LIVE UPDATES
Editorial

Marrëveshja e tretë me Ramën po e kthen Opozitën në fasadën e autokracisë

2 Nëntor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Marrëveshja e tretë me Ramën po e kthen Opozitën në

TIRANË– Ikja e Partisë Demokratike nga diskutimi për zgjatjen e Vettingut nuk ishte refuzim por pranimi i tij. Pasi ka dorëzuar në Kuvend 3 kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës, për reformën Zgjedhore, reformën territoriale dhe Vettingun e politikanëve, nuk kishte arsye për ta shtyrë diskutimin për zgjatjen e mandatit të KPK-së, nëse nuk ka ndërmend ta pranojë. Partia Socialiste nuk i ka 93 vota për ndryshimin e Kushtetutës, nuk mund ta zgjasë mandatin e vetingut në drejtësi pa opozitën. Reagimi i parë i Partisë Demokratike nuk ishte refuzimi kategorik i zgjatjes së mandatit të KPK-së si organi më besnik i Edi Ramës. Lulzim Basha deklaroi se ky është momenti për të parë punën e secilin anëtar të Komisionit të pavarur të Kualifikimit dhe më pas për të shqyrtuar votën.

Domethënë, në parim dakord, por do ta shohim nen për nen, ose, në këtë rast, anëtar për anëtar. Domethënë, anëtarët që opozita nuk i propozoi 5 vjet më parë, duke ia lënë Edi Ramës të zgjidhte kë të donte, tani mund të diskutohen, një pjesë e tyre mund të zëvendësohen më të propozuarit e opozitës dhe të gjithë dalin të lumtur me shtyrjen 3-vjecare të afatit të KPK. Pak a shumë, këtë përsëriti dhe Fatmir Xhafaj dje. Ajo që ndodhi dje, e konfirmon këtë version. Nëse opozita do të kishte vendosur të votonte kundër, nuk kishte pse të largohej nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionit. Që aty do të deklaronte votën kundër dhe nuk do ta kushtëzonte me ndryshimet Kushtetuese që ka propozuar vetë.

Pasi deklaroi se propozimet e opozitës janë të mirëpritura, Edi Rama futi me nxitim propozimin për zgjatjen e Vetting-ut dhe deklaroi se nuk do të negociojë me opozitën për këtë. Mbështetja që i dha ambasada amerikane zgjatjes së mandatit të KPK dhe nënshtrimi i plotë i PD-së ndaj ambasadës, ishin kushtet perfekte për një tjetër poshtërim të opozitës. Duke e përshpejtuar votimin për Vettingun, Rama donte ta linte opozitën vetëm me dy mundësi; të refuzonte zgjatjen e mandatit të KPK-së dhe të prishte përsëri marrëdhëniet me SHBA ose të votonte pro, pa asnjë kusht, që të ruante marrëdhëniet e lumtura me SHBA dhe të poshtërohej edhe një herë.

Votimi kundër dhe kthimi në pikën e nisjes më SHBA, nuk u pa asnjëherë si variant nga PD. Mbetej vetëm variant poshtërues i votimit pro pa kushte. Dalja me tre kërkesat, që u kërkua edhe nga Oerd Bylykbashi në debatin me Bashën, të paktën e shpëtoi opozitën nga turpërimi. Zgjatja e mandatit të KPK do të votohet, por në një variant të tretë, që Edi Rama nuk e kishte planifikuar, duke bërë bashkë edhe ndryshimet e opozitës, madje edhe Vettingun e politikanëve që refuzoi 3 vjet më parë.

Në pamje të parë duket një lëvizje e zgjuar taktike për të shmangur një tjetër poshtërim që kërkohet nga ambasada amerikane. Tani topi nuk është në fushën e “Zotit Luli”, është Rama që duhet të pranojë Vetingun e politikanëve që refuzoi 3 vjet më parë, të anullojë (edhe pse kur loja ka mbaruar) ndryshimin Kushtetues që ndaloi koalicionet dhe e ndihmoi të merrte mandatin e tretë dhe të rishikojë reformën territorial, një tjetër aleat statik në marrjen e mandatit.

Në fund do të jetë i detyruar të firmosë një marrëveshje për këto, të pranojë edhe një KPK me ndryshimin e disa anëtarëve dhe zëvendësimin e tyre me të propozuar të opozitës. Po e gjitha kjo në fund do të cojë në një marrëveshje të re mes PD dhe PS, e treta pas asaj të 17 majit 2017 dhe 5 qershorit 2020. Dy të parat Rama i nënshkshroi dhe më pas i prishi. Nuk ka asnjë pengesë që ta ndalojë të sillet njësoj me të tretën, aq më tepër kur opozita po shkalafitet nga lufta e brendshme. Marrëveshja me Ramën nuk është garanci. Ajo mund t’i shpëtojë fytyrën opozitës, që me vrullin e verbër për u bërë nxënësi më i zellshëm i ndërkombëtarëve, ka vendosur të votojë pro vetingut në Drejtësi. Për ta bërë këtë pa u poshtëruar ka hedhur në tryezë 3 ndryshimet e saj, që e shpëtojnë nga poshtërimi i sotëm, por e shndërrojnë përfundimisht në fasadën e autokracisë, në legjitimimin e 25 prillit, duke i përgatitur kështu vetes një fat të njëjtë më atë të këtyre 8 viteve.

(e.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial kryesore edi rama lulzim basha partia demokratike partia socialiste edi rama lulzim basha partia demokratike partia socialiste

Sondazh

Poll
Editorial 30 Tetor 2021, 08:36

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja m...

Editorial 29 Tetor 2021, 14:59

Lajmet e këqija të deklaratës së Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kumtuar një tjetër mbështetje për Edi Ramën sot në drekë. Duke përsëritur fjalët e zv/ ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europ...

Editorial 28 Tetor 2021, 05:14

Edhe foltorja e Berishës e kapur nga oligarkët?

Në një nga foltoret e Berishës e dëgjova të kërkojë ndjesë në emër të PD-së për faktin se ajo i ka braktisur protestuesit e Astirit dhe jo vetëm kaq, por, me ur...

Editorial 27 Tetor 2021, 13:18

Bitcoin, paraja e së ardhmes?

Nga Meri Lika (burimi kryesor CNN)Në datën 7 shtator, Salvadori u bë vendi i parë në botë i cili filloi përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin. Për të nisur përdor...

Editorial 25 Tetor 2021, 13:43

Rasti Kavala: Sprova e re mes BE dhe Turqisë

Osman Kavala nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë krim, e megjithatë ai qëndron në paraburgim prej katër vitesh. Kjo megjithë një vendim të Gjykatës Europiane ...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër