Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Art&Argëtim
Zendaya shkëlqen në premierën e filmit të ri, figura në fustanin e saj mori të gjithë vëmendjen
Fustani kishte një prerje në pjesën e pasme, si dhe një dekolte të hapur.
26 Mars 2024, 16:28Nga S.B
Zendaya
AUSTRALI- Aktorja e njohur Zendaya mori pjesë në premierën e filmit të saj “Challengers” në Sydney, Australi. Aktorja 27-vjeçare mahniti teksa kishte veshur një fustan jeshil me shkëlqim 'Loewe' nga Jonathan Anderson.
Videoja e ish-yllit rrezatues të Disney duke pozuar për fotografët në tapetin e kuq u shpërnda nga stilisti i saj, Law Roach, në një Story në Instagram. Fustani kishte një prerje në pjesën e pasme, si dhe një dekolte të hapur.
Zendaya
Duke u përshtatur me karakterin e saj të Challengers (Tashi një teniste e kthyer në trajnere) fustani i Zendaya shfaqte një print elegant të një figure që mbante një raketë tenisi. Ajo e kombinoi look-un me taka stileto, ndërsa flokët e saj ishin të stiluar nga pas duke lënë një pjesë të balukes anash.
Zendaya
Challengers, sipas një përmbledhjeje zyrtare të filmit, ndjek një trekëndësh dashurie intensive që ngatërron tre lojtarë që e njihnin njëri-tjetrin kur ishin adoleshentë ndërsa konkurronin në një turne tenisi për të qenë fituesi i Grand Slam-it me famë botërore. Filmi del në kinema në 26 prill 2024.