LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Jo vetëm muzikë, Sunny Hill Festival sjell përfitime ekonomike për Kosovën

Yjet botërore si Dua Lipa, Shawn Mendes, DJ Peggy Gou dhe Anitta, që kanë mbi 210 milionë ndjekës të përbashkët në rrjetet sociale, e kthyen për disa ditë Kosovën në qendër të vëmendjes globale.

6 Gusht 2025, 14:12 Nga M.B
Jo vetëm muzikë, Sunny Hill Festival sjell përfitime ekonomike
Foto ilustruese

KOSOVA- Festivali Sunny Hill ka sjellë më shumë se muzikë në Prishtinë, ka sjellë para, imazh ndërkombëtar dhe jetë për ekonominë lokale. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, përfitimi ekonomik vetëm për kryeqytetin është mbi 22 milionë euro. Festivali u zhvillua për tri net me radhë në Prishtinë.

Yjet botërore si Dua Lipa, Shawn Mendes, DJ Peggy Gou dhe Anitta, që kanë mbi 210 milionë ndjekës të përbashkët në rrjetet sociale, e kthyen për disa ditë Kosovën në qendër të vëmendjes globale. Miliona adhurues të tyre, ndonëse jo fizikisht, e kanë dëgjuar emrin e Kosovës përmes këtij festivali. Por përtej famës, festivali solli ndikim konkret në jetën ekonomike të Prishtinës e disa qyteteve tjera të Kosovës. Taksistët përshkonin pa pushim rrugët drejt Bërnicës, ndërsa hotelet, restorantet dhe dyqanet ishin të mbushura përplot.

“Përfitime kanë pasur të gjithë – jo vetëm hotelet, por edhe gastronomia, ushqimi dhe shitësit e veshmbathjeve”, deklaroi Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit. Sipas tij përfitimet sillen nga 22 milionë euro.

“Përmbi 22 milionë sillet që veç Prishtina i ka fitu këtu kanë fitu të gjithë, nuk ka fitu veç Prishtina me Hotele por të gjithë, ai i ushqimit ai i gastronomisë, ai i veshmbathjes”.

Edhe sipas Dukagjin Lipës, organizator i festivalit, vetëm për një javë, Prishtina arkëton rreth 20 milionë euro. Këto të dhëna, sipas tij janë të bazuara në matjet e një kompanie britanike, që vlerëson ndikimin ekonomik të eventeve të mëdha.

“Nuk ka biznes në Kosovë që ia sjell Prishtinës 20 milionë euro për një javë”, – u shpreh Lipa, duke theksuar se promovimi që Dua Lipa i bën vendit nuk mund të blihet me para.

Ai tha se rreth 45% e pjesëmarrësve janë nga jashtë, përfshirë edhe diasporën, duke shtuar kështu ndikimin e festivalit në turizëm dhe në ndërkombëtarizimin e imazhit të Kosovës. Për më tepër, organizatorët e vlerësojnë shumë edhe sjelljen e publikut.

“Që nga viti 2016, kur kemi filluar me koncertin e parë të Duas, nuk kemi pasur asnjë incident. Kjo është mburrje për Kosovën. E kemi rininë më të mirë që kam hasur ndonjëherë”.

Edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku thotë se me zhvillimin e këtij festivali çdo vit Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare.

“Me vizionin e Dua Lipës dhe përkushtimin e ekipit të saj, Sunny Hilll ka krijuar një hapësirë ku muzika, arti dhe rinia jonë bashkohen me energjinë e botës. Çdo vit, Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare, ku Kosova shihet, dëgjohet dhe vlerësohet për atë që është: e talentuar, krijuese dhe e hapur për botën. Dua është shembulli më i mirë se si dashnia për vendin mund të shndërrohet në veprim me ndikim të jashtëzakonshëm. Faleminderit, Dua Lipa. Faleminderit Sunny Hill Festival. Kosova është më e ndritshme edhe falë jush”, shprehet Çeku në rrjete sociale.

Sunny Hill Festival është një nga ngjarjet më të mëdha muzikore dhe kulturore në Kosovë dhe në rajon, i cili zhvillohet çdo vit në Prishtinë. Themeluar nga Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, dhe babai i saj Dukagjin Lipa, festivali ka për qëllim të sjellë yje ndërkombëtarë në zemër të Ballkanit, duke promovuar Kosovën si një qendër të rëndësishme artistike dhe turistike.

Festivali mbledh mijëra pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe diaspora, duke sjellë ndikim të madh në ekonominë lokale, turizëm, gastronomi dhe kulturë. Përveç muzikës live nga emrat më të njohur botërorë dhe vendorë, Sunny Hill shërben edhe si platformë për promovimin e të rinjve, artit modern dhe kreativitetit urban.

Sunny Hill është më shumë se një festival – është një lëvizje kulturore që lidh Prishtinën me botën dhe e bën Kosovën një destinacion atraktiv për artdashësit ndërkombëtarë./ Monitor

sunny hill

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen