LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA: “Lufta e Ftohtë e re” , Macron dhe Rusia

9 Dhjetor 2019, 11:34 Nga DOSJA
ANALIZA: “Lufta e Ftohtë e re” , Macron dhe Rusia

RUSI-  “Propozimi i Macron, tashmë i pranuar gjysmëzyrtarisht nga palët, është ai i bllokimit definitiv të ekspansionit të NATO-s në Ukrainë, të bëhen zgjedhje demokratike të nënshtruara kushtetutës së Kievit në Lugansk e Doneck dhe në fund t’i kthehet Ukrainës 400 kilometra territor kufitar me Rusinë”. Gjatë muajve të fundit Macron ka shprehur shumë herë pozicione të afërta me ato ruse lidhur me tema të përbashkëta, duke e quajtur NATO-n “cerebralisht të vdekur” dhe duke u shprehur kundër aderimit në Bashkimin Europian kundër Shqipërisë e Maqedonisë Veriore. Në një kontekst ku këto dy vende, megjithëse të prapambetura dhe nevojtare për ndihma, kanë gjithsesi përmasa dhe një popullsi shumë më të vogël se Ukraina, e përjashton apriori një aderim në Bashkim Europian të kësaj të fundit, GDP-ja e së cilës është e dyta më e ulët e Europës dhe, që të mund të arrijë në aderimin aq të aspiruar, do të kishte nevojë për hua dhe financime europiane në një nivel të tillë që askush nuk duket i gatshëm t’i japë.

Për momentin vështirë ta thuash se “Lufta e Ftohtë e re” po shkon drejt fundit. Pavarësisht se deklaratat e Trump në samitin e fundit të NATO-s, sipas të cilave “Ukraina dhe Rusia mund të bëjnë progres të madh në samitin e ardhshëm të Kuartetit të Normandisë”, janë prova se ato të mësipërmet nuk janë zëra të thjeshta korridoresh. Rusia mbetet skeptike lidhur me mundësinë e një reduktimi të sanksioneve në periudhë afatshkurtër.

Megjithatë çfarë ka ndodhur muajin e fundit është simptomatike e ndryshimit rrënjësor të strategjisë që do të karakterizojë kalimin e pushteteve midis Merkelit dhe Macron në drejtimin faktik të Bashkimit Europian. Gjatë këtyre viteve Angela Merkel i ka dhënë lidershipit të saj një ngjyrë pastërtisht ideologjike, siç e demonstrojnë menaxhimi i krizës së borxhit grek dhe ajo e emigrantëve. Në temën e raporteve me Rusinë, kjo ka implikuar një spostim të vëmendjes ndaj respektimit të të drejtave të njeriut, më parë të anashkaluara në emër të interesave ekonomike dhe të luftës kundër terrorizmit, dhe një politike të “dyerve të hapura” për vendet e Partneritetit Lindor (Bjellorusi, Ukrainë, Moldavi, Gjeorgi, Armeni dhe Azerbaixhan), jo aq në perspektivën e një aderimi praktik të tyre sesa bashkë me parimin sipas të cilit “nuk flitet për zona influence në Europën e shekullit të XXI”. Pastaj, në skakierën ndërkombëtare, Merkel ka kërkuar mbështetjen si të Shteteve të Bashkuara, që sidomos në epokën Obama, pavarësisht disa fërkimeve, kanë qëndruar gjithmonë një aleat i qëndrueshëm i Kancelares (Obama i ka lënë faktikisht menaxhimin e krizës ukrainase), ashtu edhe të vendeve të “Europës së Re”, mbështetja e të cilëve detyrohej me frenimin e Rusisë.

Emmanuel Macron, që për shkak të fundit të epokës Merkel dhe pozicionit të saj të qëndrueshëm në atdhe përgatitet të bëhet dora e fortë e Bashkimit Europian, po e imponon në fakt lidershipin e tij nën shenjën e realpolitikës dhe të eurocentrizmit. Midia shumë gjërave, plani i tij parashikon bllokimin e zgjerimit të Bashkimit Europian, krijimin e një ushtrie të përbashkët, që sipas shpresave të tij do ta bëjë Europën më pak të varur nga NATO dhe pajtimin me Rusinë nëpërmjet zgjidhjes së çësthjes ukrainase. “Rusia është pjesë e Europës”, ka pohuar shumë herë banori i Elizeut, që në një intervistë të ditëve të fundit tek “The Economist” ka nënvizuar afërsinë e vizioneve midis tij dhe Presidentit rus në temat e pranverave arabe dhe terrorizmit islamist.

Kjo mund të mos u pëlqejë vendeve si Polonia, mbështetja e së cilës ka qenë vendimtare për kurorëzimin e Merkelit, por krijimi i ushtrisë europiane, në kontekstin e një çimpenjimi amerikan nga Europa, i parë nga Macron si i pakthyeshëm, mund të përbëjë një as në mëngë, pasi do të mundësonte që të plotësoheshin preokupimet mbi sigurinë e këtyre vendeve pa e modifikuar për këtë planin. Dhe në këtë Macron duket se mund të mbështetet mbi një aleat në dukje i pamundur: Viktor Orbán, që sipas televizionit Bloomberg ka pasur takime të ndryshme me Presidentin francez në Elize, gjatë të cilave është “emëruar” ndërmjetës midis Francës dhe Polonisë me qëllim që kjo e fundit ta pranonte një shkrirje akujsh me Rusinë (siç dihet, Orbán dhe polakët e PiS-it kanë opinione të kundërta për temën e Rusisë, por për pjesën tjetër vizionet e tyre politike janë shumë të ngjashme). Kundërshtari tjetër potencial i rëndësishëm, Mbretëria e Bashkuar, është në pragun e lënies së Europës.

Megjithatë kur Macron është zgjedhur President dy vite më parë, ideja se do të bëhej aleati kryesor i Putinit do të dukej më së paku e pamundur. Në fund të fundit, në zgjedhjet e fundit presidenciale, midis katër kandidatëve të mundshëm (Macron, golisti Fillon, lideri i së majtës radikale Mélenchon dhe Marine Le Pen), Macron ishte i vetmi që nuk përfshinte në programin e tij rilançimin e raporteve me Rusinë dhe heqjen, edhe të pjesshme, e sanksioneve. Gjatw fushatës elektorale, raportet midis Macron dhe televizioneve shtetërore ruse qenë shumë të tendosura: ekipit të RT-së ju ndalua aksesi në selinë qendrore të En Marche, partisë së Presidentit të ardhshëm francez, dhe vetë Macron akuzoi RT-në dhe Sputnik-un se po silleshin “jo si gazetarë, por si propagandistë”. Mbështetja ruse për Frontin Kombëtar e Le Pen, që më 2014 mori një hua prej 11 milion eurosh (krejtësisht e ligjshme sipas ligjeve franceze), dhe për François Fillon, sipas Dmitrij Trenin, Drejtorit të Carnegie Moscow, favoriti i vërtetë i Putinit, sigurisht që nuk ndihmoi; edhe takimi i parë midis Macron dhe Putinit, i ndodhur pak javë pas marrjes së detyrës nga Macron, duket seë është mbajtur më shumë nga nevoja sesa prej objektivave realë politikë.

Por qysh atëhere marrëdhëniet ruso – franceze kanë njohur një përmirësim konstant. Siç e kemi parë, politika e jashtme macroniane është e përqëndruar më shumë mbi interesat strategjike sesa mbi vlerat dhe kjo e bën Macron pashmangshmërisht më të hapur se Merkel në trajtimin e çështjeve të ndjeshme. Për shembull, kur shkurtin e kaluar Elizeu ka njoftuar mbështetjen e tij ndaj një hetimi të Komisionit Europian lidhur m gazsjellësin Nord Stream 2, Macron e ka kushtëzuar tërheqjen e mbështetjes së tij ndaj mbështetjes për një direktivë të re të Bashkimit Europian lidhur me copyright, e dëshiruar fuqimisht nga Franca. Dhe me këtë do ut des çështja është mbyllur brenda pak ditësh. Në të njëjtën mënyrë, për çësthjen ukrainase, pritshmëritë e tij mbi një pajtim të mundshëm janë pastërtisht gjeostrategjike: për shkak të raporteve gjithnjë e më të forta midis Rusisë dhe Kinës, të shmangë që kufiri lindor i Bashkimit Europian të transformohet në kufi faktik midis Europës e Azisë së Madhe nga Shanghai në Shën Petërsburg apo që një marrëveshje e veçuar midis Putinit dhe Trump lidhur me çështjen ukrainase ta bëjë të parëndësishëm Bashkimin Europian.

Për më tepër, sipas Macron, edhe Rusia do kishte interes në bërjen e traktativave me Europën, përderisa, sipas tij, dy rrugët e tjera të mundshme (Alleingang dhe rruga euraziatike) nuk janë realisht të përshkueshme: e para prej dobësive strukturore të ekonomisë ruse dhe prej mosbesimit të fortë kundrejt vendeve fqinje myslimane, që megjithatë mund të jenë një burim i fuqishëm krahu pune; e dyta përderisa do të përkthehej pashmangshmërisht në një lloj vasaliteti kundrejt Kinës dhe, siç ka pohuar Macron gjithmonë tek “The Economist”, “nuk besoj as edhe për një sekondë se strategjia e Putinit është e bërjes vasal i Kinës”.

Nga ana tjetër, për Putini armiku nuk është Bashkimi Europian, por NATO. Kur për shembull Macron njoftoi propozimin e krijimit të një ushtrie europiane edhe në funksion antirus, duke nënvizuar sesi “ëndërra e Putinit është që të çmonotjë Bashkimin Europian”, banori i Elizeut gjeti papritmas një spond nga ana e Carit, që përveçse e hodhi poshtë një qëllim të tillë, me gojën e zëdhënësit të tij njoftoi mbështetjen e tij ndaj propozimi macronian, duke pohuar se “është e natyrshme që Europa, një bllok i fuqishëm ekonomik, të dëshirojë të jetë e pavarur dhe sovrane në fushën e mbrojtjes e të sigurisë”.

Dhe shenjat që lënë të kuptohet se ajo e Putinit nuk ka qenë thjesht retorikë janë të ndryshme: 1) tek “Themelet e Gjeopolitikës” së tij, vepra gjeopolitike më influente e Rusisë passovjetike, megjithëse duke e uruar Brexit me qëllim që të reduktojë influencën amerikane në Europë, politologu Aleksandr Dugin pohon se “Eurazia – domethënë Rusia – ka nevojë për një Europë të bashkuar dhe miqësore”; 2) pavarësisht ndonjë referimi të mjegullt ndaj së drejtës për ta lënë Europën, pas Brexit, Kremlini nuk ka kërkuar një rilançim të marrëdhënieve me Londrën me të cilën bile ka pasur një përkeqësim për shkak të aferës Skripal), por bile ka intensifikuar kontaktet e tij me Brukselin dhe me vendet e tjera europiane; 3) i parapëlqyeri i vërtetë i Putinit në presidencialet e fundit franceze nuk ishte Marine Le Pen, por François Fillon, që në ndryshim nga e para është europeist.

Kështu që nuk është aspak për t’u habitur nëse në takimet e fundit midis Putinit dhe Macron tensionet fillestare ua kanë lënë vendin buzëqeshjeve dhe luleve për gruan e Presidentit francez. Natyrisht, nuk duhen pritur përparime të shpejta: me t’u nisur, procesi do të kërkojë gjithsesi disa muaj, në mos vite. Për më tepër, siç është e njohur, distanca në terma ideologjikë midis Putinit dhe Macron është siderale dhe motivet e moskuptimit mund të mos mungojnë edhe në të ardhmen. Ama ndryshimi i klimës është i dukshëm. Më ndryshim nga 5 vite më parë, pjesa më e madhe e liderëve perënimorë i kundërvë realpolitikës parime ideale. Në Ukrainë “mbreti i çokollatës” Petro Porošenko, protagonisti i Maidanit i shndërruar në një prej fajkojve, është zëvendësuar nga më i moderuari Vladimir Zelenskij, i zgjedhur pikërisht duke premtuar paqe. Por edhe Rusia duket qartazi më e gatshme të bashkëpunojë me Perëndimin në ruajtjen e stabilitetit në atë territor të ndërmjetëm midis Rusisë dhe Europës që vitet e kaluara ka qenë shkak kontrastesh të shumta.

Krimeja, sipas të gjitha gjasave, do të mbetet një çështje pezull, pavarësisht propozimeve për një njohje të aneksionit të saj nga ana e Jievit në shkëmbim të kompensimeve; por rasti i Marokut, me të cilin Bashkimi Europian ka një marrëveshje të tregtisë së lirë megjithë çështjen e Saharasë Perëndimore, demonstron sesi kjo nuk duhet të përbëjë pengesë për një rregullarizim të plotë të raporteve midis Moskës dhe Brukselit. Së fundi, por jo në analizë të fundit, kthimi i kohëve të fundit Ukrainës i 3 anijeve luftarake të kapura nga Rusia gjatë krizës së Ngushticës së Kerçit në nëntorin e 2018 është tregues i pranisë të një traktative gjysmëzyrtare.

Natyrisht, të shumta janë kritikat e fajkojve antirusë, që ditët e kaluara nuk kanë reshtur së akuzuari Macron se i dhuroi Putinit një fitore të lehtë dhe, praktikisht, Cari mund t’i konsiderojë të arritur shumë prej objektivave të tij: bllokimi ekspansionit drejt lindjes i Bashkimit Europian dhe i NATO-s, ruajtja e kontrollit të isnatlimeve ushtarake në Krime dhe, gjë jo e pakët, njohja e interesave të veta. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për një fitore totale: siç është e njohur, Putini synonte ta fuste Ukrainën brenda Bashkimit Ekonomik Euraziatik, jo vetëm për t’i mundësuar tregut euraziatik ta kalonte atë prag prej 200 milion njerëzisht, qw sipas disa ekspertëve do të përfaqësonte pragun e vetëmjaftueshmërisë, por edhe për shkak të lidhjeve të forta historike e kulturore midis Rusisë dhe Ukrainës.

Për momentin, një perspektivë e tillë duhet përjashtuar kategorikisht: megjithëse në rajonet lindore mbesin xhepa të forta elektorati prorus, revolucioni i Euromaidanit, kriza në Kirme dhe lufta në Donbas e kanë ripërkufizuar identitetin ukrainas në kuptimin antietik ndaj Rusisë dhe Kievi, edhe në vitet e ardhshme, do të shikojë me më shumë simpati nga Brukseli sesa nga Moska. Por në një kontekst ku objektivi i liderëve perëndimorë ishte të riafirmohej parimi sipas të cilit në Europën Lindore çdo vend kishte të drejtë që të mund të aderonte në Bashkim Europian dhe në NATO, një epilog i tillë do t’i mundësonte Rusisë që të fitonte duke humbur.

Një epilog nga ana tjetër jo i vështirë për t’u parashikuar. Por, siç shkruan Sun Tzu, luftërat fitohen më para akoma sesa të luftohen. Përveç afërsisë gjeografike dhe faktit, që duke e perceptuar – me të drejtë ose jo – Krimenë si të “vetin” dhe Ukrainën si “një vend realisht jo të huaj”, rusi i thjeshtë është normalisht i gatshëm që të luftojë dhe të vdesë për to më shumë sesa perëndimori i thjeshtë, Putini mund të mbështetet mbi jo pak faktorë në favorin e tij.

I pari është Kina. Siç shkroi Samuel Huntington tek “Përplasja e qytetërimeve” e tij, “nëse në dekadat e fundit të Luftës së Ftohtë Kina ka përdorur me maturi të madhe “kartën kineze” kundër Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, në botën e pasLuftës së Ftohtë është Rusia ajo që e ka një “kartë ruse” për të luajtur. Një aleancë midis Rusisë dhe Kinës do të bënte që të anonte përfundimisht balanca euraziatike në disfavor të Perëndimit dhe do të ringjallte të gjitha frikërat perëndimote të lidhura me një aleancë ruso – kineze, si në vitet ‘50.

Nga ana tjetër, një Rusi që vepron në kontakt të ngushtë me Perëndimin do të shërbente si kundëraltar ndaj aksit islamiko – konfucian lidhur me të gjitha temat e mëdha me interes ndërkombëtar dhe do të ringjallte frikërat kineze, tipike të Luftës së Ftohtë, e një “pushtimi nga veriu”. 5 vite me parë qenë të pakët ata që i morën seriozisht këto fjalë, pavarësisht sinjaleve në këtë drejtim, pasi shumë mendonin se, në analizë të fundit, Putini nuk do të pranonte kurrë të bëhej një vasal i Perandorisë së Mesit. Kurse sot edhe perspektiva e një foedus iniquum midis Rusisë dhe Kinës e preokupon jo pak Perëndimin dhe stabiliteti i Rusisë konsiderohet prioritar respektivisht demokratizimit të saj.

I dyti është kompleksiteti i botës aktuale, shumë më i madh se ai i Luftës së Ftohtë. Në rast se strategët e Perëndimit dhe sidomos të Shteteve të Bashkuara janë lëshuar në aventurën ukrainase akoma të plazmuar nga prizmat e Luftës së Ftohtë dhe, për pasojë nga paradigma e “ne kundër atyre”, Rusia ka kërkuar të gjitha zonat e hirta për të vendosur raporte që të kundërbalanconin ato me vendet perëndimore dhe për t’u paraqitur si interlokutor i domosodshëm për zgjidhjen e krizave lokale: në këtë aspekt, rastet e Iranit dhe Sirisë janë tregues.

I treti është perceptimi i ndryshëm i problemeve dhe i kërcënimeve nga ana e popujve perëndimorë dhe i elitave të tyre politike. Për shembull, në konfliktin sirian indinjata e kancelarive perëndimore ndaj ndërhyrjes ruse nuk është replikuar midis popullit, që jo rrallë i kanë pritur me lehtësim bombardimet ruse kundër milicive të Shtetit Islamik dhe milicive e rebelëve të “moderuar”. Në disfori që gjatë viteve të fundit është zgjeruar në vend që të reduktohet dhe ka çuar në afirmimin e politikanëve populistë në shume vende perëndimore (pse jo edhe në Brexit e Mbretërisë së Bashkuar).

Së fundi, i katërti, është mundësia e një paqeje të veçantë midis Trump dhe Rusisë, që nëse nga njëra anë do ta marxhinalizonte Europën, nga ana tjetër do t’i jepte akoma më shumë forcë partive dhe politikanëve populistë në kërkimin e pezullimit të sanksioneve ndaj Rusisë në emër të interesave kombëtare. Siç e kujtojmë, me përjashtimin e njohur të PiS-it polak dhe të partive populiste teë republikave balltike, partitë populiste europiane janë për më tepër proruse dhe kjo vlen si për të majtën, ashtu edhe për të djathtën.

Po Macron? Çdo herë që plani i tij do të realizohej, Macron jo vetëm që do të konfirmohej si lider faktik i Bashkimit Europian për vitet e ardhshme, por edhe në vend popullariteti i tij do të përfitonte jo pak. Humbjet mujore të lidhura me sanksionet ndaj Rusisë për vendet europiane, sipas të Dërguarit të Kombeve të Bashkuara Idriss Zasairy, shkojnë në rreth 3.2 miliard euro dhe midis vendeve më të goditura prej tyre është padyshim Franca, tradicionalisht një prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Rusisë. Për shembull, shitja e munguar Rusisë e dy helikoptermbajtëseve i ka kushtuar Francës rreth 1 miliard euro, ndërsa embargoja ushqimore i ka goditur rëndshëm importimet e produkteve ushqimore franceze, që në 2010 shkonin në 1.2 miliard euro; kurse vdekja e në një incident misterioz ajror e biznezmenit të naftës Christophe de Margerie, President i Total dhe kundërshtar i vendosur i sanksioneve, të kujton pak si shumë atë të italianit Enrico Mattei.

Sanksionet dhe kundërsanksionet, siç është e njohur, kanë qenë për një kohë të gjatë kalë i fortë beteje i partive populiste antisistem (zgjedhja e Putinit për të goditur fermerët, një kategori profesionale relativisht e vogël në planin numerik, por shumë influente në planin elektoral, nuk ka qenë aspak e rastësishme) dhe Macron, që në vend gëzon një konsensus relativisht të ulët, i duhet që të përballojë konkurrencën e një Marine Le Pen, që megjithëse e dënuar në opozitë, gjatë muajve të fundit ka parë një rritje të caktuar në konsensuse (kurse opozita e majtë është e përçarë).

Rihapja e shumë kanaleve tregtare me Rusinë në vijim të heqjes së sanksioneve do të përbënte kështu për Macron një ndihmë të mirë në oksigjen; e njëjta gjë mund të thuhet për partitë e tjera europeiste, që në këtë mënyrë mund t’u heqin populistëve një kalë të fortë beteje. Një konsideratë politike që sigurisht Macron nuk e ka anashkaluar.

Marrë nga  Euroasia 

Përgatiti: ARMIN TIRANA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france lufta e ftohtë e re macron rusi vladimir putini france lufta e ftohtë e re macron rusi vladimir putini

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë