6 Nëntor 2022, 21:25
Nga a.l
arbana osmani
Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj janë një nga çiftet më të pëlqyer të estradës. Ata nuk ngurojnë të ndajnë me ndjekësit nga përditshmëria e tyre dhe momentet që kalojnë bashkë si familje. Së fundmi e ftuar në emisionin "E Diell" Arbana zbuloi më shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale por dhe pasionin për gatimin. Arbana tregoi se partneri i saj i preferon të gjitha ushqimet, por më shpesh kërkon që t’i bëjë sushi.
“Edi i preferon të gjitha por që kërkon më shumë sushi. I gatuaj sushi. Se di kush ia ka thënë që ka shumë pak kalori”.
Njëkohësisht moderatorja tregoi edhe për marrëdhëniet e Eduartit me futbollin, duke nisur që nga frekuentimet e stadiumeve e deri tek ndeshjet në shtëpi.
“Më merr me zor në stadium. Shkoj sepse më lutet më thotë mos mendo se ishte si ndeshja e kaluar. Unë shkoj se ai është i lumtur. Para se të lindnin fëmijët mund të ulërinte në shtëpi kur shihte ndeshje, ndërsa tani jo, pasi edhe sikur vetëm njëri të zgjohet është problem. Por edhe nuk sheh më aq ndeshje sa ka parë”.
Gjatë bisedës Arbana u pyet për marrëdhënien e saj të ngushtë shoqërore prej vitesh me Xhemi Shehun.
“Miqësia me Xhemin është forcuar gradualisht pas E Diell në vitin 2008. Jemi shumë të lidhura është një njeri që ma plotëson shumë bukur jetën time . Ka një humor fantastik dhe është shumë tolerante, më rikthen buzëqeshjen”.
Së shpejti do të nisë “Big Brother VIP 2”, i cili theu rekorde shikueshmërie, një program që do të moderohet nga Arbana. Ajo u shpreh se pavarësisht polemikave në rrjete sociale, e ka treguar që do ta drejtonte sërish “BBV2”.
arbana osmani eduart grishaj
Art&Argëtim
6 Nëntor 2022, 18:50
a.l
Elon Musk
SHBA- Një ish-punonjës i miliarderit Elon Musk ka dërguar një mesazh paralajmërues për punonjësit e ri të...
Art&Argëtim
6 Nëntor 2022, 14:23
a.l
Harry Styles
LOS ANGELES- Ylli i popit Harry Styles ka ndarë një lajm të keq për të gjithë fansat e tij të cilët is...
Art&Argëtim
6 Nëntor 2022, 12:10
A.B
Anxhela Peristeri
TIRANË- Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi...
Art&Argëtim
6 Nëntor 2022, 10:59
d.a.
Camilla dhe Charles
BRITANI- Një festë shtesë zyrtare do të mbahet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për...
Art&Argëtim
6 Nëntor 2022, 10:25
d.a.
Cruise dhe mbreteresha
BRITANI- Mbretëresha Elizabeth II, pak javë para se të ndërronte jetë, dukej se kishte krijuar një rap...
Art&Argëtim
6 Nëntor 2022, 10:17
d.a.
Bieber dhe Gomez
SHBA- Selena Gomez zbuloi se ndarja e saj me Justin Bieber në vitin 2018 çoi në një nga kapitujt më të...
Art&Argëtim
6 Nëntor 2022, 09:07
A.B
Adelina Tahiri me bashkeshortin
TIRANË- Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, prej vitesh tashmë është larguar nga muzika ...
Art&Argëtim
6 Nëntor 2022, 08:43
A.B
Andy Taylor
SHBA- Kitaristi i grupit legjendar britanik Duran Duran, Andy Taylor ka zbuluar se ai vuan nga kanceri i prostatë...
Art&Argëtim
6 Nëntor 2022, 08:12
A.B
Irini Qirjako
TIRANË-Irini Qirjako, ka rrëfyer në “Më lër të flas” për eksperiencën e saj në Danci...
Art&Argëtim
6 Nëntor 2022, 07:05
A.B
Horoskopi
Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 PrillPërfitoni nga kjo ditë e diel për të ngrohur lidhjen tuaj të zhytur n&e...