Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Kërcënoi me thikë mjeken në Lushnje, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari
20 Mars 2020, 15:48Nga DOSJA
FIER– Policia në Lushnje ka arrestuar sot një 47-vjeçar, i cili akuzohet se ka kanosur me thikë një mjeke në qendrën shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se shtetasi G.K. kanosi për shkak të detyrës mjeken A.V..
Ai ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.
“Kanos me mjet prerës mjeken e qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. K., 47 vjeç, banues në Ngurrëz e Vogël. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë) shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.
Shtetasi G. K., ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”’, është ky njoftimi i Policisë.
Ndërkohë po sot një 39-vjeçar ka rënë në pranga pasi Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. “Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: E. Q., 39 vjeç, banues në Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 13.12.2018, e ka denuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme“, shkruan Policia në njoftimin për mediat..
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MADRID– Dy shqiptarë u arrestuan në Spanjë pasi u përplasën me makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës, duke përsëritur me zë të la...
TIRANË- Koronavirusi po përhapet në Shqipëri dhe qytetarët nuk janë ndërgjejgësuar që të qëndrojnë në shtëpi. Kjo ka bërë që qeveria të marrë masa të forta...
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shpërndarë në rrjetin e saj social Twitter metodën e re se si korrigjohen detyrat e nxënësve që po mësojnë nga...
Tiranë-Përhapja e COVID-19 ka bërë që të anulohen festimet e ditës së 22 marsit, e njohur për besimin bektashian si dita e “Sulltan Nevruzit”. Kryegjyshi bot...
Tiranë- Mjeku Tritan Kalo iu bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre, me qëllimin që të mos përhapet më shumë COVID-19. Nëpërmjet një postimi n...
TIRANË– Mundësia për të marrë Covid-19 përmes parave kesh është shumë e ulët. Këtë gjë e ka pohuar vetë Shoqata Ndërkombëtare e Valutave (ICA), e cila në n...
Kavajë- Detaje të reja kanë dalë për dy personat nga qyteti i Kavajës që janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy të prekurit janë...