimtare derisa të ketë qasje në hidrogjen”, thuhet mes të tjerash në përgjigjen e zëdhënësit të ambasadës amerikane në Prishtinë.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ambasada amerikane artane rizvanolli kosove ambasada amerikane artane rizvanolli kosove

Sondazh

Poll
Bota 19 Shtator 2021, 11:17

Ëndrrat e varrosura të vrapueses afgane

AFGANISTAN- Një vrapuese në Afganistan thotë se uniformat që ajo dhe gratë e tjera sportiste kanë veshur në garat vendore dhe ndërkombëtare, kanë mbuluar plotës...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë