"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Aviacioni i Aviacionit Civil thirrje qyetarëve: Mos blini bileta, nuk dihet kur rifillojne fluturimet
27 Mars 2020, 14:10Nga DOSJA
TIRANË- Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë sot një njoftim shumë të rëndësishëm për qytetarët, duke i i nformuar ata që të mos blejnë bileta avioni pë të udhëtuar në vende të ndryshme të botës, pasi nuk dihet se kur do rifillojnë fluturimet.
Në një njoftim për mediat AAC, bën me dije se data e rifillimit të fluturimeve do të varet nga ecuria e gjendjes ndërkombëtare, prandaj këshillojmë të gjithë qytetarët të evitojnë blerjen e biletave të transportit ajror nga çfarëdo burimi deri sa të njoftoheni nga kanalet zyrtare për ri-fillimin e fluturimeve.
NJOFTIMI I PLOTË
Në këto kohë të vështira të ndalimit të fluturimeve për/nga Shqipëria, në kuadër të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Autoriteti Aviacionit Civil ndërgjegjësohet me interesin e disa qytetarëve për të udhëtuar për/nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në drejtim të destinacioneve Evropiane e më tej por thekson se fluturimet për/nga Shqipëria janë pezulluar deri në një urdhër të dytë ? Data e rifillimit të fluturimeve do të varet nga ecuria e gjendjes ndërkombëtare, prandaj këshillojmë të gjithë qytetarët të evitojnë blerjen e biletave të transportit ajror nga çfarëdo burimi (kompani ajrore, agjenci apo faqja të ndryshme në internet) të paktën për javët në vazhdim, deri sa të njoftoheni nga kanalet zyrtare për ri-fillimin e fluturimeve.
Ndërkohë, Qeveria Shqiptare, nëpërmjet kompanisë flamurmbajtëse Shqiptare ?? “Air Albania”, do të kryejë fluturime riatdhesimi ✅#falas✅ nga vende të ndryshme të Evropës drejt Tiranës në ditët në vijim. Për këtë bashkëqytetarët e ngelur jashtë kufijve të Shqipërisë duhet të shkruajnë tek ✅ëëë.shqiperiaqeduam.al✅ për të regjistruar kërkesën për kthimin e tyre, dhe/ose nëpërmjet kontaktit të Ambasadave apo Konsullatave tona më të afërta pranë tyre. Këto janë kohë të pazakonta dhe kërkojnë ndërgjegjësimin qytetar për zbatimin e të gjithë rregullave të vendosura nga institucionet shtetërore për menaxhimin e situatës. Për çdo paqartësi apo pyetje jeni të lutur të na shkruani drejtpërsëdrejti në adresën e emailit ✅[email protected]✅ dhe ✅[email protected]✅ dhe ne do t’ju përgjigjemi zyrtarisht në kohë record. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe të bashkuar, por larg fizikisht, do ta kalojmë këtë situatë dhe do të fluturojmë e takohemi serish.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Një lajm i mirë vjen nga Lezha, ku asnjë prej mjekëve dhe infermierëve që i shërbyen të resë me koronavirus nuk janë të infektuar. Nga dje ata u fut...
Që ditën e parë kur u zbulua pacienti zero, radiologu Renato Osmanaj së bashku me të gjithë stafin e spitalit infektiv ndodhen në vijën e parë të luftës kundër ...
Tiranë- Shqiptarët çdo ditë thyjenë masat e marra nga qeveria për COVID-19. Mëngjesin e sotëm shumë qytetarë janë shfaqur në rrugët e kryeqytetit, pa mas...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka monitoruar vetë nga afër procesin e dezinfektimit të zonave të ndryshme në kryeqytet për të parandaluar përhapjen e k...
Tiranë- Shkon në 12 numri i personave të infektuar me COVID-19 në qytetin e Korçës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se është infektuar edhe...
TIRANË– Super-trafik tek zona e Doganës në hyrje të kryeqytetit. Duke marrë parasysh se janë vetëm 8 orë mundësi për lëvizje, mëngjesi dhe mesdita janë pik...
Durrës– Shkon në 11 numri i të infektuarve me COVID-19 në Durrës dhe rasti më i ri është një 74-vjeçare. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e moshuara ...
Fier- Detaje të reja kanë dalë për 66-vjeçarin nga fshati Mbërs i Roskovecit, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm tek spitali Infektiv në Tiranë, pasi u...
Tiranë- Shqiptarët nuk i binden masave të marra nga qeveria për Covid-19. Dhjetëra qytetarë në Kombinat shfaqen grumbull para godinës së Postës Shqiptare. Me &c...