Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
'Jooooo, thjesht jo!'/ Reagojnë negativisht fansat për lidhjen e re të Elizabeth Hurley me Billy Ray Cyrus vetëm pak pasi e bënë publike
Çifti bëri daljen e parë të përbashkët në Instagram të dielën e Pashkëve, duke pozuar të përqafuar në një livadh. Duke dashur t'u urojnë ndjekësve të tyre "Gëzuar Pashkët", aktorja 59-vjeçare dhe këngëtarja 63-vjeçare e country kanë pozuar së bashku, teksa shkëmbejnë një puthje.
21 Prill 2025, 17:47Nga M.L
Foto ilustruese
SHBA- Zbulimi i lidhjes së re të Elizabeth Hurley me Billy Ray Cyrus ka bërë bujë mes fansave. Çifti bëri daljen e parë të përbashkët në Instagram të dielën e Pashkëve, duke pozuar të përqafuar në një livadh. Duke dashur t'u urojnë ndjekësve të tyre "Gëzuar Pashkët", aktorja 59-vjeçare dhe këngëtarja 63-vjeçare e country kanë pozuar së bashku, teksa shkëmbejnë një puthje.
Postimi i befasoi fansat e tyre, pasi erdhi vetëm pak muaj pas ndarjes së ashpër të Billy Ray Cyrus nga Firerose në gusht, një divorc që ishte publik dhe privat. Siç pritej, zgjedhja e re që Elizabeth Hurley bëri në jetën e saj personale shkaktoi shqetësim të veçantë tek audienca e saj, duke pasur parasysh sjelljen e Billy Ray Cyrus ndaj ish-bashkëshortes së tij, Firerose, pasi ai kishte publikuar një dokument audio në të cilin dëgjohej duke e sulmuar verbalisht.
Nën postimin e ri të aktores, nuk janë të paktë ata që e këshillojnë atë të rishikojë zgjedhjen e saj: 'Jooooo!! Thjesht jo! Vrapo, Elizabeth' dikush komentoi, ndërsa një tjetër pyeti; Kush tjetër nuk e priste këtë në 2025?
Billy Ray Cyrus ishte dikur një nga këngëtarët më të suksesshëm të muzikës country, i njohur për rolin e tij si një bashkëshort dhe baba i përkushtuar dhe për marrëdhënien e tij të ngushtë me vajzën e tij, Miley Cyrus, në serialin "Hannah Montana". Megjithatë, vitet e fundit karriera e tij personale dhe profesionale duket se ka marrë një kthesë në rënie, me dy divorce, akuza për abuzime dhe thashetheme për një prishje të marrëdhënies së tij me Miley Cyrus.