Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
Jori e 'Big Brother VIP' në lidhje me rreperin italian?
Banorja e Big Brother Vip në lidhje me reperin Fred de Palma.
3 Prill 2023, 14:11Nga a.d
Jori Delli, banore BBV Albania
TIRANË- Jori Delli, modelja shqiptare dhe banorja e Big Brother VIP Albania, ka spikatur gjatë ditëve në shtëpi për sinqeritetin dhe rehatinë që ka për të folur për jetën personale dhe lidhjet dashurore. Mirëpo, a mund të jetë duke na fshehur diçka?
Gjatë një hulumtimi të vogël në Instagram, Jori dhe rreperi i njohur italian Fred de Palma, kanë postuar në llogaritë e tyre foto nga i njëjti vend gjatë pushimeve në Maldive, me vetëm një ditë diferencë.
Fred de Palma i dha fund lidhjes së tij me aktoren italiane Beatrice Vendramin vitin e shkuar, duke e bërë atë tërësisht të disponueshëm për një lidhje të re. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një konfirmim të lidhjes nga ana e Jorit ose reperit.