Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Art&Argëtim
Salma Hayek uron Francois-Henri Pinault në ditëlindjen e tij të 63-të: Ndërsa koha kalon, vazhdoj të bie në dashuri me ty gjithnjë e më shumë
Çifti, të cilët janë ndër më të dashurit në showbizin ndërkombëtar, u martuan në vitin 2009 dhe së bashku kanë një vajzë, Valentina-Paloma.
29 Maj 2025, 19:02Nga M.L
Foto ilustruese
SHBA- Francois-Henri Pinault feston ditëlindjen e tij të 63-të dhe Salma Hayek e uroi publikisht me një postim në rrjetet sociale. Çifti, të cilët janë ndër më të dashurit në showbizin ndërkombëtar, u martuan në vitin 2009 dhe së bashku kanë një vajzë, Valentina-Paloma.
Meqenëse aktorja ka një prani aktive në Instagram dhe poston shpesh materiale nga jeta e saj personale, ajo donte të bënte një postim për të uruar bashkëshortin e saj në këtë ditë të veçantë. Më konkretisht, Salma Hayek publikoi një fotografi në llogarinë e saj personale, ku shfaqet ajo, François-Henri Pinault dhe vajza e tyre.
Në mbishkrimin që shoqëronte postimin e saj, ajo shkroi: Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Ndërsa koha kalon, vazhdoj të bie në dashuri me ty gjithnjë e më shumë. Të duam shumë, shumë shumë.