LIVE UPDATES
Bota

Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s, Putin kërcënon përgjigje ushtarake

23 Dhjetor 2021, 07:39 Nga DOSJA
Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s, Putin kërcënon

MOSKË – Në konferencën vjetore për mediat në Moskë të enjten (23.12.), presidenti Putin pritet të flasë edhe për konfliktin në Ukrainë. Por aktualisht nuk ka shenja të relaksimit në konfliktin e Ukrainës – përkundrazi. Ndërkohë që presidenti rus Vladimir Putin po ashpërson tonet e tij, ndaj lëvizjes së trupave ruse në kufirin me Ukrainën ka reaguar edhe NATO. Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Welt”, gatishmëria operacionale e forcave për reagime të shpejta është rritur. Sipas kësaj, task forcat e njohura si e ashtuquajtura “Maja e shtizës së NATO-s” duhet të jenë gati brenda pesë ditësh për të shkuar në ndonjë zonë krize. Deri më tani, forca e quajtur “Very High Readiness Joint Task Force (VJTF)” duhej të ishte gati brenda shtatë ditësh.

Sipas njoftimit të gazetës, në gatishmëri të shtuar janë vënë edhe njësi të tjera, si forcat speciale apo dhe ato për logjistikë. Në rast krize, ato janë gjithashtu të gatshme të lëvizin shumë më shpejt. Përveç përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, qëllimi është të përmirësohet mbrojtja e aleatëve lindorë të NATO-s. Vendet lindore ndihen gjithnjë e më të kërcënuara nga zhvillimet e fundit në kufirin ruso-ukrainas.

Një zëdhënës i NATO-s nuk deshi të komentojë hapat e fundit. Megjithatë, aleatët e kishin “bërë të qartë” se çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia do të kishte “kosto dhe pasoja”, tha ai.

Forca e NATO-s për Reagime (NRF) është një task forcë shumëkombëshe, që mund të zhvendoset shpejt dhe përbëhet nga deri në 40.000 ushtarë. VJTF është pjesë e NRF. VJTF është forca më e shpejtë e reagimit që ka aleanca NATO. VJTF aktualisht drejtohet nga Turqia. Sipas “Welt”, në këtë forcë bëjnë pjesë rreth 6400 ushtarë.

Putin ashpërson tonet

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar me një reagim “ushtarako-teknik” ndaj sjelljes së supozuar “jomiqësore” të Perëndimit. Nëse Perëndimi nuk heq dorë nga “qëndrimi i tij qartësisht agresiv, ne do të marrim masat e nevojshme ushtarako-teknike për hakmarrje”, tha ai në Moskë. Rusia do të “reagojë ashpër ndaj hapave jomiqësorë”, tha Putin në një fjalim para zyrtarëve të lartë të ushtrisë dhe ministrisë së Mbrojtjes.

Putin siguroi se Rusia nuk dëshiron një “konflikt të armatosur” ose “gjakderdhje”, por dëshiron t’i zgjidhë çështjet “nëpërmjet kanaleve politike dhe diplomatike”. Por ai përsëri u ankua për mbështetjen e Ukrainës nga SHBA-ja, e cila përfshin trajnime ushtarake dhe ndihma prej më shumë se 2.5 miliardë dollarë. Kjo po ndodh “para pragut të derës sonë”, tha Putin.

Presidenti rus ka akuzuar SHBA-në dhe NATO-n për javë të tëra se ato po nxisin tensionet pranë kufirit rus. Deklaratat e Putinit shtojnë frikën se ushtria ruse mund të planifikojë një pushtim të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë në kufirin me shtetin e saj fqinj.

Shtetet e G7 dhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar Rusinë me “pasoja masive” në rast të një sulmi. Perëndimi ka frikë se Putini mund të nisë një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë me pretekstin e një provokimi të supozuar. Rusia mohon përgatitjen e një pushtimi të Ukrainës dhe akuzon qeverinë në Kiev, si dhe NATO-n, për provokime. Putini kërkoi kohët e Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimifundit garanci të shkruara sigurie nga SHBA dhe aleanca perëndimore, duke u përmbajtur nga zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në lindje dhe ngritja e bazave ushtarake në ish-republikat sovjetike.

Sipas Kremlinit, Putin ka dhënë “informacione të detajuara” në lidhje me këto kërkesa edhe në bisedën e tij të parë telefonike me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz. Putin kërkoi “bisedime serioze” për garancitë e kërkuara nga pala ruse për çështjet e sigurisë. Scholz, nga ana e tij, ka shprehur “shqetësimin e tij për situatën” dhe theksoi “nevojën urgjente për de-eskalim”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë së tij.

Bulgaria kundër stacionimit të trupave të NATO-s

Brenda NATO-s ka mendime të ndryshme për situatën. Për shembull, ministri bullgar i Mbrojtjes Stefan Janev kundërshton për momentin vendosjen e trupave të NATO-s në Bullgari. Nuk ka rrethana të nevojshme që mund të justifikojnë një vendim për vendosjen e trupave të NATO-s në territorin bullgar, tha Janev. Nuk ka asnjë arsye për të parë njësitë ruse si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Aleancën dhe zonën përkatëse të sigurisë.

Janev konfirmoi këshillimet rreth disa opcioneve brenda NATO-s, duke përfshirë një prani të Aleancës në vendet anëtare të Bullgarisë dhe Rumanisë, që kufizohen me Detin e Zi. Për arsye historike dhe kulturore, shumica e popullsisë së Bullgarisë konsiderohet të jetë miqësore me Rusinë. (DW)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota moska nato rusia shba moska nato rusia shba

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend