LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Pse të paguash njerëzit për t’u vaksinuar mund të rezultojë një bumerang

18 Janar 2021, 13:21 Nga DOSJA
ANALIZA/ Pse të paguash njerëzit për t’u vaksinuar mund

Miratimi i vaksinës së parë anti-Covid në Shtetet e Bashkuara, shënoi edhe fillimin e fundit të pandemisë. Por rruga nga vaksinimet e para deri tek ato masive, që do të ndalojnë përhapjen e koronavirusit është e gjatë.

Përveç sfidave logjistike të shpërndarjes së vaksinës, njerëzit duhet të jenë të gatshëm ta marrin atë. Deri në fund të nëntorit, 37 për qind e amerikanëve thanë se nuk do të vaksinoheshin. Dy ekonomistë të shquar, N.Gregory Mankiw dhe Robert Litan, dhe politikanët John Delaney dhe Andrew Yang kanë propozuar ose mbështetur idenë e pagimit të amerikanëve që pranojnë të vaksinohen.

Në pamje të parë, kjo duket si një ide e arsyeshme;ekonomia na mëson se njerëzit reagojnë ndaj stimujve financiarë. Por hulumtimi i sjelljes, sugjeron që kjo strategji mund të japë efektin e kundërt. Njerëzit nuk u përgjigjen stimujve.

Ata përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë pagesa e ofruar. Në këtë rast, oferta rrezikon të nënkuptojë se vaksina nuk është diçka me vlerë. Studimet e cituara në një studim me titull “Tom Soëyer dhe ndërtimi i vlerës” (duke iu referuar një episodi të famshme të librit të Mark Twain, ku Tom i bind shokët e tij se lyerja me bojë e një gardhi është një aktivitet i dëshirueshëm), kanë zbuluar se kur njerëzit nuk janë të sigurt nëse diçka është e mirë apo e keqe, perspektiva e pagesës i ndihmon ata të vendosin, por në një qasje negative.

Në një nga studimet, një profesor i pyeti studentët e tij nëse do të merrnin pjesë në një lexim të poemës “Fije bari” të shkrimtarit Walt Whitman, duke i ofruar gjysmës së studentëve një pagesë në para për të ndjekur leximin, ndërsa pyeti gjysmën tjetër nëse do të paguanin ata vetë për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Atyre që iu ofruan para, raportuan më pak interes për të marrë pjesë. Edhe ata që nuk janë të sigurt nëse do të vaksinohen, ashtu si ata që nuk janë të sigurt nëse do të ndjekin leximin e poemës së njohur, pagesa ka shumë të ngjarë të dërgojë mesazhin se vaksinimi nuk është diçka që nuk do të donit t`a bënit pa kompensim.

Gjithashtu, për shkak të pagesës njerëzit ka gjasa të mbërrijnë në përfundimin se vaksina mund të jetë e rrezikshme. Në studimin tonë me Kevin Volp dhe Alesk London, ne zbuluam se njerëzit supozojnë në mënyrë të natyrshme se pagesat sinjalizojnë praninë e një rreziku.

Përmes disa eksperimenteve, ata përshkruan disa teste klinike ku u ofruan shuma të ndryshme për pjesëmarrjen në një studim, që përfshinte një procedurë të panjohur të testimit. U zbulua se njerëzit besonin se rrezikshmëria e një studimi ishte më e madhe kur pagesa ishte më e lartë, edhe pse përshkrimet e procedurave të studimit ishin të njëjta.

Ngjashëm, pagimi i njerëzve për t’u vaksinuar, mund t’i çojë ata të arrijnë në përfundimin se ajo është më e rrezikshme, nga sa do të supozonin në një rrethanë tjetër.

Të dhënat e deritanishme sugjerojnë që vaksinat e hershme kundër Covid-19 nga Pfizer dhe Moderna, janë të sigurta dhe efektive. Megjithëse pagesat direkte për vaksinimin, mund të shtojnë në një periudhë afatshkurtër numrin e atyre që vaksinohen, në fund efektet e përshkruara mund të çojnë në të kundërtën e efekteve të synuara, sidomos tek ata që nuk janë të sigurt nëse rreziqet e vaksinimit i tejkalojnë përfitimet e tyre.

Përveç faktit që vaksina u duket më e rrezikshme, pagesa mund të bëjë që njerëzit të kenë më pak të ngjarë të vaksinohen në funksion të qëllimit vetëmohues për të ndihmuar të tjerët. Shumë studime kanë treguar se pagimi i njerëzve për të ndërmarrë veprime altruiste, jep shpesh efektin e kundërt.

Një qasje më premtuese, mund të jetë kushtëzimi me vaksinimin e aktiviteteve të dëshiruara siç janë udhëtimet. Linja ajrore australiane “Qantas”, raporton se ajo dhe linjat e tjera ajrore po konsiderojnë mundësinë që vaksinimi të jetë një kriter detyrues për udhëtimet ajrore ndërkombëtare.

Nëse një vaksinim lidhet me aktivitete, si udhëtimet dhe qasja në ngjarje të mëdha publike, vetë vaksinimi do të vlerësohet pozitivisht. Kur njerëzit perceptojnë përfitimet e ndryshme të vaksinimit, skepticizmi ka të ngjarë të zhduket, të paktën tek disa prej tyre.

Marrë nga ABC

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne shba vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen