Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
I nderuar kryetar i opozitës së vendit tim (që fatkeqësisht nuk ekziton)!
Po ju sqaroj paraprakisht, se nuk jam aspak e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.
Nuk jam aspak e kënaqur, që autodiktatura qëndroi sërish në pushtet.
Por, gjithashtu nuk jam aspak e kënaqur që vetëm 46% e popullsisë ka votuar (sipas KQZ-së) ndërkohë, që është vënë në rrezik demokracia e vendit tonë.
Po ashtu, nuk mund të them se jam e lumtur, që më në fund “foltoret” po shkundin opozitën.
Nuk mund të them se jam e lumtur, që partia më e madhe opozitare, pikërisht në momentin kur duhet të gëlonte nga aksionet kundër pushtetit dhe qeverisë së keqe, po gëlon brenda saj në një luftë me dy fronte por me një luftëtar.
E si mund të jem e lumtur, o i nderuari kryetar, kur në gjithë atë armatë 140 kandidatëshe për deputetë, unë veten time e pashë vetëm tek një i tillë? Pra, siç e shikon, o shumë i nderuari kryetar, unë nuk jam aspak e kënaqur me kandidaturat që ti zgjodhe për të më përfaqësuar mua dhe të tjerët si unë.
Deri më sot në parlament, showman-ët dhe show-woman-ët e tu, nuk kanë bërë asnjë betejë në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe në luftë kundër pushtetit, ama nuk kanë lënë asnjë ditë pa na shpalosur garderobën e kushtueshme të cilën e shpërfaqin me aq krenari çdo të enjte.
Unë, o shumë i nderuar kryetar, do të isha e lumtur nëse, ata që ti ke zgjedhur të na përfaqësojnë, të ishin të veshur pak më lirë e të kishin mendimin më të shtrenjtë, ndërkohë që është e kundërta.
Por, o shumë i respektuari kryetar, nuk mund ta marrësh dot me mend se sa shumë jam e gëzuar që më në fund pas pothuaj, 10 vjetësh, që prej ditës kur ty t’u “ngarkua” detyra e rëndë për të shkatërruar të vetmen shpresë timen dhe të shumë të ngjashmëve të mi, partia më e madhe opozitare ka një aksion të brendshëm luftarak, qoftë ky dhe i nisur për arsye personale.
Sot vendosa të të shkruaj, e të të pyes, si një qytetare e thjeshtë (kam pak shpresë se mund të më përgjigjesh), nëse është e mundur të më tregosh një, pra vetëm një aksion, që ke ndërmarrë në mbrotje të demokracisë, në këto 10 vjet. Do të doja të dija, nëse është e mundur të më të tregosh, nëse për ato që ti i ke konsideruar aksione, a ua ke analizuar pasojat dhe a ka mbajtur ndokush përgjegjësi?
Deri më sot, me naivitetin tim të theksuar, fjalën “braktisje” e lidhja vetëm me braktisjen e një gruaje nga burri, të një fëmije nga prindi, por asnjëherë nuk e kisha lidhur me braktisjen e misionit që opozita ka. Ti më dhe mundësinë që ta kapërcej pragun e këtij naiviteti dhe ta mendoj edhe të tillë, pra opozita të braktisë misionin e saj të vetëm dhe të vazhdojë ta quaj veten opozitë.
Mua, nuk më vjen aspak mirë, që lufta personale e Sali Berishës, po bëhet edhe lufta e atyre që nuk të besojnë më. Më vjen me të vërtetë keq që, opozita ka mbetur ende pas tridhjetë vjetësh në shpresën e frymës që po sjell Berisha.
Po si ka mundësi mor i nderuar kryetar që në 10 vjet nuk munde të ndezësh asnjë shpresë, madje fike dhe ato shpresa që gjete të ndezura?
Unë mendoj, se ti sot duhet të dalësh në fushëbetejë. Nëse vërtet, do të qëndrosh në karrigen që pretendon se meriton, duhet të luftosh. Një njeri i fikur, nuk mund të ndezë shpresë as tek vetja e tij.
Shumë i nderuari kryetar, është e vërtetë se “armiku” i opozitës është pozita, por mola që hëngri aksionin luftarak opozitar është brenda jush, i vetmi ilaç për të shpëtuar prej saj është të ndërroni traun që po ha krimbi, e nëse ti ke dëshirë të flesh me këtë zhurmë se të është mësuar veshi, më vjen keq të të them se i ke ditët e numëruara derisa të vijë momenti, kur shtëpia të të zë brenda.
Unë mendoj, se ti nuk duhet të jesh më në krye të partisë, se partia më e madhe opozitare meriton një tjetër frymë, jo parfumin tënd “aristokrat dhe delikat” i cili e ka kthyer opozitën si një krijesë jovertebrore.
Partia më e madhe opozitare ka nevojë për një lider, për frymëzim, ajo ka nevojë për dikë që ta drejtojë në aksione opozitare duke bërë mirë llogaritë e pasojave të këtyre aksioneve por dhe të mbajë përgjësi për gjithçka që shkon keq.
Partisë më të madhe opozitare i duhet vizion, të cilin ti nuk e ke.
Përgjumja jote politike po e vdes partinë, madje po na vdes shpresën edhe ne që nuk duam të qeverisemi nga një pushtet i zhytur në korrupsion.
Sot e kam një lajm të keq për ty: Ti ke humbur pa hyrë në luftë. Dorëzohu!
Të paktën dil me dinjitet.
Me respekt nga një qytetare e thjeshtë.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Maqedonia e përfaqësuar me Zëvendës-Kryeministrin, e gjymtoi më keq takimin e tre mosketierëve të Ballkanit të Hapur, që ka lindur përgjysmë. Një natë më parë, ...
TIRANË– Ikja e Partisë Demokratike nga diskutimi për zgjatjen e Vettingut nuk ishte refuzim por pranimi i tij. Pasi ka dorëzuar në Kuvend 3 kërkesa p...
Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja m...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kumtuar një tjetër mbështetje për Edi Ramën sot në drekë. Duke përsëritur fjalët e zv/ ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europ...
Lulzim Basha u ka shpallur luftë të gjithëve sot në Kuvend. Krejti kundërt me Lulzim Bashën e 9 shtatorit, kur e “vrau” Berishën pasi i bëri gati lapidarin, sot...
Në një nga foltoret e Berishës e dëgjova të kërkojë ndjesë në emër të PD-së për faktin se ajo i ka braktisur protestuesit e Astirit dhe jo vetëm kaq, por, me ur...
Nga Meri Lika (burimi kryesor CNN)Në datën 7 shtator, Salvadori u bë vendi i parë në botë i cili filloi përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin. Për të nisur përdor...
“Engelsberg Ideas”Në Perëndim është duke u zhvilluar një garë ideologjike mbi të ardhmen e Ballkanit. Nga njëra anë qëndrojnë idealistët liberalë. Ata e shohin ...
KINË– Tensionet e rritura me Tajvanin kanë përqendruar vëmendjen te Kina, me shumë njerëz që pyesin se ku e sheh presidenti, Xi Jinping vendin e tij ...
Osman Kavala nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë krim, e megjithatë ai qëndron në paraburgim prej katër vitesh. Kjo megjithë një vendim të Gjykatës Europiane ...