31 Dhjetor 2024, 20:40
Nga ZH.LL
Foto ilustruese
Nata e madhe e ndërrimit të viteve në traditën e saj ka një tryezë me një shumëllojshmëri ushqimesh, por vetëm disa prej tyre duhet të konsumohen për të sjellë fat për vitin e ri që pason. Këto ushqime besohet se sjellin fat të mirë, si prosperitet, shëndet, lumturi dhe bollëk, në jetën e dikujt.
Ja një listë për ushqimet fatsjellëse që duhet të konsumojmë:
Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjell mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.
Konsumoni ushqime në formë unaze në vaktin e mëngjesit, për shembull, petullat e ëmbla apo edhe kekun e pjekur në tavën karakteristike në formë rrethore dhe me hapësirë boshe në mes. Ushqimi në këto forma përfaqëson ciklin e plotë të vitit, pra viti i ardhshëm do të jetë i plotë dhe i mbarë në çdo muaj apo stinë.
Mishi i derrit – Shumë njerëz mendojnë se mishi i derrit është ushqimi që sjell më shumë fat në krahasim me ushqimet e tjera, veçanërisht nëse konsumohet në natën e ndërrimit të viteve. Kjo për arsye se derrat janë të shëndoshë, gjë që simbolizon shëndet dhe begati. Ata gjithashtu kërkojnë ushqim me hundë duke ecur gjithmonë përpara, që përkthehet si progres. Mishin e derrit ju mund ta konsumoni në forma të ndryshme, si proshutë, salsiçe etj.
Përplasni një kokërr shegë në dysheme – Në Greqi, në natën e Vitit të Ri vendasit plasin një shegë në derën kryesore të shtëpisë, kjo bëhet me qëllim që nga shega të dalin sa më shumë kokrra që të jetë e mundur, sepse kokrrat e saj simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien.
Piqni peshk të pacopëtuar – Peshqit konsiderohen fatsjellës për tri arsye.
1- Luspat e tyre ngjasojnë me qindarkat, pra paratë.
2- Ata qëndrojnë në grupe, çka simbolizon unitet në familje.
3- Ata gjithmonë notojnë përpara, çka simbolizon progres.
Konsumoni makarona të gjata pa i thyer – Kjo është një traditë japoneze, sipas të cilës, makaronat e gjata simbolizojnë jetën e gjatë dhe fatin, por vetëm nëse i hani pa i thyer në copa të vogla.
Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër, kjo për arsyen e thjeshtë se ato janë të ngjashme me paratë, dhe në disa kultura besohet se konsumimi i tyre sjell mbarësi.
Gatuani thjerrëza – Gjejeni me çfarë ngjajnë thjerrëzat? PARATË. Po, këto bishtajore të vogla konsiderohen fatsjellëse në Itali dhe Brazil, dhe thuhet se janë konsideruar të tilla edhe nga romakët.
Gatuani një kek dhe fusni një monedhë në të kur ta piqni – Edhe kjo është një traditë greke e cila kërkon që të gatuhet një kek me shije limoni i quajtur vasilopita dhe kur të jetë gati për t’u pjekur, në të të futet edhe një monedhë. Personi të cilit i qëllon monedha konsiderohet me fat dhe viti i ardhshëm do të jetë i mbarë për të.
viti i ri ushqimet qe sjellin fat
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2024, 20:30
ZH.LL
dritat festive
SHBA- Festat e fundvitit janë një "festival dritash", që sipas shkencës janë të lidhura direkt me anën ps...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2024, 20:15
ZH.LL
foto ilustruese
Sezoni i festave është shpesh një vorbull festash, tubimesh shoqërore dhe traditash festive. Në kuptimin e p&...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2024, 18:42
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Momenti kur i themi lamtumirën vitit të vjetër dhe mirëpresim të riun shpesh shoqërohet me nj&eu...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2024, 10:32
E. D
Brad Pitt dhe Angelina Jolie
SHBA- Yjet e Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë arritur një marrëveshje divorci pas një betej...
Art&Argëtim
31 Dhjetor 2024, 07:11
r.ll
foto ilustruese
Dashi
Kjo e martë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur. Ky është momenti për të bërë b...
Art&Argëtim
30 Dhjetor 2024, 07:13
N.F
Foto ilustruese
Dashi
Dashi, Hëna ju favorizon dhe ju shtyn drejt një dite të mbushur me potencial në punë. Ky është mo...
Art&Argëtim
29 Dhjetor 2024, 07:16
r.ll
foto ilustruese
Dashi
Energjia është në kulmin e saj! Hëna në një aspekt të favorshëm përforcon vendosmë...
Art&Argëtim
28 Dhjetor 2024, 07:12
M.B
Foto ilustruese
Dashi
Sot do keni aftësinë për të qenë të kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Jupit...
Art&Argëtim
27 Dhjetor 2024, 20:34
I.A
Christopher Nolan
SHBA- Pas vlerësimeve të shkëlqyera që regjisori Christopher Nolan mori për Oppenheimer, ai po pë...
Art&Argëtim
27 Dhjetor 2024, 20:14
I.A
Callum Turner dhe Dua Lipa
A janë fejuar Dua Lipa dhe Callum Turner? Sipas raportimeve, sensacioni i popit i ka thënë po propozimit të ...