26 Maj 2023, 17:11
Nga m.s
Celine Dion
SHBA- Këngëtarja Celine Dion ka anuluar të gjitha shfaqjet, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ajo ka njoftuar fansat se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore për të bërë turne, pasi u diagnostikua me një çrregullim të rrallë neurologjik.
Këngëtarja zbuloi vitin e kaluar se vuante nga Sindroma Stiff-Person (SPS), e cila po ndikonte edhe në të kënduarit. Ajo ka anuluar të gjitha shfaqjet që kishte planifikuar për 2023 dhe 2024.
Në një deklaratë të postuar në Twitter, 55-vjeçarja u tha fansave: “Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Edhe pse më thyen zemrën, është më mirë që të anulojmë gjithçka derisa të jem vërtet gati të rikthehem në skenë”.
Ajo shtoi: "Unë nuk po dorëzohem... dhe mezi pres t'ju shoh përsëri!". Në dhjetor 2022, këngëtarja postoi një video emocionuese në Instagram për të thënë se ajo ishte diagnostikuar me (SPS) dhe nuk do të ishte gati të fillonte një turne evropian në shkurt siç ishte planifikuar.
Ajo tha se çrregullimi po shkaktonte spazma muskulore dhe "nuk më lejon të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar".
Turneu Botëror Courage filloi në vitin 2019 dhe Dion përfundoi 52 shfaqje, raporton "BBC". Ajo më vonë anuloi takimet në Amerikën e Veriut për shkak të problemeve shëndetësore dhe vonoi pjesën evropiane të turneut.
Të premten, ato shfaqje evropiane të vonuara u anuluan krejtësisht, duke përfshirë datat në Londër, Dublin, Paris, Berlin, Amsterdam, Stokholm dhe Zurich. Në një deklaratë, Dion tha se ajo "po punonte vërtet shumë" për të rikthyer forcën e saj.
“Po punoj shumë për të rikthyer forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur je 100%,” citohet të ketë thënë Dion.
celine dion anulon shfaqjet sindroma stiff-person
Art&Argëtim
26 Maj 2023, 17:00
k.m.
Xhoana Nano
TIRANË- Rikthehet Xhoana Nano! Që pas largimit nga politika të bashkëshortit të saj, ish-kryeministrit Fatos Nano, edh...
Art&Argëtim
26 Maj 2023, 10:46
a.d
Kim Kardashian
SHBA-Kim Kardashian foli për ndjenjat e saj të vërteta për ish bashkëshortin, Kanye West, në sezonin e ri t&eu...
Art&Argëtim
26 Maj 2023, 10:22
f.i
tavolina më e shtrenjtë në botë
ITALI- Artisti shqiptar Helidon Xhixha ka dizenjuar në Itali tavolinën më të s...
Art&Argëtim
26 Maj 2023, 10:05
I.A
Quentin Tarantino
SHBA- Quentin Tarantino është ende në kërkim të një njeriu kryesor për "The Movie Critic". Regjisori 6...
Art&Argëtim
26 Maj 2023, 07:09
I.A
Horoskopi
DashiKjo ditë ka të bëjë me emocione të mëdha, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë. Në dashuri, beqa...
Art&Argëtim
25 Maj 2023, 21:33
f.i
Tina Turner
SHBA- Tina Turner ka vdekur nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Zvicër. Dailymail shkruan se këngë...
Art&Argëtim
25 Maj 2023, 17:34
A.B
Naim Abazi e Mihrije Braha
KOSOVË- Banesa e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë...
Art&Argëtim
25 Maj 2023, 16:46
m.s
Tina Turner
SHBA- Të famshmit dhe fansat kanë nderuar Tina Turner, e cila ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. Beyonc&e...
Art&Argëtim
25 Maj 2023, 17:07
f.i
Fetty Wap
SHBA- Reperi Willie Junior Maxwell II, i njohur me emrin artistik Fetty Wap i është dhënë dënimi me burg, pasi ...
Art&Argëtim
25 Maj 2023, 16:26
f.i
Aurela Hoxha dhe i biri
TIRANË- Aurela Hoxha është treguar shumë e kufizuar në lidhje me detajet e dhëna për dy sht...