LIVE UPDATES
Politike

Analiza e DW/Pa njohur shkakun e krizës ringritja e PD-së është e vështirë

26 Mars 2022, 08:59 Nga DOSJA
Analiza e DW/Pa njohur shkakun e krizës ringritja e PD-së

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe në opozitë në Shqipëri, ofron mundësi për bashkimin e kësaj partie, e cila gjendet prej gjysëm viti në krizë dhe është përꞔarë keqazi në dy grupe kundërshtare. Vetë Basha e motivoi dorëheqjen si një akt, ”për ringjalljen dhe unitetin e demokratëve”.

Shkaku u krizës: Berisha i përjashtuar si “non grata”.

Kriza në PD u shfaq shtatorin e kaluar kur Basha, tre muaj pas rizgjedhjes së tij kryetar, përjashtoi liderin historik të PD, Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve për shkak të shpalljes së tij “persona non grata” nga qeveria amerikane “për vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri.”

Basha, nga i preferuari i Berishës, „biri i tij politik” u shndërrua brenda natës në rivalin, që duhej hequr, “si i marrë peng nga kryeministri Rama”. PD u nda në dy grupime kundërshtare, me një antagonizëm që sa erdhi dhe u thellua. Zgjedhjet e parakohshme, të pjesëshme lokale në fillim të këtij muaji, më 6 mars treguan se grupimi i Berishës kishte më shumë mbështetje në bazën e demokratëve, sesa PD-ja zyrtare e Bashës, e cila nuk fitoi asnjë bashki. Humbja solli atë që nuk sollën 7 muaj fushatë intensive e grupimit të Berishës: dorëheqjen e Bashës, të cilin grupimi i kryesuar nga Berisha e kishte shkarkuar që në dhjetorin e kaluar në Kuvendin Kombëtar.

Po a mjafton dorëheqja e Bashës që PD të bashkohet? Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë e konsideron të pamjaftueshme.

“Dorëheqja e Bashës zhvlerëson një hatu të mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha që njihet si ‘’Grupi rithemelues I PD’’. Por kjo dorëheqje nuk mjafton për zgjidhje të krizës së PD-së, për sa kohë pala e ish-liderit historik të PD, Berisha, qëllimisht nuk njeh/anashkalon zanafillën, shkakun e krizës që është përjashtimi nga Basha i ish-kryeministrit Berisha, nga grupi parlamentar i demokratëve si „non grata,” thekson për DW, Aleksandër Çipa.

Të mundshëm dy skenarë

Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër në qeverinë e PD-së thotë për DW se zhvillimet e pritshme në PD mund të kenë dy skenarë.

„Skenari optimal është një bashkim i PD, bazuar në vendimet e marra në Kuvendin e Dhjetorit, por duke marrë parasysh kërkesat e arsyeshme të grupimit të mbështetësve të deritanishëm të Bashës. Skenari negativ është që drejtuesit e lënë nga Basha të frenojnë bashkimin duke paraqitur kushte të pamundura, joparimore, të mbajnë vulën dhe logon e PD dhe të caktojnë kandidatë në zgjedhjet lokale 2023 për të përçarë votën e opozitës” thotë për DW, Genc Pollo.

Vendimet e Kuvendit të Dhjetorit të “Grupimit të Rithemelimit” shkarkuan Bashën dhe lidershipin e PD, që tani po negocion për bashkim dhe nuk njohin si zanafillë të krizës përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD, si „non grata. Vetë ish kryeministri Berisha ka pohuar që synon rikthimin tij në krye të PD.

Çfarë lidershipi i lypset PD?

Ringritja e PD nis nga bashkimi i dy grupimeve dhe vijon me lidershipin e saj të ri që pritet të zgjidhet në maj. “PD e tentoi rinovimin në udhëheqje në vitin 2013 me zgjedhjen e Bashës kryetar. Rezultati është ky që kemi parë. Në këtë fazë PD nuk është në qejf për eksperimente. Anëtarët e saj do të vendosin me votën e tyre. Gjithsesi këshillat në këtë drejtim janë të mirëpritura sidomos kur vijnë nga votues e dashamirës të PD. Demokracia shqiptare ka nevojë urgjente për një opozitë efektive e cila luan plotësisht rolin e kontrollit dhe balancës ndaj pushtetit qeveritar. Pa aksionin e ish-kryeministrit Berisha nga vjeshta e shkuar, do të ishim me opozitën më moçalore të këtyre tri dekadave,” – thotë Genc Pollo.

Baltosje e ndërsjelltë, mosveprim i drejtësisë

Situata rëndohet kur kihet parasysh që pas shpalles “persona non grata” të ish-kryeministri Berisha, SHBA deklaruan që nuk do të bashkëpunojnë me PD e Shqipërisë nëse ajo do të drejtohet nga Berisha.

Në gjashtë muajt e përꞔarjes së PD-së të dyja grupimet kundërshtare baltosën me akuza të rënda për korrupsion njëri-tjetrin. “Baltosja është aspekti më i pakëndshëm i gjashtë muajve të fundit. Në tërësi fajësimet ishin të përgjithshme, pa prova e pa substance” thotë Genc Pollo.

Deri tani drejtësia e re dhe Struktura e Posaꞔme kundër korrupsionit (SPAK) nuk kanë publikuar ndonjë rezultat nga ndonjë hetim potencial për këto akuza.

“Korrupsioni prej shumë vitesh në Shqipëri është një histori e mbetur pa hetim dhe ndëshkim ligjor. Rastet homologe me Kroacinë, Rumaninë dhe rishtazi me Bullgarinë janë mjaftueshmërisht model për ndjekje nga drejtësia shqiptare, por fatkeqësisht kjo ende nuk ka mbërritur tek ne. Dhe jo për faj të të tjerëve, por për arsye të përgjegjësisë së pandjerë shqiptare. Drejtësia në Shqipëri, edhe pse ka një status tjetër ligjor qysh prej 2016, nuk ka fituar dot kurajon ligjore dhe guximin për të vetëvepruar, kryesisht ndaj qeverisjes së politikanëve që gjenerojnë abuzivisht me tranzicioin “ala shqiptar” thotë Aleksandër Çipa./DW/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grupi i rithemelimit lulzim basha sali berisha grupi i rithemelimit lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen