6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Çfarë ka efekt:
Avigan – mund ta shkurtojë sëmundjen nga koronavirusi. Ky medikament japonez kundër gripit që përmban lëndën Favilavir fillimisht në Azi e më pas edhe në vende të tjera u lakua shumë. Medikamenti në fjalë përdoret kundër gripit dhe vepron me efekt kundër viruseve të ndryshme RNA. Më 2014 medikamenti u përdor me sukses kundër Ebolas. Më 2016 qeveria japoneze e dërgoi Favilavir si ndihmë emergjence në Guinea për të luftuar epideminë Ebola. Aktualisht ky medikament mund ta shkurtojë kohën e sëmundjes nga koronavirusi, por megjithatë ka efekte të forta anësore si shok anafilaktik ose infeksion të mushkërive.
Dexametahson – varet nga koha e përdorimit
Bllokuesi i infeksioneve Dexamethason e ul vdekshmërinë tek pacientët, që respirohen dhe janë më gjatë se shtatë ditë të sëmurë. Instituti Robert Kosh (RKI) si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rekomandojnë këtë medikament për këta pacientë. Dexamethason megjithatë nuk mund të përdoret për njerëz me simptoma të lehta dhe as nuk mund të përdoret në fazën fillestare të sëmundjes. Nëse përdoret qysh në simptomat e para, medikamenti mund ta zbehë imunitetin apo ta bllokojë atë e madje mund të provokojë një ecuri të rëndë të sëmundjes”, shpjegon në një podcast në fillim të tetorit për NDR, Sandra Ciesek, drejtore e Institutit për Mjekësinë e Virologjisë në Klinikën Univeristare në Frankfurt.
Çfarë nuk ka efekt:
Hydroxychloroquin – nuk ka efekt pozitiv
Kjo lëndë është e hershme dhe është përdorur kundër malarjes, në fillim të pandemisë së COVID-19, Hydroxychloroquin u përdor si një medikament shpresëdhënës. Por ndërkohë Instituti Federal për Barnat dhe Produktet Mjekësore paralajmëron nga përdorimi i tij kundër COVID-19. „Pacientët që trajtohen me Hydroxychloroquin, duhet të mbikqyren intensivisht, pasi ka mundësi që të kenë efekte të forta anësore”, shkruan ky institut në faqen e vet të internetit. Gjithashtu nuk janë provuar efekte pozitive tek pacientët me koronavirus.
Këto ilaçe janë të diskutueshme
Artemisinin – shurup shpresëdhënës me bazë bimore
Në fillim të pandemisë lëngu me erëza nga Madagskari bëri bujë: Covid Organics, promovon Artemininin bazuar tek bimët Hypericum. Studimet të qendrueshme klinike për efektin e Covid Organics deri tani nuk ka. Një ekip i drejtuar nga profesorPeter Seeberger, drejtues i sektorit të Sistemeve Biomolekulare në Institutin Max-Planck, ka arritur të provojë, që ekstraktet e bimës Artemisia kanë efekt ndaj koronavirusit. Deri tani këto studime janë filletare dhe nuk janë verifikuar përfundimisht. Ndërkohë në Meksikë po vazhdon faza e dytë e këtij studimi me 360 vetë, të cilët po testohen mbi efektin e bimës Artemisia në kontekstin e CPVID-19. Rezultatet deri tani nuk janë publikuar. Seeberger në intervistë për DW thotë, se „ka mjaftueshëm pika referimi, për të hulumtuar shkencërisht efektin e Artemisinin ndaj koronavirusit. Ai këshillon megjithatë rreptësisht, që të mos përdoret çaji me Artemisinin duke menduar, se me këtë mund të shërohesh prej COVID-19. Efektet nuk janë ende të provuara klinikisht.”
Tocilizumab dhe Sarilumab – studime kontradiktore
Efekti i antitrupave Tocilizumab dhe Sarilumab është i diskutueshëm. Përbërësit aktiv normalisht përdoret për trajtimin e artitit rheumatik dhe sipas një studimi në fillimet e tij e ulin në mënyrë të dukshme vdekshmërinë prej COVID-19. Qeveria e Britanisë së Madhe planifikon, që në të ardhmen këtë përbërës ta përdorë kundër koronavirusit. Por një tjetër studim ka arritur në konkluzionin, që përbërsi aktiv nuk e ul vdekshmërinë.
Solucionet e gojës dhe sprucot për hundët – efekti i paprovuar
Shoqata gjermane për Higjenën e Spitaleve rekomandon, që si masë profilaktike të bëhet gargar me solucione të caktuara. Ideja që qëndron pas kësaj është: se gargari mbyt viruset në grykë, pra pa depërtuar në organizëm. Nëse pacientët janë të infektuar, kjo masë ndihmon që të ulet rreziku i infektimit të të tjerëve prej tyre. Zëdhnësi i shoqatës, Peter Walger thekson në bisedë për DW, se „natyrisht kjo masë nuk ndihmon, nëse viruset kanë depërtuar në qeliza. Pra përdorimi i të tilla solucioneve nuk shmang infeksionin, por vetëm viruset në qarkullim të lirë, të cilat dalin përmes kollës, teshtimës apo gjatë frymëmarrjes dhe që shërbejnë si bazë për një infeksion të ri.” E njëjta gjë vlen edhe për sprucatorët e hundëve. Deri tani është folur p.sh. për produktin Algovir.
Shkas për rekomandimin për një profilaksi të tillë u bë një studim i Grupit Hulumtues nga Bochumi dhe studiuesve të tjerë, thotë Walger. Në epruvetë arriti të vërtetohet, që solucione të caktuara për shpëlarjen e gojës mbysnin sasi të mëdha virusesh të llojit SARS-CoV-2. OBSH dhe Shoqata Gjermane e Mjekësisë Dentare që nga muaji gusht rekomandojnë, që pacientët përpara trajtimit të bëjnë gargar me një solucion të caktuar. Megjithatë këto shoqata venë në dukje, se ende nuk ka studime klinike, që të provojnë se solucionet për shpëlarjen e gojës ndihmojnë njerëzit naj SARS-CoV-2.
Remdesivir – provat mungojnë
Doinald Trump u trajtua me këtë medikament pas infektimit me koronavirusin. Megjithatë efekti i remdesivir ndaj COVID-19 është mjaft i diskutueshëm. IRK e rekomandon përdorimin e tij vetëm në kushte të veçanta. Ndërsa qeveria e SHBA-së mbështetet në studime, që parashikojnë, se ky përbërës ul kohëzgjatjen e sëmundjes. Sipas OBSH nuk ka prova sa duhet, për ta rekomanduar Remdesivirin.
Marrë nga DW
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Bizneset që janë pajisur me certifikatën e sigurisë nga AKSHI pohojnë se janë të paorientuar për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin për lëshimin e faturave e...
Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe materiale) me 2.3 për qind.Bank...
TIRANË- 2020 ka rezultuar një vit i mbrapshtë për eksportet shqiptare, pasi pandemia ka fshirë pothuajse 219 milionë euro për shkak të masave bllokuese dhe...
Banka e Shqipërisë po studion masa të reja për t’iu përgjigjur një rritjeje të mundshme të raportit të kredive me probleme gjatë vitit 2021.Në një intervistë pë...
Porti i Durrësit në të cilin përpunohet 90 për qind e tregtisë së mallrave në vend pa një rritje jo të zakontë te importeve të materialeve të ndërtimit vitin e ...
Gati gjysma e bizneseve të vogla dhe te mesme në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria e kanë ndërprerë plotësisht punën qoftë edhe përkohësisht pë...
Shqiptarët, ashtu si shumica e qytetarëve të botës nuk kanë mundur të udhëtojnë për festat e fundvitit, me gjithë dëshirën e madhe për të zhveshur petkun e mërz...
TIRANË- Qeveria gjermane i ka dhuruar 1 mijë oksimetra Shqipërisë për të ndihmuar në luftën kundër COVID19. Oksimetrat u sollën në Shqipëri nga zyra e OBSH...
TIRANE– Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshir...
TIRANË- Viti 2020 ishte një vit i vështirë për sektorin e turizmit i cili në dy vitet paraardhëse përjetoi një “ bum” të jashtëzakonshëm.Të dhënat e fundit...