LIVE UPDATES
Editorial

Ballkani Perëndimor në telashe: Pse BE-ja duhet t’i bëjë rajonit një ofertë të re

22 Nëntor 2021, 10:26 Nga DOSJA
Ballkani Perëndimor në telashe: Pse BE-ja duhet t’i

Muajt e fundit janë rritur shumë tensionet në Ballkanin Perëndimor,dhe javët e ardhshme duket se do të jenë të vështira në të gjithë rajonin. Në Bosnje Hercegovinë, lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, po kërcënon që ta nxjerrë partinë e tij jashtë institucioneve shtetërore të vendit, që janë ende shumë të brishta. Në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë dorëheqjen kryeministri Zoran Zaev. Në Malin e Zi, ka një mosmarrëveshje të fortë midis partive që janë pjesë e koalicionit. Në Kosovë, partia serbe, Lista Srpska, po flet për largim nga institucionet shtetërore. Dhe në Serbi, ku ekzistojnë të gjitha llojet e sëmundjeve, shumica e protestave janë fokusuar aktualisht rreth një muraleje në Beograd që përshkruan figurën e Ratko Mladic.

Me përjashtim të rastit të Maqedonisë, filli i përbashkët i të gjithë krizave të tjera, është ndërhyrja e qeverisë serbe në punët e fqinjëve të saj, nëpërmjet përfaqësimit politik të pakicave serbe. Ajo është shndërruar në një vijë sjelljeje nga Beogradi, një model që reflekton mentalitetin e viteve 1990.

“Detyra e këtij brezi politikanësh është që të krijojë botën serbe, domethënë të bashkojë serbët kudo që jetojnë”-deklaroi në korrik Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin. Tema e përsëritur në mesin e politikanëve serbë në të gjithë rajonin, është thirrja për ndryshimin e statuskuosë që prodhuan luftërat që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Së bashku me mbështetjen e lartë publike në rajon ndaj regjimeve autoritare, si dhe ndaj Rusisë dhe Kinës, kjo qasje po krijon një koktejl helmues.

“Serbia është në fakt një shtet i kapur. Liria jonë, e fituar me vështirësi pas rrëzimit të Miloshevic ka humbur tashmë”– më tha kohët e fundit një analist serb.

Ajo ka një “qeveri të pazëvendësueshme” pavarësisht zgjedhjeve të lira (por jo të ndershme); është zhytur në një korrupsion të nivelit të lartë; teksa është përkeqësuar më tej mjedisi i saj mediatik. Sipas analistëve, midis korrikut 2020 dhe fundit të qershorit 2021, përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse morën deri në 93 për qind të kohës televizive tek emisionet politike, ndërsa opozita ishte e pranishme vetëm në 7 për qind të kohës së mbetur.

Vetëm në shtator, presidenti Aleksandar Vucic u shfaq në televizion 37 herë, me disa transmetime që zgjatën 2 ose 3 orë. Një investigim i fundit hetoi blerjen e të drejtave nga kompania serbe “Telekom” për të transmetuar kampionatin anglez Premier League, në vende të ndryshme në anembanë rajonit, një lëvizje që sipas investigimit synon të “mbajë audiencën ballkanike të lidhur me narrativatanti-perëndimore, të cilat korrespondojnë me lidhjet në rritje të vendit me vende si Kina, Rusia dhe Hungaria”.

Rusia dhe Kina po e përdorin korrupsionin si një mënyrë për të ndikuar mbi institucionet shtetërore në rajon. Siç e ka deklaruar vazhdimisht presidenti amerikan Joe Biden, shtetet autoritare po e përdorin “korrupsionin strategjik” si një mjet shtrëngimi, duke e minuar kontratën sociale dhe besimin e publikut tek institucionet, dhe duke e bërë akoma më të keqe qeverisjen tashmë të keqe në rajon.

Për qytetarët e zakonshëm të Ballkanit, korrupsioni mbetet problemi i tretë më i rëndësishëm në vendin e tyre, pas papunësisë dhe situatës ekonomike. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është shndërruar në një arsye ekzistenciale për partitë opozitare në të gjithë rajonin, pavarësisht nga ideologjia e tyre. Kjo pasi shtetet e kapura e shtypin lirinë e medias, pavarësinë e sistemit të drejtësinë, mbysin ekonominë dhe shërbimet publike sikurse është kujdesi shëndetësor. Për rrjedhojë, emigracioni nga Ballkani Perëndimor vetëm sa vazhdon që të rritet.

Është më se e dukshme se procesi i zgjerimit të BE-së ka ngecur në vend, dhe do të mbetet i tillë edhe për disa kohë. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian synonte dikur të zgjidhte ndër të tjera, problemet e qeverisjes së dobët që e mundojnë Ballkanin Perëndimor, si dhe të konfirmonte paqen e brishtë të vendosur çerek shekulli më parë.

Por sot një numër i konsiderueshëm vendesh anëtare të BE-së, nuk janë më të gatshme që t’i referohen zgjerimit në dokumentet zyrtare të Këshillit të BE-së. Vetoja e fundit kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tregoi qartazi mungesën e gatishmërisë por edhe paaftësinë për ta integruar Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, dhe duke se si qytetarët po ashtu edhe politikanët në rajon e kanë marrë mesazhin.

Barometri Ballkanik i vitit 2021, tregoi se 1/3 e serbëve, boshnjakëve dhe maqedonasve nuk presin që anëtarësimi të ndodhë ndonjëherë. Nën këtë boshllëk depërtojnë lehtësisht idetë nacionaliste dhe fuqitë e tjera të huaja. Edhe sondazhet e kryera nga ECFR këtë verë, konfirmojnë se qytetarët në Serbi kanë një pikëpamje të fortë negative mbi BE-në. Ata e shohin në përgjithësi si problematik sistemin politik të BE-së, dhe shumë të dobët reagimin e saj ndaj pandemisë.

Ndërkohë ata vlerësojnë më shumë udhëheqjen e vendit të tyre, ndërsa shohin Rusinë dhe Kinën si aleatët kryesorë të Serbisë, respektivisht me 94 dhe 91 për qind mbështetje. Në këtë kontekst, çfarë mund të bëjë ndryshe BE-ja? Dhe çfarë duhet të përpiqet të arrijë ajo? Në një mjedis gjeopolitik shumë të kontestuar, vetëm proceset teknike nuk do të mjaftojnë më. Brukseli nuk mund të përdorë vetëm negociatat e anëtarësimit (për shembull, duke zgjeruar qasjen e këtyre vendeve në tregun e përbashkët), dhe të shpresojë që të ndryshojëdinamika në terren.

Unioni duhet të bëhet shumë më politik. Për ta tërhequr akoma më fort rajonin në një orbitë evropiane, BE mund të përdorë një format ekzistues të bashkëpunimit rajonal, siç është Procesi i Berlinit. Qasja në tregun e përbashkët, mund të jetë pjesë e agjendës së tij. Por e tillë duhet të jetë edhe qasja përkundrejt shteteve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që këta të fundit të arrijnë marrëveshje politike për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra, si ato që vazhdojnë të pengojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi, apo marrëdhëniet e Bosnjes me Serbinë dhe Kroacinë. Shtetet që e arrijnë një progres të tillë, duhet që të kenë në këmbim qasje në fondet evropiane.Po ashtu,BE-ja duhet që t’i përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në Marrëveshjen e Re të Gjelbër, duke krijuar mundësinë që edhe ata të modernizojë infrastrukturën e tyre, dhe të shënojnë një përparim më të madh në de–karbonizimin e ekonomive të tyre.

Diversifikimi i burimeve energjitike do t’i ndihmojë ato të bëhen më pak të varura nga palët e treta si Rusia për furnizimin e tyre me energji, dhe do të zvogëlojë, nëse jo eliminojë, korrupsionin në sektorin e energjisë. Mungesa nga BE e instrumenteve të fortë, do të thotë se Evropa po lihet jashtë bisedave strategjike kryesore në Ballkan. Gatishmëria e SHBA-së për të tundur “shkopin” në formën e “Aktit Magnitsky” dhe sanksioneve, në vend se t’i ofrojë thjesht një “karotë” vendeve të rajonit, duket se e bën shumë më bindës qëndrimin amerikan, dhe zërin e tyre më të fuqishëm.

BE-ja ka një gamë të gjerë mjetesh potenciale që mund t’i përdorë. Për shembull, të shtojë problemin e kleptokracisë në Aktin e saj Evropian Magnitsky, dhe të zgjerojë dispozitat e këtij akti në Ballkanin Perëndimor. Mundësia për të vendosur sanksione për korrupsion kundër individëve, do ta rriste fuqinë e BE-së, dhe do të ndryshonte perceptimin e hipokrizisë që ekziston, sipas së cilës kur i leverdis ajo është shumë e lumtur të punojë me autokratët.

Zyra e Prokurorisë Publike Evropiane, mund të garantojë një fokus më të madh në hetimet ndërkufitare, që përfshijnë edhe autoritetet ballkanike. Kufijtë në Ballkan, nuk do ta humbasin së shpejti kuptimin e tyre. Prandaj, BE-ja duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje arkitekturës së sigurisë dhe mbrojtjes së rajonit, e cila është lënë aktualisht pas dore. Ndihma ndaj qytetarëve për të hequr kontrollin e pushtetit nga elitat e korruptuara dhe rivendosja e qeverisjes së mirë brenda institucioneve, do të ndihmonte shumë për njëmbështetje më të plotë të reformave, dhe në shtimin e ndikimit të BE-së në një rajon kyç për rritjen e besueshmërisë së saj ndërkombëtare dhe në sigurimin e stabilitetit të fqinjësisë së saj.

Marrë nga Bota.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial ballkani perendimor vessela tcherneva ballkani perendimor vessela tcherneva

Sondazh

Poll
Editorial 21 Nëntor 2021, 15:20

Muret po ngrihen sërish në të gjithë Evropën

Sa herë që shfletoj artikujt nga gjeopolitika dhe ndjej nevojën për të shkëputur disi nga realiteti, mendoj për Alsasën. Deri në Luftën e Dytë Botërore, histori...

Editorial 16 Nëntor 2021, 08:49

Eja, luajmë kukafshehti!

Nga Meri LikaMë kujtohet shumë mirë, besoj njëjtë dhe ju të gjithëve, kur ishim të vegjël dhe luanim me kukafshehti ose me të fshehura siç e quanim ne.Më...

Editorial 13 Nëntor 2021, 14:12

Ndarja e pakthyeshme e opozitës

Nga Enton AbilekajPasditen e djeshme Basha zgjodhi ta sfidonte Berishën në një betejë shikueshmërie. Ai ekskluzivisht në News24, Berisha në televizionet e tjera...

Editorial 13 Nëntor 2021, 17:04

Librat e tim biri

Muajin nëntor, ashtu si edhe dhjetorin, gjithmonë e kam pritur me shumë dëshirë, sigurisht nisur nga festat. Përveç festave të nentorit, 28 dhe 29, muaji...

Editorial 12 Nëntor 2021, 08:56

Orakulli nuk gënjen!

Nga Meri LikaNë profetësinë e Ezekielit, në Bibël, thuhet: “Zoti verbon atë që do që të humbasë”! Fatkeqësisht ky është edhe rasti i kryetarit të Partisë Demokr...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë