LIVE UPDATES
Insights

Klodian Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

19 Korrik 2019, 18:12 Nga DOSJA
Klodian Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

TIRANË- Në 24 Janar të vitit 2014, pak muaj pasi ishte ulur në kolltukun e kryeministrit Edi Rama deklaroi se koncesioni i kolaudimit të automjeteve ishte një nga aferat më të mëdha korruptive në historinë e Shqipërisë. Gjatë një takimi për sigurinë rrugore në ish hotel Sheraton, Rama premtoi çmontimin e monopolit para përfundimit të kontratës dhe çlirimin e qytetarëve nga radhët e gjata.

Deklaratat publike të kryeministrit trimëruan edhe zyrtarë të tjerë të maxhorancës. Në 12 shkurt të vitit 2016, Erjon Brace, në atë kohë kryetar i Komisionit të Ekonomisë do të sulmontë haptaz ish ministrin aleat të Transporteve, Edmond Haxhinasto duke i kërkuar llogari se pse nuk po prishte kontratën me SGS-në.

“Liberalizimi i shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve, ky po që është prioritet!! Pse pengohet? U bë gabim i tmerrshëm kur u lidh ajo kontratë, po bëhet gabim tani që ruhet monopoli.”- deklaroi Braçe publikisht në mbledhjen e Komisionit.

Gjatë gjithë asaj kohe, fabula e socialistëve ishte një dhe vetëm një: Edi Rama dhe Partia Socialiste donin ta prishnin monopolin e kolaudimit të automjeteve, por atë po e mbronin ministrat aleatë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por siç thonë amerikanët “karma është kurvë”. Aleanca e ngjalave u prish. Ish aleatët e LSI u larguan nga qeveria në vitin 2017 dhe tepsia përfundoi e gjitha në një dorë. 

I dhënë në vitin 2009, dalëngadalë koncesioni 10 vjeçar i kolaudimit po i afrohej fundit. Por zërat për prishjen e tij dhe liberalizimin e tregut nisën të zveniteshin derisa u shuan fare. Si Edi Rama ashtu edhe Erjon Braçe e harruan aferën më të madhe korruptive në historinë e Shqipërisë, që sipas tyre kishte montuar ish qeveria e Sali Berishës. Në atë kohë, shumëkush pyeste me habi se çfarë e ndali vrullin e socialistëve për të shkatërruar monopolin e kolaudimit?! Përgjigjja do të bëhej e qartë dy vjet më vonë.

Zgjatja e monopolit të kolaudimit të automjeteve tashmë është e sigurtë. Afati i koncesionit përfundon në 3 shtator, dhe sipas ligjit qeveria duhet të kishte nisur procedurën e transferimit në shtet të paktën 6 muaj më parë. Por Ministria e Infrastrukturës “harroi” ta bënte, pasi kishte të tjera plane në kokë. 

Në korridoret e Ministrisë së Infrastrukturës po përfilitet për një projekt, që synon të zgjasë monopolin e kolaudimit edhe për disa vite të tjera. Skenarët janë disa. Një herë flitet për zgjatje me dy vjet, ndërsa një skenar tjetër parashikon zgjatjen e koncesionit me 5 vjet. Vetëm se me një ndryshim. Koncesioni do të ndryshojë duar.

Kompania SGS pritet të largohet dhe monopoli do të përfundojë në duart e një bashkimi mes disa biznesmenëve vendas, të njohur jo vetëm si gjahtarët më të mëdhenj të fondeve dhe aseteve publike në vend, por edhe për lidhjet e tyre të forta në qeveri. 

Nën zë identifikohen të paktën 2 prej tyre, ndonëse ende të pakonfirmuar zyrtarisht. I pari është një nga biznesmenët më të fuqishëm në vend, me aktivitet në shumë fusha dhe pronar i një koncesioni ekzistues me vlerë qindra milionë euro. I dyti është një yll në ngjitje në klubin e oligarkëve të Shqipërisë, edhe ky i qerasur së fundmi me një koncesion nga qeveria. 

Skandali është një pazar win-win. Vetë kompania ekzistuese SGS ka rreth 2 milionë euro borxhe ndaj shtetit, në formën e investimeve të parealizuara dhe dhe detyrimeve të tjera. Këto borxhe pritet të shuhen si pjesë e pazarit për transferimin e pronësisë së koncesionit tek pronarët e rinj.  

Zyrtarisht Ministria e Infrastrukturës hesht dhe nuk ka bërë asnjë njoftim publik. Por skenari ndërkohë ka filluar të vihet në jetë. Zgjatja e monopolit të kolaudimit tashmë është e sigurtë dhe pritet të lajmërohet shumë shpejt. Ajo që mbetet për t’u parë është se sa do të jetë afati i monopolit të ri dhe emrat pronarëve pas tij.

Të ardhurat e monopolit të kolaudimit aktualisht janë rreth 8 milionë euro dhe rriten me 6-7 për qind nga viti në vit për shkak të shtimit të automjeteve. Biznesi, fitimet e të cilit janë të garantuara me ligj, ka qenë prej kohësh nën shënjestrën e oligarkëve vendas. Bëhet fjalë për një biznes të ngritur, me investime të kryera dhe që tani duhet të ishte pronë e shtetit. Por kontrata thjesht do të ndërrojë duar dhe qytetarët do të paguajnë të paktën 50 milionë euro të tjera me detyrim për shkak të monopolit, përkundrejt shërbimit mizerabël që marrin në pikat e kolaudimit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog edi rama klodian tomorri koncesioni i kolaudimit edi rama klodian tomorri koncesioni i kolaudimit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë