LIVE UPDATES
Aktualitet

Babai i 22-vjeçarit që vdiq në Bulqizë tregon telefonatën e fundit para krimit

7 Dhjetor 2020, 13:43 Nga DOSJA
Babai i 22-vjeçarit që vdiq në Bulqizë tregon

TIRANË– Para një muaji, një ngjarje e rëndë ndodhi në Bulqizë, ku rreth orës 23:30 dyshohet se nga pakujdesia, duke gjuajtur me armë gjahu çifte, Klodian Kola plagosi shokun e tij, Elidon Basha, 22 vjeç, i cili humbi jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Hasan Basha, babai i Elidon Bashës flet për herë të parë, pas ngjarjes së rëndë. Ai tregon edhe fjalët që i ka treguar mjeku në Bulqizë, kur i biri ishte ende koshient.

“Në datën 26 djali punonte në minierën e Bulqizës. Pasi mbaroi punën njoftoi në telefon që t’i bënte mamaja bukën dhe më pas doli me shoqërinë. Në orën 8 të darkës doli për gjueti dhe Klodiani e merrte shpesh me motor për gjueti. Në orën 12 të darkës bashkëshortja më thotë se nuk ka ardhur djali. Djali i xhaxhait merr në telefon dhe thotë se policia e rendit e ka njoftuar se e kanë plagosur djalin dhe e kanë dërguar në Peshkopi. Është vrarë 8 kilometra larg shtëpisë. Djali ka marrë një plumb dhe autori ka marrë fuoristradën. Nuk më ka njoftuar as spitali i Peshkopisë dhe as i Bulqizës. Nga Bulqiza e kanë dërguar me një autoambulancë dhe një mjek roje tha se djalin e kanë dërguar në Peshkopi dhe më thanë t’u jepja gjak se isha 0 negativ. Më lajmëruan prapë dhe më thanë se djalin do e dërgojnë në Tiranë. Ishte një shoqëruese me djalin, por djali kishte ndërruar jetë rrugës për në Tiranë. Unë e kam parë në 03:30 të natës kur ka ardhur në Peshkopi dhe djali ishte i zhveshur dhe pa batanije. Nuk kam folur me djalin e akuzuar dhe kam folur me ekspertin e mjekësisë ligjore për t’i bërë autopsinë dhe nuk kishte dëmtime nga barku, por kishte një dëmtim në pjesën e muskujve. Nuk e di se kush e ka shoqëruar se nuk kam asnjë informacion, mjeku i Bulqizës tha se djali ishte koshient dhe fliste “Sa inat po më vjen”. Një shef policie e ka marrë djalin me një fuoristradë. Familja e autorit nuk ka ardhur të më lajmërojë. Ata ishin shokë prej një viti dhe dilnin shpesh për gjueti. Kanë qenë djem të mirë dhe me sa kam kuptuar unë, nuk kishin konflikt me njëri-tjetrin. Elidoni s’ka pasur armë gjuetie, por Klodiani po kishte armë gjuetie me leje.”- tha babai i Elidonit në një lidhje me Skype në “Shqipëria Live”.

I riu Elidon Basha është qëlluar me armë zjarri gjatë kohës që kishte dalë për gjueti me një shokun e tij. Ky i fundit, Klodian Kola e ekzekutoi nga pakujdesia me kallashnikov.

Basha ndërroi jetë nga gjakderdhja, pas sorollatjeve nëpër spitale, ku nuk kishte asnjë kirurg. Basha mund të kishte shpëtuar, por vonesa që iu bë pas sorollatjeve të shumta, bëri që i riu të ndërronte jetë rrugës për në Tiranë. Klodian Kola është vënë në pranga. Ai fshehu armën e krimit dhe rrobat me gjak, me ndihmën e prindërve. Fillimisht Kola ka mohuar krimin duke pretenduar se ai dhe shoku i tij ishin qëlluar nga persona të tjerë, dhe se ai në fakt i kishte shkuar për ndihmë mikut të tij. Por më vonë tha se Basha vrau veten, duke e bërë akoma më të dyshimtë përfshirjen e tij në këtë histori.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon basha hasan basha klodian kola vrasje ne bulqize elidon basha hasan basha klodian kola vrasje ne bulqize

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen