LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Buxheti do të ketë më shumë përmirësime, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

20 Gusht 2024, 07:10 Nga M.B
Buxheti do të ketë më shumë përmirësime,
Foto ilustruese

Dashi


Gjatë kësaj dite do qartësoni mendimet dhe do vendosni disa pika mbi “i”. Do jeni edhe më optimistë për të ardhmen. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë goxha të favorshme dhe do buzëqeshni në çdo moment. Për asnjë çast nuk do ndiheni keq sepse edhe partneri do mendojë t'iu surprizojë. Ju beqarët do keni mundësi pafund për takime, por do jeni sërish ju ata që do vendosni se çfarë do bëni më tej. Në punë do iu jepen detyra nga më të ndryshmet dhe ju do arrini të realizoni më së miri gjithsecilën. Asgjë dhe askush nuk ju ndal dot kur keni besim tek vetja. Në planin financiar Saturni do ju sjellë fat me shumicë kështu që do arrini çdo objektiv.

Demi


Do keni tendencë ta nënvlerësoni veten gjatë kësaj dite dhe ky do jetë një gabim i madh. Ju që keni një lidhje mundohuni të tregoheni sa më të arsyeshëm dhe të kuptueshëm sepse në të kundërt mosmarrëveshjet dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Ju beqarët nuk do jeni shumë të favorizuar për dashuri të mëdha, por mundësitë për lidhje afatshkurtra do jenë të shumta. Në punë do jeni të çorientuar dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Qëndroni pak në qetësi, reflektoni dhe mendojini mirë gjërat. Në planin financiar situata ka për të ecur më së miri. Do jeni tejet të logjikshëm dhe do mendoni për të ardhmen.

Binjakët


Çdo gjë do iu ecë si duhet sot dhe do përshtateni lehtësisht me gjithçka. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me momente intensive. Pranë partnerit do ndiheni përherë të përkëdhelur dhe do përjetoni emocione të veçanta. Ju beqarët nuk duhet të bëni kompromis me asnjë vetëm për ta ndryshuar statusin tuaj sepse më pas mund të vuajnë pasojat. Në punë do iu jepet një post i ri dhe ju do ambientoheni shpejt me gjithçka. Ambienti që do gjeni do iu motivojë edhe më shumë. Situata financiare do ketë goxha përmirësime kështu që mund të përfitoni për të bërë disa investime.

Gaforrja


Gjatë kësaj dite mund të përballeni edhe me disa sfida, por do jeni të fortë dhe nuk do ndaleni lehtësisht. Për ju të dashuruarit, edhe pse dita do fillojë me zhurmë, gjithçka do sqarohet shpejt dhe atmosfera do bëhet akoma më e ngrohtë sesa ka qenë. Për ju beqarët perspektivat janë goxha të mira. Mirë është të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet për takime. Në punë do jeni tejet profesionistë dhe mund të merrni vëmendjen kryesore në kompani. Dijeni se shefat do iu vrojtojnë me kujdes dhe mund të mendojnë t’iu propozojnë diçka të re shumë shpejt. Në planin financiar vështirësitë do jenë goxha të mëdha. Pa ndihmën e të afërmve nuk do mund t'ia dilni dot mbanë.

Luani



Gjatë kësaj dite do iu rikthehet besimi tek vetja dhe do filloni të realizoni një e nga një planet e menduara. Ju të dashuruarit do reflektoni gjerë e gjatë dhe do merrni edhe vendime të rëndësishme. Do i kuptoni shumë nga gabimet e bëra më parë dhe do dini si të kërkoni falje. Ju beqarët duhet ta lini veten sa më të lirë dhe nuk duhet të kërkoni me ngulm krijimin e një lidhjeje. Çdo gjë do ndodhë në kohën e vet. Në punë do jeni më kreativë dhe do keni ide të jashtëzakonshme. Eprorët do vlerësojnë gjithçka që do thoni kështu që shfrytëzojeni sa të mundeni ditën. Në planin financiar do e bëni çdo përpjekje të mundshme për të vendosur rregull.

Virgjëresha


Sado që të mundoheni të avanconi gjatë kësaj dite, nuk do mundeni dot. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e turbullt dhe e mbushur me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Në disa momente do ndiheni aq keq saqë do preferoni të qëndroni larg për pak kohë. Ju beqarët më mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe për ta ndryshuar statusin. Në punë do jeni pozitivë dhe do i dëgjoni me kujdes kritikat që do iu bëhen. Gjithsesi edhe pse përpjekjet nuk do i ndalni, mos prisni të arrini shumë. Bëhuni më të duruar. Në planin financiar do arrini ta përmirësoni situatën më shumë nga sa keni menduar.

Peshorja


Venusi dhe Hëna do sjellin ekuilibrin dhe qetësinë në jetën tuaj sot. Për ju të dashuruarit, kjo ditë do jetë shume e favorshme. Keqkuptimet do zgjidhen dhe ndjenjat do shprehen gjithnjë e më tepër. Ju beqarët vështirë se mund ta ndryshoni statusin tuaj çfarëdo përpjekjeje që të bëni. Në punë do keni më tepër besim tek vetja dhe do merrni edhe përgjegjësi të mëdha. Ju nuk do ndaleni e nuk do lodheni aspak sepse do keni përherë mbështetjen dhe inkurajimin e shefave. Buxheti do jetë i kënaqshëm, por nëse kufizoni edhe shpenzimet situata do mbetet akoma më tepër nën kontroll.

Akrepi


Gjatë kësaj dite do ndiheni shpesh të lodhur dhe pa fuqi pasi do jeni goxha të ngarkuar në çdo fushë. Ju që keni një lidhje do merrni me zgjidhjen e disa çështjeve familjare dhe nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur partnerit. Marrëdhënia me të ka rrezik të ftohet goxha. Ju beqarët nuk do keni asnjë lloj mundësie për takim kështu që edhe sot do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Në punë do keni aftësi të mira komunikuese, por duhet të shtoni përpjekjet. Gjërat për ju nuk do jenë aq të lehta sa duken. Buxheti do ketë më shumë përmirësime nga sa e keni pritur kështu që do i kryeni edhe disa investime pa u menduar gjatë.

Shigjetari


Do jeni shumë hezitues gjatë kësaj dite dhe do keni frikë të veproni. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë paksa të vështirë. Duhet të tregoheni më të duruar dhe të pranoni të hapni rrugë ndonjëherë. Nëse jeni beqarë do ndiheni aq mirë ashtu si jeni saqë nuk do doni të dilni fare nga frika se mos iu joshë dikush dhe mund të ndryshoni status. Në punë do iu kërkohet të përfundoni shpejt një detyrë të rëndësishme dhe kjo gjë do iu stresojë. Do keni shumë dyshime dhe disa gjëra nuk do dini si t’i bëni. Më mirë kërkoni ndihmë nga kolegët. Sektori i financave do jete me i dobët se kurrë me pare. Nuk do mundeni dot te blini gjerat me jetike te ditës.

Bricjapi


Nëse nuk doni të arrini diçka gjatë kësaj dite duhet të veproni përherë me argumente e mos tregoheni kokëfortë. Ju të dashuruarit nuk do jeni aspak të gatshëm të hapni rrugë dhe në shumë momente do keni debate me partnerin. Po vazhduat me kokëfortësi nuk keni për të ecur gjatë bashkërisht. Ju beqarët do keni takime shume te këndshme te cilat do ua ndryshojnë jetën shume shpejt. Ndonjëherë gjerat e paprogramuara janë me te bukurat. Në punë vështirë se do arrini atje ku keni menduar kështu që bëni durim. Në jetë ka edhe periudha të vështira dhe delikatë, por duhet bërë durim. Financat nuk do jenë aspak problematike kështu që mund të jeni të qetë.

Ujori


Sot do jeni shumë të ndërgjegjshëm dhe do veproni përherë me kujdes të madh. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e bukur dhe plot ngjyra. Me partnerin do kuptoheni drejt dhe marrëdhënia me të do ketë përmirësime. Ju beqarët gjithashtu do keni një ditë pozitive dhe do përjetoni emocionet e shumë ëndërruara. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe të kujdesshëm edhe për detajet. Nuk do iu mungojë as motivimi dhe do bëni të pamundurën për të arritur rezultate sa më të larta. Financat do jenë prioritet absolut. Ju nuk do i lini asnjë moment pas dore ato dhe gjendja do jetë e jashtëzakonshme.

Peshqit


Pavarësisht disa vështirësive që do kaloni gjatë kësaj dite, në tërësi gjërat do ecin mirë. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë shumë e qetë dhe pa asnjë problem. Do jeni gjithë kohës të logjikshëm dhe do mendoni edhe për tjetrin. Ju beqarët as nuk do mendoni ta ndryshoni statusin tuaj kështu që nuk do bëni as përpjekje. Gjithsesi pranë miqve dhe të afërmve ju do kaloni momente te këndshme. Në punë do jeni gjithë kohës nën presion, do inatoseni në disa momente, por në fund do arrini rezultatet që donit. Në planin financiar mund të ketë tronditje të vogla, po nuk u treguat të logjikshëm. 

parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale