LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza me probleme! KPK ngre dyshime për kontrata fiktive dhe minuse të mëdha në pasurinë e Lindita Sinanajt, gjyqtares i

6 Korrik 2021, 15:34 Nga DOSJA
Analiza me probleme! KPK ngre dyshime për kontrata fiktive dhe minuse

Në fund të relatimit jo shumë të gjatë mbi pasurinë në seancën dëgjimore me gjyqtaren e Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj të martën, Komisioni i Pavarur i Kualfikimit veçoi si gjetje se gjyqtarja rezultonte me një bilanc negativ prej rreth 10.7 milion lekësh.

Nga relatimi i trupës së kryesuar nga Pamela Qirko, me anëtare Lulzim Hamitaj dhe relatore Suela Zhegu, u kuptua se bilanci ishte kryesisht mbi mungesën e burimit të ligjshëm për 2 milionë lekë që ishin përdorur në blerjen e një apartamenti në vitin 2000 në Fier dhe rreth 80 mijë euro në një apartament në vitin 2012 në Tiranë.

Sinanaj i kundërshtoi gjetjet e KPK-së. Ajo tha në fjalën e saj se kishte dorëzuar me shkrim të detajuara kundërshtimet, ndërsa në seancë theksoi se personat që i kishin dhënë huatë, prindërit e saj e të bashkëshortit dhe një kushëri, kishin pasur të ardhura të ligjshme. Sinanaj pretendoi edhe se kishte sjellë prova për të shpjeguar dyshimet mbi fiktivitet të dy kontratave, një për shitje shtëpie dhe një për blerje të një makine.

Në seancë nuk u relatuan probleme me figurën dhe profesionalizmin, ndërsa u tha pa u specifikuar se Sinanaj ishte pyetur për 3 nga 22 denoncimet e dorëzuara në adresë të saj.

Lindita Sinanaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Prej vitit 2013, Sinanaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

Apartamenti në Fier

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje se ndaj Sinanajt kishte pasur një raport negativ nga ILDKPKI. Nga vetë hetimi i KPK-së kishte rezultuar se gjyqtarja kishte blerë një apartament në vitin 2000, që ishte deklaruar prej saj i financuar nga kursimet për 3.9 milion lekë.

KPK vuri në dukje se kur u kërkua shpjegim për këtë apartament dhe kursimet e familjes për periudhën para blerjes, gjyqtarja e ndau shumën në tre pjesë; nga të cilat 1.5 milionë ishin kursime, 1.9 milionë ishin marrë prej prindërve të saj dhe 600 mijë nga prindërit e bashkëshortit.

KPK tha se ky apartament ishte shitur në vitin 2012, por duke qenë se të ardhurat e fituara prej shitjes dhe mobiljeve të tij ishin burim kryesor i blerjes së një apartamenti në Tiranë, Komisioni hetoi burimin e ligjshëm në blerjen e apartamentit.

KPK vuri në dukje se ndryshe nga sa pretendonte gjyqtarja, prindërit e saj e kishin shitur apartamentin dy muaj pasi ajo kishte përfunduar blerjen. Sipas relatimit të përgatitur nga Zhegu, kjo shumë nuk mund të konsiderohej burim i ligjshëm . Ndërsa prindërit e bashkëshortit ishin gjetur nga hetimi në pamundësi për krjimin e të ardhurave. Analiza financiare për këtë blerje rezultoi me minus 2 milionë lekë.

Sinanaj pretendoi se prindërit kishin pasur të ardhura të ligjshme. Ajo parashtroi situatën e saj familjare në vitet 93-2000 dhe vuri në dukje se apartamenti 1+1 i shitur prej prindërve të saj ishte përdorur prej saj dhe solli si provë kontratën për numrin fiks.

Sinanaj tha se kontrata e shitjes, dy muaj më vonë kishte të bënte me kohën kur ata e kishin liruar apartamentin, por se shuma e parave ishte paguar më herët prej blerësit. Ajo pretendoi se kishte pasur një kontratë edhe për këtë veprim, por që ishte humbur për shkak të kohës.

Ajo po ashtu pretendoi se vjehrri dhe vjehrra kishin të ardhura nga toka bujqësore, që ajo i kishte deklaruar në vitin 2003 në shumën 500 mijë lekë në vit. Ajo tha se shuma e marrë prej tyre duhej të konsiderohej si e ligjshme, pasi KPK sipas saj i kishte konsideruar të ardhurat nga bujqësia edhe në raste të tjera.

Dyshimet për shitje fiktive

Apartamenti i mësipërm rezultonte i shitur në vitin 2012 për 73 mijë euro, por siç gjeti KPK faturat e energjisë elektrike, Sinanaj i kishte paguar ato përmes llogarisë së saj bankare deri në gusht 2016.

Duke iu referuar këtij fakti dhe çmimit të shitjes të ndarë në dy pjesë; 55 mijë euro për banesën dhe 18 mijë euro për mobiljet, Komisioni tha se i kishin lindur dyshime për fiktivitet.

Sipas relatimit, apartamenti ishte blerë nga kunata e Sinanajt, motra e bashkëshortit, por pas pyetjeve rezultoi se këta e kishin blerë atë për llogari të një të afërmi të tyre që ishte në Greqi. KPK vuri në dyshim të gjithë transaksionin dhe tha se blerësit nuk kishin burime të ligjshme për të justifikuar këtë transaksion. Komisioni po ashtu tha se hetoi shitjen e mobiljeve për 18 mijë euro, ndërsa për to ishin shpenzuar 23 mijë euro nga viti 2006 deri në vitin 2010.

E pyetur në fund të seancës mbi shitjen e mobiljeve, Sinanaj pretendoi se kishte sjellë si provë çmimet e mobilierisë ku ato ishin blerë. Ajo tha se këto ishin mobilje të shtrenjta dhe se kjo kishte të bënte me periudhën kur ajo dhe i shoqi kishin mundësi për t’i bërë ato shpenzime me kursimet.

Kryesuesja e pyeti gjyqtaren mbi mosdeklarimin në vite të vlerave të shpenzuara për mobilim, por ajo pretendoi se ky nuk kishte qenë detyrim ligjor dhe se ajo kishte deklaruar shpenzimet për mobilim të apartamentit në Tiranë, kur ky detyrim kishte lindur. Ajo pretendoi vlera e mobilimit përtej amortizimit kishte qenë e tillë dhe tha se kishte sjellë një ekspertizë për këtë.

E pyetur ndër të tjera edhe për vijimin e pagesës prej saj të faturave të energjisë për këtë apartament edhe disa kohë pas shitjes, Sinanaj pretendoi se ishte një harresë. Ajo tha se kishte bërë një autorizim për bankën prej të cilës paguante një sërë faturash direkt pa qenë nevoja të ishte në sportel dhe se kjo faturë kishte qenë e lidhur me llogarinë dhe kishte vijuar të mbahej prej saj, por pa u kuptuar edhe pas kohës që ata ishin larguar nga apartamenti. Ajo tha se ishte vënë në dijeni për këtë pagesë nga pronarët e rinj të apartamentit në vitin 2016.

Ajo pretendoi se as shitja e apartamentit dhe as çmimi i mobiljeve nuk ishin fiktivë dhe i kërkoi KPK-së që të konsideronte provat e sjella prej saj.

Huaja për apartamentin në Tiranë

Hetimi i KPK gjeti se për të blerë apartamentin në Tiranë, para se të paguhej plotësisht nga blerësi i apartamentit në Fier, bashkëshorti i gjyqtares kishte deklaruar një hua nga daja i kësaj të fundit prej 80 mijë eurosh.

Por paratë cash, siç doli nga relatimi, ishin marrë nga nipi i huadhënësit – një person ortak në një biznes në Fier me 80 për qind të aksioneve. Ky i fundit kishte pretenduar se i kishte marrë ato direkt nga arka e kompanisë të cilën e drejtonte vetë dhe për të cilën nuk kishte arkëtare.

Gjatë relatimit dhe pyetjeve u theksua se nuk kishte asnjë gjurmë që këto para kishin ardhur nga SHBA, ku jetonte daja i gjyqtares dhe as që kishin dalë prej arkës së kompanisë. Komisioni vuri në dukje se këto para nuk ishin pasqyruar në librat e hyrje-daljeve nga kompania dhe as në bilancin e vitit pasardhës.

Sinanaj u mbrojt mbi kompleksitetin e huasë, duke sqaruar se kushëriri i saj ishte personi që kishte tagrin të jepte huanë në emër të dajës. Ajo tha se kishte sjellë prova për të treguar të ardhurat e dajës, por tha se ishte në pamundësi të provonte transferimin e tyre.

Sinanaj po ashtu pretendoi se kushëriri kishte menaxhuar vetë arkën e kompanisë dhe se në të kishte pasur gjendje cash të mjaftueshme. Ajo e shpjegoi mospasqyrimin e kësaj gjendje dhe lëvizjeve si problem të të afërmit dhe menaxhimin e biznesit të tij, ndërsa tha se huaja ishte kthyer brenda vitit e për këtë nuk rezultonte në bilancin e kompanisë në vitin pasardhës. Ajo këmbënguli se burimi ishte i ligjshëm.

Duke iu referuar pretendimeve të KPK-së për kontratë fiktive në shitjen e apartamentit në Fier, Sinanaj tha se huaja e marrë ishte me afat 10 vjet dhe ishte shlyer brenda vitit. Ajo tha se në rast se nuk do ta kishte shitur shtëpinë, nuk do kishte pasur nevojë për kontratë fiktive, pasi këto para mund t’i kthente në një moment të dytë brenda 10 viteve, pa qenë nevoja të përfshihej në veprime fiktive.

Një marrëdhënie tjetër financiare mes Sinanajt dhe bashkëshortes së të njëjtit kushëri ishte po ashtu e dyshimtë. Sipas KPK-së, gjyqtarja kishte blerë për 5 mijë euro një makinë në vitin 2017. Paratë për blerjen ishin marrë nga kësti i fundit i shtëpisë së shitur në Fier.

Por sipas KPK-së, makina në fjalë ishte blerë nga shitësi një vit më herët për shumën 23 mijë euro dhe se shitja e saj me çmim të ulët ishte e dyshimtë.

Sinanaj pretendoi se bashkëshortja e kushëririt kishte bërë një aksident me makinën dhe se pas kësaj kishte vendosur ta shiste. Sipas saj, makina pas aksidentit nuk kishte pasur më të njëjtën vlerë. Ajo tha se një ekspert, i cili kishte parë edhe faturën e riparimit, kishte dalë me një çmim të ngjashëm për makinën.

Por KPK këmbënguli se nuk kishte gjetur asnjë të dhënë që të tregonte se aksidenti kishte ndodhur. Anëtari i trupës, Lulzim Hamitaj pyeti specifikisht Sinanaj se kush e kishte paguar faturën për riparimin. Sinanaj pranoi se shitësit kishin shpenzuar edhe 140 mijë lekë të riparimit të mjetit. Hamitaj ngriti dyshime për çmimin, pasi vetë shitësi kishte riparuar makinën, por Sinanaj ritheksoi ekspertizën që ajo kishte marrë. KPK njoftoi se vendimi për gjyqtaren Sinanaj do të shpallet të enjten në orën 9:40.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lindita sinanaj lindita sinanaj

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit