LIVE UPDATES
Editorial

Shënim: Drejtësi për Mateon, para se lulet të thahen

17 Nëntor 2021, 12:18 Nga DOSJA
Shënim: Drejtësi për Mateon, para se lulet të thahen

Nga Dosja.al

Një tufë me lule në bankë për të mbytur heshtjen e humbjes së kobshme te Mateos dhe mungesën e pafalshme të përgjigjeve për atë që ndodhi. Ata 8-vjeçarë që rrethojnë bankën bosh të shokut të tyre, nuk e pyesin dot mësuesin se ai nuk mund të përgjigjet për këtë. Nuk është në tekst, as në kodin shoqëror, as në mendjen më kriminale, vrasja e një fëmije të pafajshëm, liria e një krimineli përsëritës, gjakftohtësia e një qenieje të pa klasifikueshme. Mësuesi mundet vetëm të heshtë si fëmijët 8-vjeçarë, përballë një fuqie më të madhe se ai, përballë një pafuqie më të madhe se të gjithë ne, që lejon ikjen e pakthyeshme të Mateos. Pafuqia e prindërve që të parashikonin kobin e mëngjesit të së martës, ta merrnin djalin për dore dhe ta çonin vetë në shkollë, që monstra përballë të anullonte planin çmendurak, pafuqia e fëmijës 8-vjeçar për t’i shpëtuar dhunës shtazarake të përbindëshit të lënë të lirë, pafuqia e një fshati për të shpëtuar nga monstra e damkosur prej perversitetit, pafuqia e gjtihë shqiptarëve për të detyruar një sistem të kalbur e të ndyrë që të mos jetë shërbëtor i krimit.

Dhe sapo pafuqia shpërfaqet në një krim makabër, shpërthen zemërimi që hidet në ajër, nuk drejtohet askund, lëshohet në eter, kërkon drejtësi hyjnore në një vend ku drejtësia njerëzore është varrosur. Jo nga Klodian Çalamani, ai është një keqbërës me mendje të sëmurë që ka kthjellësinë të kuptojë se mund ta vërë sistemin në shërbim të vetes. Në një botë ku krimineli vret pa gjyq ndërsa viktimat nuk reagojnë dot njësoj, kur krimineli përdhunon dhe vjedh por kërkon pafajësi, ta heq jetën në sekondë por kërkon rrethana lehtësuese, shkatërron jetën e një familjeje por kërkon procedurë gjyqësore, vjedh milionat e publikut por paguan që të mos dënohet, është më e lehtë të jesh kriminel.

A janë të drejtat e njeriut ndihmë për kriminelët? A është shteti ligjor përgjigja më e mirë? A i përgjigjet sistemi i Drejtësisë nevojës për ndëshkim të kriminelëve më të pashpirtë? Këto pyetje bëhen në gjithë botën, ku drejtësia është në anën e të Drejtës. Në Shqipëri shumëfishohen, sepse Drejtësia është në anën e tyre, shkruan Dosja.al. Të dëmtuarit presin Kryeministrin të kërkojë dënim maksimal, ambasadorët të shkojnë në sallën e gjyqit dhe mediat ta pasqyrojnë në faqen e parë, që prokurori dhe gjyqtari të kenë frikë t’i shërbejnë kriminelit.

Sot kur rrjetet sociale japin verdiktin ‘Dënim maksimal”, “varje”, “pushkatim”, krimineli po pret që zemërimi të fashitet, që drejtësia të ketë komoditetin të negociojë vitet e burgut, që thirrja e familjatëve të Mateos për Drejtësi të mos jetë më interesante për mediat. Atëherë, me ca para borxh apo me ndonjë kredi në bankë, mund të fitojë lirinë, të kthehet në vendin e krimit që është shtëpia e tij dhe të presë viktimën tjetër. Një shoqëri e telekomanduar, që e pranon krimin si pjesë, që modelon pasurimin e paligjshëm dhe të shpejtë si sukses, që ka frikë nga pushtetet që duhet t’i shërbejnë, do të ketë gjithmonë krime të pandëshkuara. Ikja e Mateos në një ditë të qetë, duke shkuar në shkollë mund të shërbente sadopak për një akt konkret ndaj bashkëpunëtorëve të krimit në radhët e drejtësisë. Përpara se lulet të thahen në bankën e tij, përpara se mediat të vrapojnë pas lajmit të fundit, përpara se sherret partiake për pushtetin e padrejtësisë të marrin vëmendjen. Përpara se krimi të ndodhë prapë, ndërkohë që krime të ngjashme ndodhin në heshtje çdo ditë.

Nga Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial kryesore dosja.al klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier dosja.al klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll
Editorial 16 Nëntor 2021, 08:49

Eja, luajmë kukafshehti!

Nga Meri LikaMë kujtohet shumë mirë, besoj njëjtë dhe ju të gjithëve, kur ishim të vegjël dhe luanim me kukafshehti ose me të fshehura siç e quanim ne.Më...

Editorial 13 Nëntor 2021, 14:12

Ndarja e pakthyeshme e opozitës

Nga Enton AbilekajPasditen e djeshme Basha zgjodhi ta sfidonte Berishën në një betejë shikueshmërie. Ai ekskluzivisht në News24, Berisha në televizionet e tjera...

Editorial 13 Nëntor 2021, 17:04

Librat e tim biri

Muajin nëntor, ashtu si edhe dhjetorin, gjithmonë e kam pritur me shumë dëshirë, sigurisht nisur nga festat. Përveç festave të nentorit, 28 dhe 29, muaji...

Editorial 12 Nëntor 2021, 08:56

Orakulli nuk gënjen!

Nga Meri LikaNë profetësinë e Ezekielit, në Bibël, thuhet: “Zoti verbon atë që do që të humbasë”! Fatkeqësisht ky është edhe rasti i kryetarit të Partisë Demokr...

Editorial 8 Nëntor 2021, 08:41

Unë dua një opozitë tjetër!

Nga Meri Lika“Kur nuk je i dobishëm, duhet të dish të tërhiqesh!”Me këto fjalë, në 4 maj të këtij viti, Pablo Iglesias, kandidati i Podemos dhe ish zv.kry...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë