Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se kompozitori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka qenë producenti artistik i këngës së përfaqësueses gjeorgjiane.
SUEDI- Pavarësisht se Shqipëria nuk arriti as të kualifikohej në finalen e Eurovizionit, në fakt një shqiptar arriti ta kapte finalen. Mësohet se kompozitori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka qenë producenti artistik i këngës së përfaqësueses gjeorgjiane.
Kënga “Firefighter” e këngëtares Nutsa, arriti të kapë finalen dhe në rezultatet përfundimtare zuri vendin e 21-të. Gjebrea nuk ishte i vetmi shqiptar që kontribuoi në realizimin e këngës.
Kompozitorja shqiptare Ada Satka ishte njëra prej tekstshkrueseve gjithashtu. Ardit Gjebrea bëri gjithashtu një deklaratë në mediat sociale në lidhje me rrugëtimin e tij në Eurovizionin e këtij viti.
Suksesi i dy shqiptarëve dhe zëri i mrekullueshëm i këngëtares bënë që Gjeorgjia të arrinte finalen pas shtatë vitesh.
Deklarata e plotë e Gjebreas:
"Mbrëmjen që përmes një telefonate, Nutsa më ftoi si producent artistik të projektit Eurovision 2024 për Gjeorgjinë, u entuziazmova, por edhe u mendova gjatë...
Gjeorgjia prej 7 vitesh nuk hynte në finalen e Eurosong dhe për mua ishte sfidë, por siguria ime ishte vetë Nutsa.
Detaje ka plot, madje dhe shumë të bukura, punë pafund, por e rëndësishme ishte që ky të ishte një projekt ndërkombëtar, ku Shqipëria të ishte zemra e Gjeorgjisë. Dhe në fakt, Natia Mshvenieradze - Kryetare e Delegacionit Gjeorgjian kështu më thotë: "Ardit, ti je zemra e skuadrës tonë!"
Në këtë projekt zbulova një kompozitore shqiptare të super talentuar Ada Satka, e cila jeton në USA dhe tashmë edhe në Shqipëri, dhe bashkë me mikun dhe bashkëpunëtorin e shumë artistëve shqiptarë Darko Dimitrov, u krijua kënga "Firefighter".
Miguel dhe Nick, dy Balerinë që kanë qënë në Kënga Magjike 2019, së bashku me Luigi, Andrea, Dlova dhe Dante, formuan ekipin koreografik me të cilin u punua për çdo detaj. Dhe qershia mbi tortë (meritë e Nutsës) ishte Drejtori Kreativ i skenës, Sagiv Karpel - i American Idol 2023. Dhe ja ku jemi sonte në natën Finale! Ja dolëm te jemi! Bëmë zgjedhjet e duhura, sepse kënga është projekt, i cili kurohet në çdo detaj, pa folur për punën aq profesionale të PR që bën Lasha Kapanadze. Jemi një skuadër me një artiste të jashtëzakonshme! E kush nuk dëshiron të fitojë një Festival?!
Por ajo që i thashë Nutsës mbrëmë pas provës së përgjithshme të Finales ishte: "Festivali për ty ka mbaruar, ti je ajo që të gjithë të duan për artisten dhe njeriun që je. Jam i sigurt që do të të ftojnë ngado, sidomos në aktivitetet e mëpasme të Eurosong. Gjurma që po lë, është e jashtëzakonshme dhe nga nesër, fillo të mendosh për gjurmët e reja.
View this post on Instagram
Halle Berry SHBA- Partneri i aktores amerikane Halle Berry bëri bujë në Instagram së fundmi. Në Ditën Ndë...
Law dhe Zendaya SHBA- Stilisti i aktores Zendaya, Law Roach, zbuloi pesë shtëpitë kryesore të modës që kishin refuzuar k...
Drake SHBA- Reperi kanadez Drake ka ndezur edhe një herë thashethemet, këtë herë për nxjerrjen në shitje të re...
Bambie Thug SUEDI- Përfaqësuesja e Irlandës në Eurovizion, Bambie Thug menjëherë pas përfundimit të ...
Nemo SUEDI- Këngëtari 25-vjeçar zviceran është gëzuar pa masë pas përfundimit të Eurovizionit dhe fitor...
Foto ilustruese Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të me...
Përfaqësuesit e Kroacisë dhe Zvicrës SUEDIA- Zvicra është shpallur shteti fitues i “Eurovision 2024”, pë...
Foto ilustruese Dashi Pesimizmi do ju pushtojë sot dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Për ju të dashuruarit pritët të vijë ...
ZVICËR- Zvicra ka fituar Eurovisionin për vitin 2024. Vendin e dytë e ka marrë kënga e Kroacisë, ndërsa Ukraina ësht&e...
Kim dhe Psalm SHBA- Të gjithë anëtarët e familjes Jenner dhe Kardashian janë bekuar me shumë dhurata në ditëli...