LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Ngrihen dyshime rreth dorëheqjes së Zaevit

2 Nëntor 2021, 18:16 Nga DOSJA
Analiza e REL: Ngrihen dyshime rreth dorëheqjes së Zaevit

SHKUP- Të gjithë partnerët që përbëjnë koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, janë shprehur se përbërja qeveritare është e qëndrueshme, duke ripërsëritur qëndrimin se janë kundër dorëheqjes së kreut të qeverisë. Ndërkohë, ende nuk dihet se kur Zaevi do ta dorëzojë në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit, të cilën dorëheqje ai e paralajmëroi menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve lokale të dielën.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ka një kornizë kohore se kur pritet që kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë së Veriut ta deponojë dorëheqjen e tij në institucionin ligjvënës. Nga takimi ndërmjet partnerëve të koalicionit u dha një porosi e qartë se votat e 62 deputetëve qëndrojnë pas kësaj përbërjeje të qeverisë. Nga ana tjetër, nga VMRO DPMNE-ja të martën kanë thënë se dorëheqja e paralajmëruar e kryeministri Zaev është blof.

“Zoran Zaev sërish bëri blof dhe dorëheqja e tij mbeti vetëm në Facebook dhe nuk e deponoi të njëjtën me shkrim në Kuvend. Nga këtu duket se dorëheqja e Zaevit njëjtë si dorëheqja e Filipçes (Venko Filipçes, ministër i Shëndetësisë), u dha për të mos u pranuar dhe më pas t’i ikë përgjegjësisë”, ka deklaruar Dragan Kovaçevski, zyrtar i lartë në VMRO-DPMNE.

Por, Vlladimir Bozhinovski, drejtues i Institutit për Kërkime Politike thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe kundrejt kërkesës së partnerëve të koalicionit qeverisës nuk ka hapësirë që Zaevi ta tërheqë dorëheqjen e tij, të cilën e ka bërë publike.

“Nëse Zaevi pendohet për dorëheqjen, më së shumti do të humbte ai dhe partia që e drejton. Pra, nëse Zaevi e tërheq dorëheqjen, do të kemi problem serioz me legjitimitetin politik të kësaj përbërjeje qeveritare, e cila është në këmbë të qelqta për shkak të shumicës së ngushtë parlamentare”, vlerëson Bozhinovski.

Ndërkohë, nga opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa bëjnë të ditur se po punohet në mënyrë intensive për formimin e një përbërjeje të re qeveritare. Përderisa opozita maqedonase, VMRO-DPMNE, para zgjedhjeve dhe në mes rundeve zgjedhore e ka mbrojtur qëndrimin se është çështje kohe kur do ta bëjnë të ditur shumicën e re parlamentare të kryesuar nga kjo parti, tani janë shprehur më të përmbajtur duke thënë se po punohet në këtë drejtim, por duke lënë hapësirë që kjo gjë të mos arrihet dhe vendi shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sfidat që dekurajojnë opozitën të përshpejtojë formimin e qeverisë teknike

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se kriza energjetike dekurajon opozitën në këtë moment për të bërë presion që të formohet një qeveri teknike, e cila në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos në një afat prej 100 ditëve do të duhet të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se është e kuptueshme që VMRO DPMNE-ja ishte shumë zëshme se ka siguruar votat për krijimin e një shumicë të re para zgjedhjeve dhe gjatë fushatës mes dy rundeve zgjedhore për të fituar besimin e asaj pjese të elektoratit që gjithmonë orientohen nga fituesit.

Musliu konsideron se tani kemi një realitet tjetër kur vendi po përballet me probleme reale dhe në këtë situatë opozita e di se marrja e përgjegjësisë do ta tkurrte besimin e elektoratit pasi zgjedhja e problemit me Bullgarinë që është në tavolinë, si dhe kriza energjetike dhe inflacioni do të jenë procese jo të lehta.

“Tash vjen përballja me realitetin, me sfidat e shumta, me të cilat duhet të përballet vendi gjatë periudhës në vazhdim, siç është përmbyllja e çështjes me Bullgarinë, kriza energjetike, kriza e pandemisë nga një valë e re eventuale e COVID-19, inflacioni, rritja e çmimeve, të gjitha këto janë sfida që një shumice të re mund t’ia ulë përkrahjen tek elektorati, ashtu që e shoh të kuptueshme zbutjen e qëndrimit të opozitës maqedonase për formimin e një shumice të re”, vlerëson Musliu.

Edhe Vlladimir Boxhinovski konsideron se opozitës më shumë i konvenojnë zgjedhje të parakohshme në një afat sa më të shkurtër kohor, por shton se në këtë periudhë nuk është momenti i duhur që Maqedonia e Veriut të funksionojë me qeveri teknike me kompetenca të kufizuara në një periudhë kur vendi përballet me shumë sfida.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albert musliu dorehiqet zoran zaev vlladimir bozhinovski zoran zaev albert musliu dorehiqet zoran zaev vlladimir bozhinovski zoran zaev

Sondazh

Poll
Bota 2 Nëntor 2021, 16:52

Vendimi: “Yahoo” s’operon më në Kinë!

PEKIN- “Yahoo” nuk do të operojë më në Kinë! Ky është vendimi i fundit i korporatës teknologjike duke arsyetuar se është detyruar të dalë në këtë përfundim për ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj