"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Arben Ahmetaj: Pas muajit maj të vitit 2021 nuk do ketë asnjë person në çadër, 1 mijë familje u japin lamtumirën këtë
28 Dhjetor 2020, 11:19Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi 1 mijë familje në disa zona brenda 31 dhjetorit 2020 do të futen në banesat e reja të rindërtuara pas shembjes nga tërmeti. Në një intervistë për Neës24 ka folur, Ahmetaj tha se 1 mijë e 156 familje që vijojnë të jenë në çadra, deri në fund të majit do të jenë në banesat e tyre.
Ahmetaj iu përgjigj edhe kritikëve lidhur me vonesat për procesin e strehimit të familjeve apo ndërtimit të banesave. Ai tha se në Kroaci ende s’ka filluar Rindërtimi edhe pse tërmeti ndodhi këtë vit dhe ishte më i vogël se ai i 2019 në Shqipëri. Sipas Ahmetajt ka vende të G7, si rasti i Italisë që Rindërtimi iu ka zgjatur me 10 vite dhe më shumë.
“E kemi biseduar shpejt për procesin e Rindërtimit, unë ndërkohë dhe ju e keni parë që terreni i ndërtimit so preket me dorë nga të gjitha programet, qoftë në njësitë individuale, qoftë tek shkollat, grantet, banesat kolektive në ato që ne i themi lagjet e mëdha ku kemi apartamente kolektive, qoftë në poliqendra si 5 Maji e Kombinati, si Laçi apo në banesa të pikëzuara që vendosen në bazë të diskutimeve. Ka dy lajme të mira për qytetarët që presin të hyjnë në shtëpi, apo kanë hyrë. Janë 1 mijë afmilje që deri në 31 dhjetor që hyjnë në banesa individuale, isha në Pezë, kam qenë Shijak, shkoj në Kavajë, Thumanë, përfundojnë para 31 dhjetorit, do e gëzojnë në shtëpitë e tyre të reja falas.Lajm i dytë, që deri në maj deri në fund të majit asnjë familje s’do jetë në çadra. Në janar ishin mbi 11 mijë në çadra. Të gjitha kanë marrë bonus qiraje. Duke u ndërtuar, duke i rokonstruktuar, duke ulur numrin e familjeve në çadra. Siç e theksova në maj të vitit 2021 ne nuk do kemi asnjë familje në çadër. Bonusi i qirave do vijojë të jepet, e patë dhe aktin ligjor që kaluam, kemi dhënë 2.6 miliardë lekë ose 26 milion dollarë që janë bonus qiraje. Edhe ata në çadra morën bonus qiraje, por për arsye se duan të rrijnë afër tokës, të kujdesen për bagëtinë, do rrinë në çadra. Po ndiqja debatet në Kroaci. Jam gati t’ju ndaj dhe linkun. Tërmeti i Kroacisë që ishte shumë më i voglë, ende s’ka filluar Rindërtimi. Ka vende në G7 si Italia, që iu zgjati Rindërtimi me 10 vite. Në Itali ka ende tërmete para 10 vitesh, dhe që iu është vonuar Rindërtimi,”- tha Ahmetaj.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nëpërmjet një statusi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’ akuzon qeverinë se ka dështuar të menx...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga pamjet e kantierit të ndëritmit në Laç. Rama i uron ndjekësve të tij një j...
TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka mbledhur të gjithë demokratët e zonës së tij dhe të Paskuqanit në një darkë falenderimi. Përmes dhjetëra...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është pikasur teksa del nga një bodrum në kryeqytet. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, të publikuara nga faqja e ...
Politike27 Dhjetor 2020, 20:23
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu akuzon qeverinë Rama se nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar vaksinën AntiCOVID. Në një postim n...
TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka organizuar një mbrëmje festive në një kohë pandemie. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, shihet një aktivite...
GREQI–Ministria e Jashtme e Greqisë është bërë pjesë e debatit politik që ka përfshirë Shqipërinë prej dy ditësh, pas dekretit presidencial që u miratua dy ditë...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka bërë një urim për të gjithë shqiptarët, ndërsa deklaron se viti 2021 do të jetë më i mirë se viti 2...
DURRËS- Bashkia e Durrësit ende nuk e ka kaluar shokun e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019. Dosja.al verifikoi të dhënat e miratuara nga Këshil...