LIVE UPDATES
Editorial

Shkëmbimi i garancive për pushtet mes Ramës dhe Vuçiç

4 Nëntor 2021, 13:58 Nga DOSJA
Shkëmbimi i garancive për pushtet mes Ramës dhe

Maqedonia e përfaqësuar me Zëvendës-Kryeministrin, e gjymtoi më keq takimin e tre mosketierëve të Ballkanit të Hapur, që ka lindur përgjysmë. Një natë më parë, duke shfrytëzuar vizitën zyrtarë të kryeministrit malazez Krivokapic, Vuçiç tentoi ta kandiste si pjesëmarës në Samitin e gjymtuar. Ashtu si bënin me qëndrimet e Bashkimit Europian, u munduan të manipulonin si pro iniciativës së Novi Sadit edhe prezencën e Krivokapic dhe njësoj u përgënjeshtruan. Pastaj Albin Kurti që e risqaroi arsyen e mosprezencës: “nismë pa vision”. Nuk mund të realizohet bashkëpunimi ballkanik pa BE brenda dhe nuk mund nëse vendet e Balllkanit Perëndimor nuk trajtohen të barabarta, sipas zyrës së Kurtit.

Që kur u themelua në Novi Sad, dy vjet më parë, qëllimi ishte tek pabarazia, veçanërisht mes shqiptarëve. Vuçiç, që nuk mund ta trajtojë Kosovën si të barabartë, i dha Edi Ramës primatin e shqiptarëve, i dha statusin e përfaqësimit të kombit që do të udhëhiqte procesin e bashkëpunimit me Serbinë, pa pengesat që krijon Kosova. Dhe Rama e mori seriozisht, e quajti një titull të merituar, i kërkoi Hashim Thaçit ta ndiqte dhe e sulmoi kur ai nuk i shkoi mbrapa, pastaj me Albinin e parë, pastaj me Avdullah Hotin, tani prapë me Albinin, Edi Rama, po kërkon konfirmimin e primatit, që i fali presidenti serb, për të lehtësuar marrëdhëniet me shqiptarët.

Ndërsa nxjerr Edi Ramën si përfaqesues të gjithë shqiptarëve, ndërsa e nxit të flasë hapur kundër liderëve të Kosovës, Vuçiç fiton në sy të perëndimit statusin e bashkëpunuesit dhe paqësorit, dhe sigurisht, atë të liderit të domosdoshëm për stabilitetin rajonal. Të dy ata i falin njëri-tjetrin, statusin e liderit të pazëvendësueshem për paqen, që nuk duhen prekur për arsye dytësore, si demokracia, zgjedhjet e lira dhe mirëqeverisja, pasi largimi i tyre sjell konfliktin.

Pa statusin e liderit Rajonal, që ka shkëmbyer me Vuçiç, Rama do shkaktonte shumë probleme kur ironizon integrimin e Malit të Zi në BE, apo frikën e Bosnjë-Hercegovinës nga Serbia. Sigurisht që me Kosovën do sillet njësoj, derisa t’i njihet primati.

Liritë e njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, mirëqenia e qytetarëve, rritja e GDP-së, janë oferta të parefuzueshëme. Bashkëpunimi Rajonal është nevojë e pakundërshtueshme. Për biznesmenët, për studentët, për bujqit për shumicën e qytetarëve, shkëmbi i pushtetit politik dhe stabilokracia që po legjitimohet edhe nga SHBA, ndoshta nuk do kishte asnjë rëndësi, nëse do të sillte të mirat që premtohen në çdo konferencë shtypi. Sot ata dolën për të thënë se po e bëjnë këtë për njerëzit. Vuçiç për biznesmenët serbë që nisen nga Beogradi dhe kalojnë 4 – 5 kontrolle deri në Durrës dhe Rama për bujqit që duan të shesin nëpër ballkan pa u prishur produktet nëpër dogana.

Presidenti i Serbisë madje e shprehu hapur pakënaqësinë me Maqedoninë për moszbatimin e marrëveshjes, duke konstatuar se nuk është bërë asgjë, se duhet një këshill që do të kontrollojë zbatimin e marrëveshjeve, një udhërrëfyes për ecurinë, listat e gjelbra për bizneset, lëvizjen e lirë të të huajve dhe gjithçka që Procesi i Berlinit e ofron ndërsa Bashkimi Europian e ka.

Duke dështuar në nxitim e sipër, Rama dhe Vuçiç kuptojnë se duhet të ndërtojnë insitucione të reja. Këshilli i Atlantikut, menjëherë pas shpalljes së mbështetjes amerikane për Ballkanin e Hapur, ishte në Beograd për asistencë teknike. Në fakt ajo që po mundohet të krijojnë dhe po dështojnë, është Procesi i Berlinit, miniatura e Bashkimit Europian, që është sjellë e gatshme por nuk ka gjetur mbështetje tek thelemuesit e minishengenit.

“Vonesat në Procesin e Berlinit po na bën karikaturë të Këshillit Europian”, përsëriti Rama tezën sipas të cilës BE po pengohet nga nacionalizmi i vendeve anëtare. Këtë justifikim e përdor kur refuzohet nga Këshilli Europian, prej 7 vjetësh që nuk ka bërë asnjë hap drejt integrimit, por edhe për të ikur nga Procesi i Berlinit drejt Ballkanit të Hapur. Nëse nacionalizmi i vendeve anëtare të BE është pengesë për vendim-marrjet brenda bllokut, nacionalizmi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është rrezik lufte.

Nacionalistëve në Maqedoni, u mjaftuan zgjedhjet lokale për ta gjymtuar Ballkanin e Hapur, nesër në Serbi mund të ndodhë e njëjta gjë. Garancia që bashkëpunimi do të vazhdojë do të bjerë me një palë zgjedhje. Kur kjo të ndodhë, askush nuk do gëzojë që Edi Ramës i ranë argumentet, por dëmi ekonomik mund të jetë shumë më i madh.

Procesi i Berlinit përveçse garanton bashkëpunimin e plotë dhe të barabartë të vendeve, përveçse garanton edhe mbrojtjen e ekonomive të secilit vend nga ekspansioni, nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe dhe investimeve nga fondet e BE, garanton mbi të gjitha vazhdimësinë e procesit, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve. Në këtë pasqyrë, Ballkani i Hapur është vetëm një iniciativë e përkohshme që do të zgjasë sa jeta politike e Vuçiç dhe Ramës, një shkëmbim garancish për pushtetin e njëri-tjetrit, që këta të dy i depozitojnë në zyrat e Europës dhe Amerikës.

Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial aleksander vucic edi rama enton abilekaj open balkan ne beograd aleksander vucic edi rama enton abilekaj open balkan ne beograd

Sondazh

Poll
Editorial 30 Tetor 2021, 08:36

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja m...

Editorial 29 Tetor 2021, 14:59

Lajmet e këqija të deklaratës së Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kumtuar një tjetër mbështetje për Edi Ramën sot në drekë. Duke përsëritur fjalët e zv/ ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europ...

Editorial 28 Tetor 2021, 05:14

Edhe foltorja e Berishës e kapur nga oligarkët?

Në një nga foltoret e Berishës e dëgjova të kërkojë ndjesë në emër të PD-së për faktin se ajo i ka braktisur protestuesit e Astirit dhe jo vetëm kaq, por, me ur...

Editorial 27 Tetor 2021, 13:18

Bitcoin, paraja e së ardhmes?

Nga Meri Lika (burimi kryesor CNN)Në datën 7 shtator, Salvadori u bë vendi i parë në botë i cili filloi përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin. Për të nisur përdor...

Editorial 25 Tetor 2021, 13:43

Rasti Kavala: Sprova e re mes BE dhe Turqisë

Osman Kavala nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë krim, e megjithatë ai qëndron në paraburgim prej katër vitesh. Kjo megjithë një vendim të Gjykatës Europiane ...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend