LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Nga Monroe, Natalie Wood te Tupac – Vdekjet misterioze që “tërbuan” Hollywoodin

Rastet e vdekjeve, të pazbardhura edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të shqetësojnë autoritetet, por edhe miliona fansa në mbarë botën.

2 Tetor 2022, 16:46 Nga k.m.
Nga Monroe, Natalie Wood te Tupac – Vdekjet misterioze që
Natalie Wood dhe Tupac

SHBA- Duke jetuar në dritat dhe lavdinë e famës, yjet e Hollivudit gjenerojnë interes rreth emrit të tyre, ndërsa nuk janë të paktë ata që janë përfolur shumë edhe pas vdekjes. Disa nga njerëzit më të njohur të serialit kanë ndërruar jetë papritur dhe në mënyrë episodike dhe vdekja e tyre ka mbetur një mister për autoritetet.

Vrasjet pa autorë, zbulimi i substancave në trup dhe raste të tjera pushtuan dhe vazhdojnë të pushtojnë mediat, pasi hetimet rreth këtyre krimeve nuk dhanë fryte. Këto janë disa nga vdekjet më misterioze të të famshëmve.

Brittany Murphy

Nga Monroe, Natalie Wood te Tupac – Vdekjet misterioze që

Ishte dhjetor 2009 kur Brittany Murphy vdiq në moshën 32-vjeçare në rrethana të pashpjegueshme. Aktorja kishte simptoma të ngjashme me gripin për disa ditë dhe fillimisht vdekja e saj u mendua si rezultat i një kombinimi të pneumonisë, anemisë dhe disa ilaçeve në gjak. Megjithatë, 6 muaj më vonë, burri i saj, Simon Monjack vdiq nga i njëjti shkak. Më pas, familja e saj filloi dyshimet dhe babai i saj kërkoi një hetim të pavarur toksikologjik për vdekjen e vajzës së tij, i cili tregoi se në trupin e saj u gjetën metale të rënda. Automatikisht, rezultati i hetimit la të hapur mundësinë që Brittany Murphy të ishte helmuar. Megjithatë, hetimi nuk u rihap kurrë.

Thelma Todd

Nga Monroe, Natalie Wood te Tupac – Vdekjet misterioze që

Në mëngjesin e 16 dhjetorit 1935, një shërbëtore gjeti të vdekur 29-vjeçaren Thelma Todd në makinën e saj në garazhin e shtëpisë së saj. Ylli hollivudian i asaj kohe, ajo ishte e veshur me rroba mbrëmjeje, një fustan dhe bizhuteri të shtrenjta. Mjeku ligjor renditi helmimin me monoksid karboni si shkak të vdekjes dhe ora e vdekjes u caktua në orën 5:00 të mëngjesit të së dielës. Detektivët që kishin marrë përsipër çështjen fillimisht arritën në përfundimin se vdekja e Todd nuk ishte rezultat i ndonjë ngjarje kriminale. Kur shoferi e zbriti në shtëpinë e saj, sipas raportimeve të asaj kohe, ai kishte harruar çelësat e banesës së saj, e ajo nuk hyri dot.  Kështu ajo u ngjit në një kodër për në shtëpinë e të dashurit të saj, por ai nuk iu hapi derën. E rraskapitur, ajo priti në makinë deri në agim. Për t'u ngrohur, ndezi motorin dhe ngrohjen. Aktoren e ka zënë gjumi brenda garazhit të mbyllur dhe mendohet se ka ndërruar jetë nga tymrat.

Nga autopsia rezultoi se në trupin e saj nuk kishte shenja dhune, përveç një mavijosje të vogël në buzën e poshtme dhe një dëmtim të lehtë në hundë. Megjithatë, çelësi i shtëpisë së saj u gjet në çantën e saj, duke hedhur poshtë teorinë fillestare të policisë se ajo e kishte mbetur jashtë shtëpisë. gjithashtu, këpucët e saj ishin shumë të pastra për një grua që ishte ngjitur në një kodër me baltë disa orë më parë. Vdekja e saj mbeti mister.

George Reeves

Nga Monroe, Natalie Wood te Tupac – Vdekjet misterioze që

Në vitin 1959, aktori amerikan, George Reeves, më i njohur për rolin kryesor në serialin popullor të viteve 1950 "Superman", u qëllua për vdekje. Ai ishte 45 vjeç kur mori një plumb në kokë gjatë një vizite me partneren e tij në shtëpinë e një shoku. Ishte 16 qershor 1959 kur George Reeves u qëllua dhe u vra. Vdekja e tij mund të jetë cilësuar zyrtarisht si vetëvrasje, por njerëzit pranë tij besonin se ai ishte vrarë.

Shumë më pas u fokusuan tek fakti se e fejuara e tij ishte ish-gruaja e një gangsteri dhe skenarët që ky i fundit vrau Reeves nga xhelozia bënë shumë bujë. Një tjetër teori që qarkulloi ishte se  Reeves dhe e fejuara e tij krijuan lidhje thjesht për të përmirësuar imazhin publik të yllit kinematografik, ose se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj gangster në fund organizuan vrasjen e "Superman" për interesa financiare. Epilogu i misterit nuk u shkrua kurrë, por në “aktin” e fundit autoritetet lanë të hapur mundësinë e vrasjes, në vend të vetëvrasjes.

Natalie Wood

Nga Monroe, Natalie Wood te Tupac – Vdekjet misterioze që

Mbytja e Natalie Wood bëri bujë dhe tërhoqi më shumë vëmendje se çdo vdekje tjetër në Hollywood. Më 29 nëntor 1981, aktorja ishte në një varkë me bashkëshortin e saj, Robert Wagner, dhe yllin e saj të 'Brainstorm', Christopher Walken. Të tre po udhëtonin për në ishullin Santa Catalina. Aktorja 43-vjeçare u gjet e mbytur me këmishën e natës. Shpjegimi i Wagner për vdekjen e saj ishte se ishte një aksident tragjik.

Vdekja e saj fillimisht u klasifikua si aksident, por nga raporti mjeko-ligjor rezultoi se ajo kishte të nxira në trup dhe alkool. Në vitin 2011 shkaku i saj i vdekjes u ndryshua në "mbytje dhe shkaqe të tjera të paspecifikuara". Në vitin 2018, u zbulua nga autoritetet se pasi dolën prova të reja, bashkëshorti i saj tashmë 88-vjeçar, Robert Wagner, u konsiderua i dyshuar kryesor për vrasjen e saj.

Marilyn Monroe

Nga Monroe, Natalie Wood te Tupac – Vdekjet misterioze që

Në orët e para të 5 gushtit 1962, Marilyn Monroe u gjet e vdekur në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj në Los Anxhelos. Trupi i saj i pajetë u gjet i zhveshur dhe ende mbante telefonin me të cilin kishte bërë telefonatën e fundit. Një ekzaminim pas vdekjes më vonë zbuloi se ylli kishte vdekur një natë më parë. Megjithatë, vdekja e saj mbetet e pazbardhur edhe sot e kësaj dite dhe teoritë e konspiracionit që e duan atë të jetë viktimë e vrasjes. 

Shumë spekuluan se ylli i dha fund jetës së saj, sepse ajo kishte lidhje me John F. Kennedy dhe vëllain e tij, Robert. Të dy ishin të martuar. Teoritë e konspiracionit që rrethojnë vdekjen e saj vazhdojnë ende sot, 60 vjet pas ditës së saj të fundit. Është karakteristike se shumë dyshuan se Monroe ishte detyruar të merrte pilulat për të mos folur kurrë për dy vëllezërit. Dosjet për të mbeten të vulosura nga CIA.

Tupac Shakur

Nga Monroe, Natalie Wood te Tupac – Vdekjet misterioze që

Vrasja e Tupac Shakur në vitin 1996, për një kohë të gjatë la në "hije" lagjet e Las Vegasit dhe më gjerë. Si mënyra se si vdiq, ashtu edhe mosha e tij e re ishin temat që u gjendën në qendër të interesit mediatik dhe opinionit publik. Reperi u qëllua nga një pasagjer i paidentifikuar në një makinë që po kalonte teksa po dilte nga një ndeshje boksi. Kjo nuk ishte hera e parë që Shakur sulmohej. Ndaj tij pati një tjetër atentat në vitin 1994. 

Korrikun e kaluar në dokumentarin "Unsolved: The Murders of Tupac and The Notorious BIG" një burrë i quajtur Keffe D deklaroi se si ishte në makinë me vrasësin e Tupac Shakur, por që atëherë nuk ka pasur asnjë zhvillim të mëtejshëm.

Bob Crane

Nga Monroe, Natalie Wood te Tupac – Vdekjet misterioze që

Ylli i viteve 1960 të "Hogan's Heroes" Bob Crane u gjet i vrarë brutalisht në një hotel në Arizona në vitin 1978. Aktori, bateristi, producenti i radios ishte një nga personalitetet më të njohura në Hollywood në vitet '70. Ai u gjet i vrarë në hotelin ku po qëndronte. Policia e konsideroi armën e vrasjes një trekëmbësh kamerash (tripod), ndërsa në qafë i ishte lidhur një kabllo elektrike.

Fillimisht, hetimi kishte vënë në shënjestër të dashurin e tij të atëhershëm, John Henry Carpenter, të cilin policia e arrestoi si të dyshuar për vrasjen. Kjo sepse makina e tij ishte e mbuluar me njolla gjaku që përputheshin me grupin e gjakut të Kane. Sidoqoftë, në atë kohë, testimi i ADN-së nuk ishte i disponueshëm dhe Carpenter nuk u gjykua kurrë deri në vitin 1992, kur çështja u rihap. Carpenter u shpall i pafajshëm për shkak të provave të pamjaftueshme dhe çështja e vdekjes së Bob Crane mbetet e pazgjidhur edhe sot e kësaj dite.

natalie wood tupac shakur marilyn monroe


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen