31 Dhjetor 2022, 18:15
Nga F.M
Genc Fuga dhe Eni Jani
TIRANË- Aktorët Genc Fuga dhe Eni Jani kanë treguar historinë e njohjes së tyre, kur ishin pedagog dhe studente. Të ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, dyshja treguan si ishin njohur dhe përshtypjet e para që kishin për njëri-tjetrin. Eni tha se nuk e mendonte se do të dashurohej ndonjëherë me Gencin, pasi i dukej i shëmtuar. Ndërsa Genci tha se ka qenë aktorja ajo që e ka puthur e para.
Pjesë nga biseda:
Orinda Huta: Gjatë atyre viteve ke patur frikën që Eni mund të merrte një rrugë tjetër për shkak të moshës?
Genc Fuga: Jo, gjatë atyre viteve që unë e kisha etiketën pedagog, nuk më interesonte fare fati invidual i studentes, mbetesha vetëm tek studentja.
Eni Jani: Në momentin kur u bëmë kolegë, filloi të më shikonte me sy tjetër.
Orinda Huta: Në ç’kuptim, si po e shikoje?
Genci Fuga: Një shok i joni i përbashkët, në një set xhirimi u kthye Neri, tha ore ti e ke pasur studente ti këtë? Eee i thashë unë e kam pasur. Ore nuk është keq kjo, ky ishte momenti që të heqësh një etiketë, titra kam qejf unë, të heqësh titrat e një studente dhe të vesh titrat kolege.
Gjatë bisedës, Eni ka treguar se kur e ka parë në universitet, Genci kishte flokë, por i dukej i shëmtuar dhe nuk mendonte se një ditë do dashuroheshe me të.
Eni Jani: Kishim provim, Genci jepte Fjalë Artistike dhe isha me një studente tjetër, po prisnim që të vinin pedagogët dhe ishim në katin e dytë në Akademi. Vjen në atë moment Mira Bahiti se Mira na jepte Fjalën Artistike dhe Genci. Genci me një pardesy të gjatë që e mora vesh më vonë se ishte kthyer nga Londra, me studime nga Londra dhe i hapej pardesyja kur ecte. Atëherë kishte dhe flokë. Më thotë kolegia, sa i mirë është ky Genci, thashë ku e ka të mirën ky me, ky është i shëmtuar.
Genci Fuga: Ja çfarë ka thënë Eni. Eni e kërkoi puthjen e parë.
Eni Jani: E dija që do e thoshte.
eni jani genc fuga
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2022, 17:12
F.M
Shakira dhe Pique
TIRANË- Viti 2022 përgatiti letra e divorcit për çifte shumë të njohur që kishin kaluar më shum...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2022, 15:59
F.M
Dua Lipa
TIRANË- Dua Lipa po ndërton një rezidencë miliona dollarëshe në Sarandë. Page Six shkruan se nga burime eksklu...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2022, 12:31
F.M
Familja Kallaku
TIRANË- Besi dhe Xhensila u kanë dhënë fund zërave për ndarjen e tyre, që qarkullonin prej ditësh. ...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2022, 10:28
k.m.
Megan Fox
SHBA- Megan Fox kërkon... shoqëri në rrjetet sociale. Aktorja hollivudiane dhe partnerja e Machine Gun Kelly ka bërë nj&...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2022, 10:24
F.M
Horoskopi
TIRANË- Çdo shenjë horoskopi dp të ketë muajin më të vështirë për vitin 2023 që ësh...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2022, 09:42
k.m.
Trim Jetullahu
TIRANË- Këngëtari i mirënjohur Trim Jetullahu për herë të parë rrëfeu një histori të ...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2022, 08:47
k.m.
Elhaida dhe Lediani
TIRANË- Ditët e fundit, lidhja e këngëtares me balerinin është komentuar së...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2022, 07:29
k.m.
SHBA- Pak para se të ikë viti 2022, një vështrim prapa në historinë e kërkimit në internet sjell disa nga momentet m&eum...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2022, 07:07
k.m.
Foto ilustruese
Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 PrillDita do të jetë shumë e frytshme për ju. Duke marrë paratë e...
Art&Argëtim
30 Dhjetor 2022, 15:59
I.A
Kejvina Kthella
TIRANË- Kejvina Kthella nuk është zgjuar sot me humor shumë të mirë. Kjo pasi nuk ka fjetur dot, pë...