28 Prill 2023, 14:21
Nga a.d
Glen Powell dhe Sydney Sweeney
SHBA-Sydney Sweeney, e njohur si Cassie e Euphoria-as, ka nisur xhirimet për filmin më të ri rom-com ‘Anyone but you’ bashkë me aktorin Glen Powell. Xhirimet për filmin filluan në shkurt të këtij viti në Sidney, Australi, dhe dyshja simpatike e aktorëve janë parë duke xhiruar disa skena bashkë, ku në njërën prej tyre, kanë shkëmbyer një puthje pasionante.
Gjatë këtyre muajve, pasi cilësuan si ‘Dyshja e yjeve më e ndjekur’ nga ‘Deadline’, Sydney dhe Glen kanë postuar vazhdimisht së bashku në rrjetet sociale, ku shihen duke kaluar një kohë mjaft të mirë edhe jashtë xhirimeve. Në muajt mars dhe prill dy kolegët kanë postuar foto ku duken më të afërt se dy kolegë të thjeshtë. Si fillim në një vizitë në kopshtin zoologjik dhe më pas në një tur përreth Sidnit, dyshja ka bërë fansat të dyshojnë për marrëdhënien e tyre.
Për vite me rradhë, industria e filmit ka dëshmuar se dyshet që dashurohen në film, kanë tendencën të dashurohen edhe në jetën reale. Ka ndodhur me Brad Pitt & Angelina Jolie, Blake Lively & Ryan Reynolds, Ben Affleck & Jennifer Lopez e shumë të tjerë. A mund të jetë duke ndodhur e njëjta situatë me Sweeney dhe Powell? Kimia që kanë me njëri tjetrin mund të shpjegohet edhe si një strategji shumë e mirë marketingu, edhe pse ngjarjet që kanë ndodhur më pas, mund të vërtetojnë të kundërtën.
Në fillim të xhirimeve të dy kolegët ishin në një lidhje, por Gigi Paris, e dashura e Glen Powell, ndaloi së ndjekuri Sydney-n në instagram, në mesin e githë kaosit të krijuar ditët e fundit në internet. Pa kaluar shumë kohë, vetëm dy ditë më parë Gigi njoftoi ndarjen e saj me Powell, duke i bërë 'unfollow' në instagram. "Dijeni vlerën tuaj dhe kaloni te tjetri", shkruajti Gigi më 26 prill në postimin e saj.
Fansat kanë aluduar se publikimi i videos ku Sydney hidhet në krahët e Powell duke qeshur, ka qenë një faktor që ka ndikuar në ndarjen e tyre. Edhe pse, sipas nje burimi për revistën People, çifti ishte ndarë disa javë para se vidoeja të bëhej virale.
Marrëdhënia e dy yjeve mund të jetë një romancë e pashmangshme ose thjesht një metodë marketingu shumë e mirë, por me siguri që këto dyshime do ta ndryshojnë mënyrën se si do ta shohim ‘Anyone but you’. Mbetet për t’u parë nëse Sweeney dhe Powell do të japin një shpjegim për çështjen që ka marrë vëmendjen e fansave prej ditësh.
sydney sweeney glen powell anyone but you
Art&Argëtim
28 Prill 2023, 13:53
f.i
Shakira
SPANJË- Këngëtarja Shakira së bashku me fëmijët e saj u largua përgjithmonë nga Barcelon dhe është...
Art&Argëtim
28 Prill 2023, 12:37
f.i
Elvana Gjata
TIRANË- Këngëtares Elvana Gjata i ka ndodhur një incident në një nga koncertet e fundit të saj. Gjatë ...
Art&Argëtim
28 Prill 2023, 12:19
f.i
Kim dhe Kourtney Kardashian
SHBA- Në trailerin e publikuar të sezonit të 3 të ‘The Kardashians’ duket se raporti mes K...
Art&Argëtim
28 Prill 2023, 11:16
I.A
James Corden dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden iu bashkua episodit të fundit të James Corden në “The Late Late Show&r...
Art&Argëtim
28 Prill 2023, 07:01
I.A
Horoskopi
DashiNë dashuri është shumë e rëndësishme të përpiqeni të kuptoni tjetrin dhe ta vendosni veten n&eu...
Art&Argëtim
27 Prill 2023, 21:54
a.l
Robbie ëilliams
SHBA- Këngëtari i njohur Robbie Williams ka bërë një deklaratë të papritur që ka të...
Art&Argëtim
27 Prill 2023, 21:43
a.l
SHBA- Pedro Pascal pushtoi Hollywood-in vitin e kaluar me rolin e Joelit në "Last of Us". Aktori kilian është sërish ...
Art&Argëtim
27 Prill 2023, 18:38
k.m.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez
ARABIA SAUDITE- Një krizë në marrëdhënien mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez &...
Art&Argëtim
27 Prill 2023, 18:23
k.m.
Bebe Rexha
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka dhënë një intervistë për "Rolling Stones", ku prom...
Art&Argëtim
27 Prill 2023, 16:53
A.B
Jerry Springer
SHBA- Ylli legjendar i televizionit Jerry Springer ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Jerry "ka ndërruar jetë p...