"Kosova ka nevojë për institucione", Abdixhiku: E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëj&e...
Art&Argëtim
I vetëm në tapetin e kuq, Princ William merr pjesë në Çmimet BAFTA
Të premten, Pallati Kensington konfirmoi pjesëmarrjen e princit në ngjarje.
19 Shkurt 2024, 15:41Nga S.B
Princi William
BRITANI- Princi i Uellsit u fotografua duke ecur i vetëm në tapetin e kuq në ceremoninë e 77-të BAFTA në 'Royal Festival Hall' në Londër të dielën, ndërsa Princesha e Uellsit vazhdon rikuperimin e saj nga operacioni abdominal. William, 41 vjeç, i cili ka qenë president i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit që nga viti 2010, dukej në formë me një xhaketë smoking prej kadifeje, pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë.
Të premten, Pallati Kensington konfirmoi pjesëmarrjen e princit në ngjarje. Ceremonia vjetore ndiqet rregullisht nga çifti mbretëror. Vitin e kaluar, Middelton veshi një fustan të bardhë Alexander McQueen dhe u fotografua duke i dhënë bashkëshortit të saj një përkëdhelje të vogël lozonjare. Princesha e Uellsit u detyrua të humbasë festën e këtij viti pasi iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal në janar.
Shfaqja e William në tapetin e kuq vjen pasi ai mori një javë pushim nga detyrat mbretërore për t'u kujdesur për gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre gjatë pushimeve të tyre në shkollë.