Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Balluku: Koncensionarit të Tiranës nuk i kalojmë asnjë kokërr leku nga buxheti i shtetit
21 Shkurt 2022, 16:58Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se koncensionarit për inceneratorin e Tiranës nuk i kalohet asgjë nga buxheti i shtetit. E pranishme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Balluku tha se paratë që depoziton Bashkia e Tiranës janë për tarifën e shërbimit që merr. E pyetur për 29 euroshin, Balluku bëri një paralelizëm me kohën kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë Tiranë.
Pjesë nga biseda:
Belind Këlliçi: A ndjeni ju që ky 29 euroshi për ton është parapagesë
Belinda Balluku: Duhet sqaruar, pra 29 eurot. po marr një atribut që nuk më takon, kontrata është lidhur para se të vija në detyrë. Është çmim mesatar, është vendosur si i tillë pas një analize financire. Ajo shifer ka dy mundësi se si mund të ishte, mund të ishte pasqyruar duke filluar nga viti i incenerimit, mund të ishte më pas, dhe nga viti i incenerimit mund të ishte më e lartë. Nuk shikoj asnjë përgjegjësi, është çmim mesatar për t’i dhënë një kurbë sa më të zbutur një koncenesoni dhe për të mos e goditur më vonë kur të fillojë incenerimi. Është e detajuar se si arrihet tek ky çmim, në analizën e bërë. Në kohën kur Bashkia e Tiranës kishte në krye zotin Basha ka pasur një fizibilitet 40 euro që më pas shkoi 37. Sot diskutojmë 29 euro, i keni të detajuar në kontratë. Ndërkohë që në rastin e Bashkisë Tiranë, kur pallatet e Astirit ishin pjesë e Kasharit dhe Paskuqani lihej jashtë, ishte 40 euro. Sot Tirana menaxhohet me 39 euro.
Belind Këlliçi: Keni paguar 37 mln euro deri më sot, kemi dëgjuar nga administratorja që një pjesë e shpenzimeve, 1.2 mln euro janë shpenzuar për udhëtime e konsulencë, ju duket e drejtë? Paratë e taksapaguesve shqiptarë janë këto. Ka ardhur edhe me shkresë…
Belinda Balluku: Duhet para së gjithash të qartësojmë faktin që impianti i Tiranës nuk ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit, do ishte gabim e abuzim ta thonim këtë, ndërtohet përmes instrumentit të koncensionit. Koncensionari vendos nga paratë e veta, e ndërton dhe e menaxhon për 30 vite, më pas i kalon shtetit dhe vendos shteti se çfarë të bëjë me të. Bashkia Tiranë nuk i kalon asnjë kokërr leku koncensionarit, zero.
TIRANË– Debate të forta mes kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku dhe ministres Belinda Balluku. E pranishme në Komisionin...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku nuk preferon të përmendë fjalën inceneratorë, or impante përpunimi mbetjesh. E pran...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka debatuar me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. E p...
TIRANË– Ministrja e Enegjisë dhe Infrastrukturës bëri përgjegjës Entin Rregullator të Energjisë për faktin që nga inceneratorët nuk po hidhet në rrje...
DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi sërish kandidatin e Partisë Demokratike Luan Hotin për zgjedhjet në bashkinë e Durrësit. I ndodhur sot ...
DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi sërish ambasadoren e SHBA në vendin tonë Yuri Kim. Në takimin me banorët e Shkozetit, ai e akuzoi Kim s...
DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sako se ka abuzuar me grantet e ndihmave për familjet e prekura nga ...
TIRANË– Ministrja e I frastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka debatuar me demokratin Helidon Bushati. E pranishme në Komisionin Hetimor për In...
TIRANË– Dëshmia e ministres Belinda Balluku ka nisur me replika. Demmokrati Helidon Bushati tha të tre inceneratorët kanë të njëjtin pronar, ndërsa B...