E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Nuk është se publiku ishte ne pritje të zgjedhjeve lokale. Ndërsa opozita po përleshet me veten në një luftë vetëshkatërruese, shpalla e pavlefshme e 30 qershorit 2019 që do të çonte në zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme, do ishte dhuratë për ata që janë duke qeverisur 56 nga 61 bashkitë dhe për Edi Ramën. Vendimi i Kushtetueses në favor të Shoqatës së Bashkive, do të çonte në një proces të parakohshëm me rezultat të paracaktuar, PS do të fitonte 61 bashkitë, këtë herë me zgjedhje të vërteta. Ndryshimi i vetëm do të ishte se pushteti lokal monist do fitonte legjitimitetin që i mungon që në 30 qershor dhe Shkodra do të merrej më në fund nga Rama.
Vendimi i Kushtetueses shmangu legjitimimin e një pushteti monist duke bërë një të mirë për shqiptarët dhe sigurisht për opozitën që tani ka kohë të mbarojë luftën brenda vetes dhe të kthehet nga Rama. Nëse Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme ne 5 bashkitë pa kryetar, opozita vertetë mund të mos i fitojë, por kjo nuk ndryshon asgjë. Vendimi i Kushtetueses ishte i mirë për efektin në zhvillimet politike, por jo për precedentin që krijon në ruajtjen e Kushtetutës. Më pak përpara dhe më shumë pas këtij vendimi, është e qartë se Kushtetutën e ruan Venecia me opinionet e saj më shumë se Gjykatësit e Kushtetueses që janë aty pas një reforme shkatërrimtare, pas 3 vjet vakumi institucional, për të garantuar më në fund zbatimin e ligjit themeltar.
Ata, njësoj si përpara ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, kërkuan opinionin e Komisionit të Venecias dhe më keq se përpara ekzistencës së Gjykatës, e shndërruan opinionin e Venecias në vendim. Ende nuk ka dalë arsyetimi, por me vendimin e marrë sipas Venecias, për moskompetencë, Gjykata Kushtetuese tregon se nuk ka asgjë ndryshe nga ajo e përpara reformës.
Gjyqtarët e intimituar nga presioni politik, ose me preferenca politike, që nuk ndjekin bindjen profesionale por kërkojnë artifice ndërkombëtare për të justifikuar vendimet e rëndësishme, pavarësisht se kanë ndryshuar emrat dhe moshën, pavarësisht llogarive bankare, pavarësisht mandatit, japin të njëjtin rezultat.
Larja e duarve që bëri Gjykata Kushtetuese, ndryshon nga ajo e Pons Pilatit, vetem se në vend të turmës pyeti një grup juristësh ndërkombëtarë që varen nga Këshilli i Europës. Se me këtë vendim është legjitimuar procesi më i turpshëm zgjedhor i realizuar që nga 1991. është legjitimuar dëmi që bën babëzia e një njeriu të pushtetshëm mbi Shtetin, për ta gllabëruar me çdo kosto, injorimi i vullnetit të qytetarëve që u shpreh me bojkotin masiv, justifikimi i rrëmbimit të pushtetit me gabimin e opozitës. Kleçkat juridike për ta goditur demokracinë mund të ndajnë palët, arsyet juridike të Kushtetueses ku do të diskutohen me nge kur të publikohen, por dëmi është i padiskutueshëm.
Dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
I nderuar kryetar i opozitës së vendit tim (që fatkeqësisht nuk ekziton)!Po ju sqaroj paraprakisht, se nuk jam aspak e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve. Nuk j...
Maqedonia e përfaqësuar me Zëvendës-Kryeministrin, e gjymtoi më keq takimin e tre mosketierëve të Ballkanit të Hapur, që ka lindur përgjysmë. Një natë më parë, ...
TIRANË– Ikja e Partisë Demokratike nga diskutimi për zgjatjen e Vettingut nuk ishte refuzim por pranimi i tij. Pasi ka dorëzuar në Kuvend 3 kërkesa p...
Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja m...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kumtuar një tjetër mbështetje për Edi Ramën sot në drekë. Duke përsëritur fjalët e zv/ ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europ...
Lulzim Basha u ka shpallur luftë të gjithëve sot në Kuvend. Krejti kundërt me Lulzim Bashën e 9 shtatorit, kur e “vrau” Berishën pasi i bëri gati lapidarin, sot...
Në një nga foltoret e Berishës e dëgjova të kërkojë ndjesë në emër të PD-së për faktin se ajo i ka braktisur protestuesit e Astirit dhe jo vetëm kaq, por, me ur...
Nga Meri Lika (burimi kryesor CNN)Në datën 7 shtator, Salvadori u bë vendi i parë në botë i cili filloi përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin. Për të nisur përdor...
“Engelsberg Ideas”Në Perëndim është duke u zhvilluar një garë ideologjike mbi të ardhmen e Ballkanit. Nga njëra anë qëndrojnë idealistët liberalë. Ata e shohin ...
KINË– Tensionet e rritura me Tajvanin kanë përqendruar vëmendjen te Kina, me shumë njerëz që pyesin se ku e sheh presidenti, Xi Jinping vendin e tij ...