LIVE UPDATES
Insights

Arsyet pse “ngelin në derë” njerëzit si unë

25 Korrik 2019, 20:58 Nga DOSJA
Arsyet pse “ngelin në derë” njerëzit si unë

Kujdes, kjo është një letër për të qeshur dhe çdo përputhje me realitetin është rastësi.

I dashur…

Zgjedhja e partnerit në jetë është një short i frikshëm ku sipas logjikës së ekzistencës ne duhet të marrim pjesë me patjetër. Në këtë lloj llotarie nuk e di nëse ke fituar një rrugë drejt lumturisë apo një bela të shfaqur si bombë pa sinkron që mund të shpërthejë nga momenti në moment. Kjo mbetet për tu parë dhe vlerësuar nga ti. Por paraprakisht po të uroj fat. Do të të duhet.

Unë jam një vajzë me kërkesa të thjeshta dhe praktike mund të them. Jam e bindur që me pak logjikë mund të ndjekësh ritmin tim të jetës dhe unë tëndin. Duke qenë se ekziston një probabilitet shumë i lartë që nuk do të të pëlqejë matematika, është mirë që të pranosh nevojën time për të numëruar çdo gjë që më duket interesante. Se unë jam një gocë numrash dhe më beso kjo nuk ka të bëjë me faktin që jam financiere, por sepse fjalët janë shpesh të panevojshme për të më shpjeguar mua dhe ekzistencën time të kriposur. Ndaj po ta them që tani, nuk do e ndryshoj mbiemrin. Kripa në të më zbret me këmbë në tokë sa herë fluturoj nëpër qiej iluzionesh.

Krah meje je i lirë të jesh vetvetja, por sigurisht ka disa rregulla të thjeshta. Për shembull unë se kam për zakon të pyes ku po shkon e me kë, por e kam shumë problem nëse nuk vjen në orar kur ke për tu takuar me mua. Duhet të kuptohemi drejt bashkë. Mos respektimi i kohës time është shumë më i rëndë se ai që i bën ti kohës tënde se unë ndërtoj kujtime në të. Ti je i lirë t’i japësh asaj çfarë imazhi të duash këtij boshti numerik momentesh.

Je i lutur mos të harxhosh kurrë para për të më blerë lule, rroba, bizhuteri e gjëra të tjera si kjo. Unë kam nevojë veç për tre gjëra, libra, udhëtime dhe kujtime. Kujtimet nuk blihen, ata veç ndërtohen ndaj shpresoj të jesh në gjëndje ta pranosh qënien time si një libër që kërkon të shkruhet dhe lexohet çdo ditë. Mjafton dhe një orë në ditë përkushtim. Mos më ndërprit kurrë kur lexoj. Është moment shumë intim për t’u ndarë, ndaj kërkoj mirëkuptimin tënd në këtë pikë. Dhe nëse qaj nja tre orë të mira pasi përfundoj leximin e atij libri, futi një mendje të lehtë. Këtë punë kam unë në fund të fundit.

Bashkë do të shohim futboll, filma, do gatuajmë, luajmë me letra, flasim për çfarë do lloj teme të pëlqen ose jo. Pra një mori gjërash. Besoj do kesh një jetë të kënaqshme. Thjesht mos u tall asnjëherë me një ndonjë skualifikim të Gjermanisë në kampionate. Është jetike respektimi i preferencave në futboll nga të dy ne.

Shpresoj të të pëlqejë muzika klasike dhe errësira sepse unë e shijoj tmerrësisht shumë këtë proces shkundjesh ndjenjash dhe vuajtjesh shpirtërore. Është një gjëndje ëndërrimesh që më ndihmon të shkruaj. Do ishte mirë t’i lexoje gjërat që shkruaj, jo se jam ndonjë shkrimtare me të ngel merak, por të paktën mos të dalësh bllof kur të pyesin, “po si tu duk libri i fundit i Gertës”. Është e tmerrshme të gjesh justifikime për të pranuar që se ke me aq qejf të merresh me histerizmin tim shpirtëror.

Nuk e vras mendjen nëse sdo të jemi mirë me lekët. Unë skam qenë kurrë e pasur, por kam qenë afërsisht e lumtur me zbrastinë, kështu që nuk vuaj nga mania për të patur material. Nuk i dua as makinat. Do ishte mirë të më mësosh biçikletën, meqë vetë e kam shumë problem ta mësoj dhe notin, ky i fundit më rast se përfundoj në ujë dhe mbytem. Imagjino do thonë, u tret si kripa në ujë. Tmerr fare.

Nga unë mos prit një grua model, sepse nuk jam, as fizikisht as shpirtërisht. Jam shumë impulsive për të qenë e përkryer si enë. Ajo puna e bombës që përmenda më lart. Kije parasysh. Unë besoj që respekti fitohet, ndaj mos u çudit nëse “ia plas” ndonjëherë nga ato të miat dhe them gjëra që nuk duhen thënë për të ruajtur rolin e familjes perfekte në sy të botës. Në këtë përfshihet dhe pjesa që shtëpia jonë do jetë e rregullt dhe e strukturuar, por jo klinikë private. Ndaj harroje që të bëjmë operacionin “fshesa” kur na vjen ndokush për vizitë. Unë nuk kam për të jetuar për t’i mbushur mendjen ndokujt që jam gocë për shtëpi, sepse nuk jam. Unë jam njeri i lirë, mendërisht, shpirtërisht dhe moralisht. Ndaj përkufizimi im si një pastruese dhe kuzhinjere për hir të dynjasë nuk është aspak i pranuar. Besoj që e mirëkupton këtë pikë.

Ka plot gjëra të tjera që do doja t’i thoja, por çfarë të mbetet ty pastaj për të zbuluar. Siç e thashë në hyrje. Ky është një short që e hedhim bashkë e shpresoj të na ecë dhe ti të kesh fat e të të bjerë llotaria dhe jo bomba pa sahat.

E vetmja në llojin e saj,

Gerta.

Marrë nga BitchMagazine.al

(dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione bitch magazine ciftet partneri bitch magazine ciftet partneri

Sondazh

Poll
Insights 23 Korrik 2019, 19:08

Opozitë pa NIPT

TIRANË- Mënyra sesi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndryshuar sjelljen dhe tonin e vet publik në raport me qeverinë Rama është dëshmi e fakti se kri...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend