Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
FOTOT/ Rama 'inspirohet' nga opozita dhe bëhet gati për luftë
Dihet që kjo ngjyrë dhe ushtarakja simbolizojnë luftë, por duke e parë të veshur tek përfaqësues të politikës lë shumë dyshime.
31 Tetor 2022, 14:46Nga A.B
Monika Kryemadhi dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shfaq sot me një stil ndryshe. Në kantierin e rrugës së re Korçë-Ersekë, kishte veshur pikërisht një xhaketë ushtarake të markës Polo.
Kjo vjen vetëm një ditë pasi ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shfaq po me të njëjtin stil në Tiranë. 'Panorama' ndau fotot e Kryemadhit, e cila kishte ndaluar në rrugë për të biseduar me një të njohur.
Dihet që kjo ngjyrë dhe ushtarakja simbolizojnë luftë, por duke e parë të veshur tek përfaqësues të politikës lë shumë dyshime. Çfarë do të thotë kjo? Që Rama po i shpall luftë opozitës?
Jo çdo gjë që shihet është kaq e thjeshtë, ndaj veshja e njëjtë mund të jetë një mesazh nga larg që po përcillët nga kryeministri Edi Rama...