Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
Dy javë pas dëshmisë kundër Diddy-t/ Cassie Ventura bëhet përsëri nënë, lindi fëmijën e saj të tretë 'në fshehtësi të plotë'
Siç zbuloi TMZ të mërkurën, më 28 maj, këngëtarja 38-vjeçare lindi fëmijën e saj të tretë, një djalë të shëndetshëm, dy javë pasi dëshmoi kundër ish-partnerit të saj në gjykatën federale.
29 Maj 2025, 17:36Nga M.L
Cassie Ventura
SHBA- Në një klimë të ngarkuar emocionalisht dhe nën peshën e publicitetit të shkaktuar nga përfshirja e saj në gjyqin e Diddy-t, Cassie Ventura u bë përsëri nënë. Siç zbuloi TMZ të mërkurën, më 28 maj, këngëtarja 38-vjeçare lindi fëmijën e saj të tretë, një djalë të shëndetshëm, dy javë pasi dëshmoi kundër ish-partnerit të saj në gjykatën federale.
Ajo zgjodhi ta lindte fëmijën e saj në fshehtësi të plotë. Cassie Ventura dhe bashkëshorti i saj dhe trajneri personal, Alex Fine, kanë dy fëmijë të tjerë, Frankie dhe Sunny, të lindur përkatësisht në dhjetor 2019 dhe mars 2021.
Cassie Ventura e kishte zbuluar shtatzëninë e saj në shkurt të vitit 2024 nëpërmjet Instagram-it, me një foto bardhë e zi, ku mban veshur një këmishë të zbërthyer dhe xhinse, ndërsa linte të kuptohej gjinia e foshnjës me një zemër blu në mbishkrim. Burri i saj kishte postuar të njëjtat foto, duke shkruar: Familja ime është dhurata më e mirë që mund të kërkoja.