8 Tetor 2022, 19:08
Nga k.m.
Gentian Zenelaj
TIRANË- Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka folur për vendlindjen dhe nostalgjinë që kemi të gjithë. I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Gentjan Zenelaj ka treguar periudhën e vështirë që ka përjetuar në Lezhë në ’97-ën, vitin e trazirave dhe luftës civile në vend, ku tregoi edhe si e ka përjetuar në moshën e adoleshencës. Ai shprehet se në Tiranë ka ardhur vetëm për shkak të trazirave sepse planet e tij ishin që të qëndronte në Lezhë dhe të studionte në Akademinë e Policisë.
PJESË NGA BISEDA:
Rudina Magjistari: Pse jeni larguar nga vendlindja?
Gentjan Zenelaj: Largimi im ka ndodhur në ’97, ishte mbarimi im i gjimnazit dhe provimi jonë i maturës ishte me autoblinda. Unë e mbaj mend si tani që provimin e kemi bërë këmbëkryq në tokë sepse klasa ishte djegur dhe poshtë tek dera e shkollës kanë qenë autoblinda sepse duhet të kalonte ky gjimnaz dhe shumë miqtë e mi zgjodhën, Italinë, Francën, unë erdha në Akademinë e Arteve.
Rudina Magjistari: Ti kishe kohë që e kishe vendosur se do studioje në Tiranë?
Gent Zenelaj: Jo ka ndodhur gjithçka brenda një muaji. Me shumë keqardhje e lashë Lezhën sepse siç e thashë vendlindja është varri i të parëve që të lidh me njerëzit e tu të dashur. Lezhën e lashë me shumë keqardhje sepse realisht ka qenë një qytet i mrekullueshëm për të jetuar. Ka qenë interesant, intelektual se kishte shumë baza detare, baza aviacioni, kishte intelektualë, kishte poetë shumë, artista dhe e lashë me shumë keqardhje. Por ishte një vit shumë i vështirë kur u largova. Tiranën prapë e dua shumë sepse më hapi krahët dhe i jam mirënjohës sepse krijoi habitatin që unë të jetoja, kam familjen, fëmijët, kam bashkëshorten. Djali im e thotë që unë jam nga Lezha.
gentjan zenelaj
Art&Argëtim
8 Tetor 2022, 16:52
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Luanët dhe Ujorët do të kenë situata të tensionuara dhe të rrezikshme këto ditë që...
Art&Argëtim
8 Tetor 2022, 16:23
e.k
Elvana Gjata
TIRANË- Elvana Gjata ka sqaruar se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës. Këngëtarja e das...
Art&Argëtim
8 Tetor 2022, 16:18
k.m.
Kanye West
SHBA- Pak ditë pas paradës së diskutueshme në Paris me bluzën raciste, 'White Lives Matter' (Jetët e të bardh...
Art&Argëtim
8 Tetor 2022, 16:12
e.k
Shakira
SHBA-Këngëtarja Shakira ka postuar një mesazh enigmatik në Instagram ku thotë “Nuk ishte faji yt”. Artistja ko...
Art&Argëtim
8 Tetor 2022, 11:31
f.g
Blendi Fevziu
TIRANE- Gazetari dhe drejtuesi i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu njihet për pasionin e tij për udhëtimet dhe provimin e eks...
Art&Argëtim
8 Tetor 2022, 11:11
e.k
Beatriz Álvarez-Guerra dhe pamje nga vendi i ngjarjes
SPANJË- Aktorja Beatriz Álvarez-Guerra ka humbur jetën në një aksid...
Art&Argëtim
8 Tetor 2022, 10:28
d.a.
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka zbuluar disa detaje nga martesa e saj me avokatin e n...
Art&Argëtim
8 Tetor 2022, 09:52
d.a.
Carmen Dell'Orefice
SHBA- Në rast se keni harruar, mosha është vetëm një numër kur bëhet fjalë për bukurin&eum...
Art&Argëtim
8 Tetor 2022, 10:00
d.a.
Floriana Garo
TIRANË- Ish-moderatorja dhe tashmë zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo i ka dhënë fund tha...
Art&Argëtim
8 Tetor 2022, 09:37
d.a.
Dua Lipa dhe Trevor Noah
SHBA- Dalja e përbashkët e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa me moderatorin e njohur Trevor Noah&...