23 Maj 2024, 14:51
Nga S.B
Elvis dhe Riley
SHBA- Një gjykatës ka bllokuar ankandin e ish-shtëpisë së Elvis Presley-t, nga një kompani që pretendon se trashëgimtarët e tij nuk kishin shlyer një kredi e cila përdorte pronën si kolateral.
Kancelarja e qarkut Shelby JoeDae Jenkins lëshoi një urdhër të përkohshëm kundër ankandit të propozuar të Graceland që ishte planifikuar për ditën e sotme. Një njoftim publik për shitjen e pronës prej 13 hektarësh në Memphis, Tennessee, i postuar më herët në maj, tha se Promenade Trust, i cili kontrollon muzeun Graceland, i detyrohet 3.8 milion dollarë pasi dështoi të shlyente një kredi të marrë në 2018.
Keough trashëgoi pronësinë e shtëpisë pas vdekjes së nënës së saj, Lisa Marie Presley, vitin e kaluar. Naussany Investments dhe Private Lending thanë se Lisa Marie Presley kishte përdorur Graceland si kolateral për kredinë, sipas njoftimit për shitjen e sekuestros.
Keough pretendoi se Naussany paraqiti dokumente false në lidhje me kredinë në shtator 2023. As Keough dhe as avokatët e Nassauny Investments nuk u paraqitën në gjykatë.
"Lisa Maria Presley nuk ka marrë kurrë para hua nga Naussany Investments dhe kurrë nuk i ka dhënë një akt besimi Naussany Investments," parashtronte avokati i Keough në padi.
Kimberly Philbrick, noterja e shënuar në dokumentet e Nassauny, tregoi se ajo kurrë nuk e kishte takuar Lisa Marie Presley dhe as nuk kishte noterizuar ndonjë dokument për të.
Graceland u hap si një muze dhe atraksion turistik në vitin 1982 si një homazh për Elvis, pesë vjet pasi mbreti i Rock n Roll vdiq në moshën 42-vjeçare në 1977.
graceland elvis presley
Art&Argëtim
23 Maj 2024, 13:41
S.B
Bella Thorne
FRANCË- Aktorja e njohur Bella Thorne bëri një paraqitje në Festivalin e Filmit në Kanë ...
Art&Argëtim
23 Maj 2024, 12:30
S.B
Kate Middleton
BRITANI- Portreti i ri i Princeshës së Uellsit ka tmerruar fansat mbretërorë, me shumë që pretendojnë...
Art&Argëtim
23 Maj 2024, 12:11
S.B
Taylor Swift
SUEDI- Këngëtarja Taylor Swift pati një incident të vogël me veshjen e saj në skenë. Gjat&eu...
Art&Argëtim
23 Maj 2024, 11:53
S.B
pamje nga ngjarja
FRANCË- Incidentet në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë duket se nuk kanë fund. Nj&eu...
Art&Argëtim
23 Maj 2024, 11:21
S.B
Crystal dhe Diddy
SHBA- Ish-modelja Crystal McKinney, e cila akuzoi së fundmi reperin Sean Diddy Combs se e detyroi atë t&eum...
Art&Argëtim
23 Maj 2024, 11:04
S.B
Britney Spears
SHBA- Ylli i pop-it Britney Spears dëshmoi sërish se nuk preket aspak nga komentet negative që qarkullojnë...
Art&Argëtim
23 Maj 2024, 10:50
S.B
Kourtney dhe Travis
SHBA- Çifti i njohur Travis Barker dhe Kourtney Kardashian janë tashmë të martuar prej dy vit...
Art&Argëtim
23 Maj 2024, 10:41
S.B
Simu dhe Jennifer
SHBA- Aktorja e njohur Jennifer Lopez u pyet në një konferencë për shtyp për statusin e marrë...
Art&Argëtim
23 Maj 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
Dashi
Më shumë se kurrë ju do doni të mbylleni brenda guaskës tuaj dhe do qëndroni në heshtje. Nës...
Art&Argëtim
22 Maj 2024, 16:45
S.B
Elvis Presley
SHBA- Një botim i Biblës që dikur i përkiste Elvis Presley-t tashmë ka dalë në ankand. Oferta pë...